Pages

Sep 8, 2011

27th World Mountain Running Championship in Tirana

Tirane - Kryeqyteti mirepret kete te diele (11 Shtator) Kampionatin e 27 Boteror te Vrapit ne Male. Edhe pse Shqiperia eshte nje vend malor me piken me te larte 2764m (Korabi), vrapi ne keto lartesi eshte akoma nje disipline e re. Per here te pare ky kampionat zhvillohet ne nje vend te tille, pa tradita ne kete sport. Per me teper, atletet shqiptare moren pjese ne kete event boteror per here te pare vetem vitin e shkuar.
Grupet pjesemarrese do qendrojne ne Durres, ku dhe do mbahet ceremonia e hapjes.
Bashkepunimi i paleve lokale me delegatet e WMRA-se Bruno Gozzelino dhe Raimondo Balicco ka qene intensiv dhe i nderlikuar, jo vetem per arsyen e permendur me lart por edhe pse kampionati vete eshte shume kompleks.
Pas disa problemeve me terrenin, WMRA ka gjetur nje rruge te pershtatshme ne te dale te qytetit. Meshkujt do vrapojne ne xhiron 4.5 km te gjate duke ndryshuar lartesine tre here (gati 285 m); femrat dhe meshkujt e rinj dy here, kurse femrat e reja vetem nje here.

Atletet nga Uguanda jane favorite.
35 shtete kane shpallur pjesemarrjen e me shume se 300 atleteve: 131 meshkuj (70 te rinj) dhe 63 femra (51 te reja).
Gara e meshkujve ka qene gjithmone me e forta. Vjet vrapuesit nga Eritrea dhe Uganda formuan 10 me te miret. Kesaj rradhe Eritrea ka nje skuader te re, kurse ajo nga Uganda ka me eksperience. Italianet synojne jo vetem fitoren si ekip por edhe ate individuale.
Persa i perket gares se femrave, Italia pritet te jete ne krye, duke u ndjekur nga atletet sllovene, angleze, turke dhe ato amerikane.
Kategoria e te rinjve eshte zakonishte e veshtire per tu parashikuar.

Nje suport i madh lokal, nacional dhe internacional
Kampionati do jepet live ne televizionin kombetar (gati 5 ore).
Organizimi i tij ne Shqiperi i tregon botes dhe sidomos Europes, potencialin e pashfrytezuar te vendit. Kryeqyteti (si dhe Durresi) do kthehet ne nje metropol te zhurshem me turiste, shumica e te cileve vijne per here te pare. Pershtypjet qe do leme si njerez dhe vend jane te rendesishme per imazhin qe duam (jo vetem te krijojme por edhe) te mbajme ne bote.

Diten e shtune do mbahet Kongresi Vjetor i WMRA ne Durres.

* Per tekstin origjinal ne anglisht shkoni tek IAAF.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: