Aug 31, 2011

Urban Marketing

‘Qyteti me i shemtuar’ ne bote, qyteti belg Charleroi po gjallerohet me ngjyra. Ngjyrosja urbane, nje strategji e perdorur ne Tirane dhe ne favelat braziliane eshte aplikuar tashme ne gjashte lagje te ketij qyteti. Interesante ketu eshte se iniciativa s’eshte marre as nga qeveria lokale (si ne Tirane) dhe as nga artistet (si ne Rio), por nga nje kompani e pavarur (ne kete rast nje qe prodhon bojra).
Kjo ndjek trendin me te fundit ‘marketingu si urbanistike', prania dhe rendesia e te cilit po rritet ne planifikimin e sotshem urban. Korporata dhe biznese te ndryshme po investojne ne qytete duke i bere hapesirat publike me me vlere per banoret. Eshte nje menyre produktive reklamimi jo duke ‘therritur’ por duke kontribuar ne rritjen e mireqenies ne vend.
Shume qeveri nuk kane fonde te mjaftueshme per te krijuar ose per t’u kujdesur per ambiente publike, prandaj sa vjen dhe po i drejtohen me shume kompanive te medha per mbeshtetje financiare. Prej vitesh urbanistika eshte perdorur per marketing, por tani shohim se marketingu po kthehet ne nje forme urbanistike. Bizneset ne mbare boten po perdorin qytetet per te patur nje publik me te madh, prandaj pjesemarrja dhe integrimi i tyre ne ceshtjet dhe hapesirat urbane jo vetem qe eshte ne rritje por po infuencon pozitivisht sjelljen urbane.
Volkswagen eshte nje nga kompanite me te suksesshme ne kete aspekt. Fun Theory e tij ka krijuar dhe zbatuar projekte ne sferen publike qe nxisin ndryshim ne sjelljen e njerezve ndaj qytetit ku ata jetojne.
 Koshi me i thelle ne bote.

Shkallet Piano.
Ne Londer, banka britanike Barclays sponsorizon nje sistem bicikletash qe mbajne ngjyren blu te kompanise. Ne kete menyre njerezit gjithmone do ta lidhin banken me kulturen e bicikletave dhe mbrojtjen e mjedisit urban.
Ne Chicago, sistemi i transportit publik do te kete emra te kompanive per linjat dhe stacionet e tij.
Dubai po eksploron te njejten gje.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nqs shteti nuk po ben gje per ambientet publike, a do ishte mire ti drejtoheshim kompanive apo bizneseve? Keshtu te dyja palet fitojne, por me i rendesishem eshte transformimi pozitiv i qytetit dhe rritja ne cilesine e jeteses ne te. Apo jo?

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: