Pages

Jun 27, 2011

Open Invitation | Ftese e Hapur

4th Advanced Architecture Contest
International Competition

.
APPLICATION DEADLINE is MONDAY, SEPTEMBER 26th 2011
AFATI I FUNDIT PER APLIKIM eshte E HENE, 26 SHTATOR 2011
.
Instituti per Arkitekture te Avancuar ne Catalonia (IAAC) dhe HP kane prezantuar edicionin e 4rt te Konkursit per nje Arkitekture te Avancuar, me temen
CITY-SENSE: Shaping our environment with real-time data
[Si ti japim form mjedisit perreth nepermjet te dhenave qe marrim ‘live’ nga sensoret].
.
Qellimi i ketij konkursi eshte te promovoje diskutime dhe kerkime qe gjenerojne njohuri, vizione, ide dhe propozime qe mund te na ndihmojne te parashikojme se si do te jene qytetet dhe banimi ne to ne shekullin e 21.
.
Konkursi fton te gjithe arkitektet, inxhinieret, planifikuesit urban, designers dhe artistet qe duan te kontribuojne per ta bere boten me te banueshme. Propozimi i tyre duhet te marre parasysh dhe t’i pergjigjet sfidave te ardhshme ne fusha te tilla si ekologjia, teknologjia e informacionit, arkitektura, planifikimi urban, si dhe te kete per qellim balancimin e efektit qe mund te kene te dhenat ‘live’ ndaj sensoreve te qytetit.
.
E perbere nga arkitekte, profesioniste te fushave te ndryshme, si dhe akademike nga shkollat me te mira te arkitektures ne bote; juria kerkon propozime te afta te cdo shkalle (ndertese, lagje, qytet, etj.)  per cdo lloj qyteti ne bote.  Te gjitha aplikimet duhet te behen online dhe te kene per baze ide si: Smart Cities, Eco neighborhoods, Self-sufficient buildings, Intelligent homes ose projekte te tjera qe analizojne perdorimin e sistemeve me sensore neper qytete per te mundesuar nje menyre me inteligjente perdorimi dhe jetese ne to.
.
Aplikimi eshte falas dhe i hapur per studente dhe profesioniste te cdo moshe. Projektet mund te behen nga individe ose grupe. Ato duhet te perfshijne tekste, video, vizatimet dhe imazhe te tjera qe mund te jene te nevojshme per tu bere me te kuptueshme.
.
Cmimet per fituesit jane:
Tre bursa per te vazhduar masterin ne Programin e Arkitektures se Avancuar te IAAC-se per vitin akademik 2012-2013, si dhe shperblime monetare dhe nje printer nga HP.
Projektet e perzgjedhura do te paraqiten ne nje ekspozite qe do te hapet ne Barcelone ne Maj 2012, dhe qe me pas do te udhetoje ne qytete kryesore ne mbare boten.
Projektet me te mira do te botohen ne nje liber nga Actar-Birkhauser, ashtu si tre edicionet e meparshme: SELF-SUFFICIENT HOUSING, SELF_FAB HOUSE dhe SELF_SUFFICIENT CITY.
.
PER ME SHUME INFORMACION MBI KETE KONKURS SHKONI KETU.

No comments: