Jul 29, 2011

Featured Artist | Vilma & Greta Zenelaj

Shqipe/Eagle
Vilma dhe Greta Zenelaj jane dy motra shqiptare artiste/producente qe kane arritur sukses te madh kohet e fundit ne festivale te ndryshme te filmit te pavarur ne mbare Ameriken. Karriera e tyre ne Hollywood u mundesua akoma me shume kur ato themeluan kompanine e pare filmike shqiptare atje Colored Films ne 2008, e cila perfaqeson projekte te zhanrave te ndryshem si komedi, drame dhe aksion.

Filmi i pare "What Do I Do Now?" ("Cfare te bej tani?") fitoi Best Comedy Feature (Komedia me e mire) ne New York International Independent Film and Video Festival [NYIIFVF] ne 2009.
Ata qe duan ta blejne kete film te klikojne ketu ose mund ta gjejne se shpejti ne Amazon.com.


Filmi i dyte "In the Woods" ("Ne Pyll") eshte pranuar ne:  
- Female Eye Film Festival 2011
- Official Selection ne NYIIFVF 2011
- LAWomenFest
- Sonoma International Festival
- Detroit Windsor Film Fest
Ky film mori cmimin Silver Ace Award ne Las Vegas Films Festival 2011 dhe Greta Zenelaj fitoi Best Actress in a Feature Film ne NYIIFVF 2011.
Se shpejti mund ta gjeni ne iTunes.


Filmi i trete i Colored Films titullohet "Shqipe/Eagle". Eshte historia e patreguar Shqiptaro-Amerikane e bazuar ne ngjarje te verteta ne 1991. Nje nene e vetme le Shqiperine e re post-komuniste dhe skllaverohet ne nje komunitet myslyman ne Amerike, duke qene ne te njejten kohe e ngaterruar ne spiunazh. 
Filmimet do te fillojne ne vjeshte te ketij viti ne Taylor, Michigan, ku motrat kane jetuar perpara levizjes ne Hollywood dhe me pas do vazhdojne ne Shkoder. "Mezi presim te bashkepunojme me talente shqiptare dhe ata amerikane," thote Vilma. 


Para disa javesh artistet/producentet dhane nje interviste me televizionin e diaspores shqiptare ne Michigan, Iliria TV
Motrat flasin hapur mbi deshiren, punen, dhe talentin qe ka mundesuar kalimin e veshtiresive dhe konkurrences ne kinematografine hollivudiane. 
Mund ta ndiqni kete video ketu.

*Nese doni me shume info dhe per cdo pyetje qe mund te keni per Vilmen dhe Greten mos hezitoni te na thoni ose ti kontaktoni vete ato ne http://www.coloredfilms.net/ 

**Falenderoj Vilmen qe pranoi te behej pjese e | Featured Artist | dhe i uroj te dyja motrave & Colored Films suksese te metejshme ne fushen e artit dhe kinematografise.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------

4 comments:

Elma* said...

shume interesante...une nuk kisha degjuar te flitej per to...
Gjeta dhe nje video nga Zeri i Amerikes :)

http://youtu.be/npBUe75rHy0

*irsiB said...

Besoj se shfaqja e te dy filmave vetem ne Festivale te Filmave te Pavarur ketu ne Amerike e ka kufizuar audiencen e tyre deri tani, por meqe filmi i trete do filmohet pjeserisht ne Shqiperi si dhe projektet e ardhshme do jene me te medha, atehere dhe publiku & 'fan base' sigurisht qe do rritet jo vetem ne vend por edhe ne pjese te tjera te botes.

Neraver said...

PerFacts gërmo sa më shumë për të tillë talente andej... se këtej filmmakersat numërohen me gishtat e njërës dorë :(

PERfACT said...

Patjeter :).
COMING SOON!!!