Sep 14, 2011

Featured "Artist" | Kryetari i Bashkise | Question of the Day

  Cfare roli ka Kryetari i Bashkise?


Kjo jave sjelle se bashku dy tema popullore te ketij blogu:

1. Featured Artist, qe prezanton artiste brenda dhe jashte vendit, talenti dhe puna e te cileve pasuron sferen e kultures shqiptare. (ne skenen internacionale)
&
2. Question of the Day (Pyetja e Dites) qe i jep ze lodhjes, konfuzionit, zhgenjimit apo shpresave tona dhe te tjereve si ne. (ne nivelin lokal)

Duke pare se si shprehen keto talente te reja nepermjet artit; se si e konceptojne ata cfare ndodh ne ate cep te botes ku jetojne, atehere mund ta kemi me te lehte t'u pergjigjemi pyetjeve tona. Ky dialog i dyanshem krijon nje platforme ku pjesemarrja e [multi]identiteve jo vetem qe ekspozohet, por edhe ekzekutohet. Edhe pse shumica e njerezve e kuptojne pasurine kulturore/artistike si nje luks apo humbje kohe, ajo eshte e domosdoshme ne konceptimin e jetes ne qytet. Na jep kapacitetin e duhur te kuptojme rolin e nje qyteti te suksesshem per nje jete me me vlere. Pjesemarrja e 'spektatoreve' dhe 'artistave' ne kete platform (qytet) mundeson transformimin e konflikteve politike ne akte civile si dhe permiresim ne sinergjine me shtetin. Kjo marredhenie (dialog) eshte gjithperfshirese, me nderprerje, e rastit, apo dhe e brishte. Prandaj dhe duam ti japim ze te vrullshem ceshtjeve dhe problemeve lokale duke i lidhur ato me diskursin internacional; te ndihemi qe jemi pjese e tij. Vetem keshtu mund ti sfidojme, ndryshojme, transformojme apo zgjidhim pyetjet tona.

Personi, ose me mire punonjesi publik qe ka ne dore kete dialog, dinamiken dhe kryerjen aktuale te tij ne jeten e perditshme (ne qytet) eshte Kryetari i Bashkise. Por, nuk di se ne cilen nga kategorite e mesiperme hyn ai. [*Nuk po flas per ish-kryetarin e bashkise apo per ate qe eshte tani. Ne fokus te ketij artikulli jane marredheniet e organeve ligjvenese (bashkia) me kulturen (artistike dhe shoqerore) dhe se si materializohen ato ne qytet.]
"Artist" (ne thonjeza) -ne kuptimin me te gjere te fjales, apo Pikepyetje? -ne sensin qe duhet t'i pergjigjet banoreve te qytetit qe perfaqeson duke i materializuar ato ne qytet.
Do doja t'ia shtroja kete pyetje publikut.

Cfare roli ka (ose duhet te kete) Kryetari i Bashkise?

Apo ?

"Si mund te forcohen dhe te kene sukses qytetet tona? Si mund ta rigjalleroje qendren apo lagjet perreth Kryetari i Bashkise? Ku duhet te investohet ne infrastrukture? Si mund te ngrihen ndertesa te afta publike? Cfare roli luan transportimi (publik dhe privat)? Keto jane sfidat qe e presin Kryetarin e Bashkise." via Open Source City

Per mendimin tim Kryetari i Bashkise duhet te luaje rolin e kuratorit "Curator", qe te mundesoje nje sistem legjislativ ku [multi]identitetet te perfaqesohen  dhe te degjohen. Per nje qytet te suksesshem dhe nje cilesi me te mire jetese, ai (si kurator) duhet te ndertoje nje dialog [platforme] midis 'spektatoreve' dhe 'artistave' per nje pjesemarrje dinamike te [dy/shume]aneshme; jo vetem ne skenen lokale por ta ekspozoje kete pjesemarrje ne diskursin internacional, sepse kemi dicka per t'i ofruar botes.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1 comment:

Elma* said...

Mendoj se kryetari i bashkise s'mund te jete vetem "curator" kur duhet te jete edhe: koordinator, i pergjegjshem, mbikqyres, i asnjeanshem, krijues, i vemendshem, largpames dhe PUNETOR...
Une them se eshte detyra jone ta ndihmojme ne punen e tij, jo vetem duke duartrokitur per realizimet e projekteve por edhe duke mos i falur gabimet apo mangesite qe verejme si te demshme.
E duam TIRANEN me te bukur jo vetem funksionale
:)