via Rebar |
Park(ing) Day eshte nje aktivitet global, ku qytetaret, artistet dhe aktivistet bashkepunojne per te transformuar perkohesisht parkingjet ne "Park(ing)"- hapesira te perkohshme publike. Projekti nisi ne vitin 2005, kur studioja e artit dhe design Rebar me baze ne San Francisco, shnderroi nje vend parkimi ne qender te qytetit ne nje park te perkohshem publik. Qe nga ajo dite Park(ing) Day ka marre permasa globale. Kudo, njerez te thjeshte apo organizata te ndryshme marrin pjese (ne menyre te pavarur nga Rebar, por qe ndjekin udhezimet e tyre) duke formuar hapesira te reja publike dhe kontekste te perkohshem urban.
Synimi i Park(ing) Day eshte te drejtoje vemendjen tek nevoja per me shume vende te hapura urbane, te krijoje debate kritike rreth krijimit dhe vendosjes se hapesires publike, si dhe te permiresoje cilesine e habitatit urban..te pakten deri sa te mbarojne leket ne sahat.
Pervec faktit qe eshte teper argetuese, Park(ing) Day ka ri-vleresuar ne menyre efektive zonen ku parkohen makinat (me lek) si nje pjese e rendesishme e perbashket - nje vend per tu takuar, per shprehje kulturore, apo dhe per te luajtur. Edhe pse eshte nje projekt i perkohshem, organizatoret shpresojne te frymezojne te gjithe qytetaret te marrin pjese ne evente civile qe vazhdimisht ndryshojne peisazhin urban per me mire.
*text via Park(ing) Day
Park(ing) Day 2010 -Londer
Ky projekt jo vetem qe perdor imagjinaten artistike apo 'design' te krijoje dicka interesante dhe argetuese ne infrastrukturen urbane, por i fton njerezit te jene pjese e saj. Eshte nje veper arti: nje skene apo nje skulpture qe 'becomes alive', merr forme vetem me pjesemarrjen e publikut. Nje art jo i ekspozuar por i plotesuar, i ekzekutuar.
*Kur permend artin ketu, e kam per 'performance/participatory' art - pjesemarrjen shoqerore si nje form ekspresive e jetes, realitetit/rutines se perditshme. Nje menyre e re qe shfrytezon 'artin' (imagjinaten artistike) per te mbushur apo plotesuar 'gropat' (boshlliqet) e harruara nga fuqite qe ikin e vine.
Ata qe jane te interesuar te marrin pjese ne kete projekt vitin tjeter te na shkruajne ketu ne blog ose tek faqja jone e Facebook-ut.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment