Emri:
hyrje e [pa]kufizuar
Organizuar nga:
Organizuar nga:
Architecture for Humanity
Klasifikimi:
Klasifikimi:
Publik / I Hapur
Cmimi per aplikim:
Cmimi per aplikim:
$50 per vendet e zhvilluara
$0 per vendet ne zhvillim
.
"Kudo neper bote [ish] bazat ushtarake kane lene gjurme si simbole triumfi, krenarie, dhimbjeje dhe pasojash te paparashikueshme nga agresioni ushtarak. Keto zona te braktisura dhe qytete fantazem po prishin lagje dhe po ndajne komunitete te tera.
Architecture for Humanity do drejtoje Open Architecture Challenge 2011 (OAC) – hyrje e [pa]kufizuar – nje konkurs ne ‘design’ per te rishikuar te ardhmen e [ish] bazave ushtarake. Kjo eshte nje ftese e hapur per te gjithe komunitetin (global) projektues dhe ate te ndertimit qe te identifikojne keto zona ne vendin e tyre duke bashkepunuar me palet lokale, si dhe per t'i rihabilituar dhe riperdorur ato per avancime sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Konkursi
OAC zgjatet pertej kufijve tradicionale te arkitektures duke nxitur designers dhe arkitektet te bashkepunojne me grupet lokale qe te krijojne zgjidhje inovative per permiresimin e mjedisit nga ndertimet e ndryshme.
OAC fton arkitekte nga e gjithe bota per te ri-design zonat ushtarake qe jane mbyllur. Konkursi kerkon qe designers te kene lidhje te ngushta (gjate ketij procesi) me komunitetet afer ketyre bazave konflikti per t'i transformuar ato nga vende armiqesore dhe shpesh te dhimbshme, ne vende ku njerezit mund te mblidhen, te krijojne, dhe te clodhen.
Kalendari
Shtator 2011 Hapja e Konkursit
Mars 2012 Mbyllet Regjistrimi
Prill 2012 Afati i Fundit i Aplikimit
Maj 2012 Zgjedhja e Fituesve
.
Cdo vit OAC (organizuar nga Architecture for Humanity) sjell vemendjen nderkombetare ne ceshtjet e mjedisit dhe ndertimeve qe ndikojne ne shendetin, prosperitetin dhe mireqenien e zonave te pazhvilluara. Konkursi i ketij viti perqendrohet ne transformimin e terreneve te braktisura ushtarake ne vende te banueshme.
Vendet qe nuk kane infrastruktura mbrojtese jane te pakta. Bazat ushtarake gjenden ne me shume se 100 vende ne mbare boten. Edhe ne Antarktide ka te pakten tre. Ato jane ndertuar me qellimin e vetem qe ti sherbejne mbrojtjes publike. Pyetja qe ky konkurs shtron eshte:
Si mund te rihabilitohen dhe riperdoren per qellime civile kur behen jo aktive?"
EDHE PSE ESHTE AKOMA HERET PER TE APLIKUAR, TE INTERESUARIT MUND TA NDJEKIN KETE KONKURS KETU.
No comments:
Post a Comment