Sep 21, 2011

Similarities | Art vs. Music Installations

ART

'Beyond Infinity' (Pertej Pafundesise), nje instalim multisensor nga artisti dhe teoricieni francez Serge Salat, nderthurr pasqyra, drita (LED), muzike dhe artin fraktal ne nje arkitekture qe ndryshon komplet perceptimin e hapesires dhe thellesise se saj nga vizitoret.

Kur futesh brenda, muzika dhe dritat (LED) pulsojne dhe levizin bashke me ty ne nje seri dhomash qe s'i kuptohet fillimi apo fundi; te padallueshme si rezultat i reflektimeve te pafund te pasqyrave. Dritat jane programuar ne nje sistem me 9 variacione ngjyrash nga e bardha deri ne ultraviolet, me nje cikel te plote ne 60 sekonda duke rikrijuar efektet e agimit -perendimit - nates. (via designboom)
Per me shume foto shkoni tek designboom.


via designboom

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
MUZIKE

Musicovery/LAB eshte nje website interaktive ku kenget paraqiten me ane te katroreve shumengjyresh ne nje harte. Ato renditen sipas popullaritetit te tyre ne kete website (permasat e katroreve); nga nje bosht vertical sipas pelqimit nga perdoruesit (like/lart - don't like/poshte); dhe sipas dekadave qe jane luajtur dhe degjuar. Nqs doni me detaje dhe te shihni cdo kenge mund te zoom-in ne harte. Kjo harte/map eshte interaktive ne kuptimin qe nqs e mbani kursorin mbi katrore, atehere do degjoni kenget qe ata perfaqesojne. Website eshte shume interesant dhe 'fun'. Pervec kesaj harte mund te luani dhe degjoni muzike sipas zhanrave/genre, gjendjes shpirterore/mood, tempos/dance, shteteve/kontinentit, etc.
Klikoni ketu per te marre pjese ne kete eksperiment.
Ja nje shembull se si mund ta perdorni kete website.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: