Pages

Jun 14, 2011

"Other Countries, Other Citizenships" by Anila Rubiku @ the Venice Biennale

Me instalimin e punes se saj “Other countries, other citizenships” Anila Rubiku konfronton pa asnje nostalgji problemet dhe dilemat qe u dalin njerezve kur largohen nga vendi dhe perballen me kultura dhe zakone te huaja.
Kjo shfaqje eshte ne dy pjese:
1. Pjesa e pare perbehet nga dhjetra varese rrobash (kremastare) te vendosura ne mur.
Mbi to qendron nje fjali e vetme:
“Personi qe hedh poshte gjuhen e vet per te pranuar nje tjeter ndryshon identitetin dhe zhgenjehet.”
(The person who disowns his own language in order to adopt a different one changes identity and disillusions.)
Kremastaret jane nje reference e qarte e veshjes, se cfare duhet te veshim qe te jemi pjese e shoqerise ku jetojme. Gjithashtu per Anilen, keto objekte simbolizojne me konkretisht gjestin e te zhveshurit te identitetit qe i tregojme publikut.
Ata qe kane lene vendin e tyre per shkak te peripecive te shumta detyrohen te imitojne ne veshje banoret e vendit ku shkojne. Kjo pershtatje eshte shpesh nje proces transformimi shume zgjenjyes sidomos per brezin e pare te emigranteve. Integrimi ne jeten e re po i çon drejt humbjes se historise personale.
-

-
2. Pjesa e dyte e ketij instalimi perbehet nga kapelet qe vene burrat kur dalin.
Ketu Anila pyet se cfare fshihet ne ekspozimin publik te flokeve.
Kapelet dhe sidomos ato te burrave jane nje shembull i persosur qe rrefejne mendimet dhe imagjinatat e personit qe i ve. Pra gjendja e anetaresimit (perkatjes) dhe ceshtja e shtetesise kalon nga niveli etik dhe politik tek ai ekzistencial dhe simbolik.
-
Per te lexuar me shume per kete ekspozite si dhe nje interviste te shkurter me artisten, shkoni ketu.

No comments: