Sep 5, 2011

Të ndërhysh artistikisht në të shkuarën

Ndonjeri e ka pare kete ekspozite dhe ka ndonje opinion? Ju lutem shkruani...
Ne Faqet e gazetes PANORAMA shkruhet:

E pamundur të kthesh kohën pas.
E pamundur të ndryshosh ç’ke jetuar, ç’ke bërë… Por në art ama… mundesh!
Këtë bëjnë një grup artistësh të huaj dhe shqiptarë në Galerinë “promenade” në Vlorë. Nën drejtimin e muratorit Alberto Zanchetta, artistët Cristian Chironi, Igor Eskinja, Ardian Isufi, Dacia Manto, Anahita Razmi, Artan Shabani e Enkelejd Zonja kanë ndërtuar “Një histori jashtë kontekstit”. “
Artistët e ekspozitës e shmangin kontekstin, për të krijuar një hapësirë dhe një histori krejtësisht të ndryshme.
Me këtë mekanizëm të ndryshimit dhe modifikimit të realitetit, artistët dalin nga konteksti – d.m.th nga fjalimi origjinal: "për të arritur procesin e kundërt të artikulimit të botës, duke na lejuar t’i shohim gjërat me një sy shumë të pazakontë”, thotë kuratori italian.
Çdonjëri nga artistët ndërton një histori që vërtitet mes personales dhe universales, mes asaj që kanë dashur dhe që duan.
Gjithnjë brenda stilit të tij, Enkelejd Zonja na shkund mbi vendin që gruaja zë në shoqërinë shqiptare…
Sy melankolikë…
Ardian Isufi i kthehet së kaluarës, krijimtarisë së tij më të hershme, asaj të viteve ’80. Një “transplant” i së shkuarës me të tashmen, i naives dhe të sofistikuarës.
Cristian Chironi tenton të depërtojë në të shkuarën. Duke përdorur imazhet e fotografit Vittorio Vialli, i cili dokumentoi jetën në kampet e përqendrimit në Gjermani, artisti luan rolin e një futbollisti (pasioni për futbollin mishëron dëshirën e zjarrtë për liri me anë të së cilës të burgosurit përballonin mizoritë e luftës). Edhe pse nuk ka marrë pjesë në atë histori personalisht, vetë Chironi bëhet pjesë e memories vizuale të asaj historie.
Në tetë leksionet e dhëna nga video “Si velloja juaj mund t’ju ndihmojë në rastin e një tërmeti”, Anahita Razma na tregon se si të përdorim chador-in (vellon e grave myslimane) në rast të një tërmeti. Duke përdorur një fjalor didaktik, ‘artistja transformon vellon – e cila nga simbol fetar zvogëlohet/përkthehet në një objekt të thjeshtë – për të na mësuar se si mund t’u shpëtojmë jetën njerëzve.
Artisti Artan Shabani paraqet në ekspozitë me disa rrënoja të Kalasë së vjetër të Vlorës, mbetje të një kujtese antike, të cilat kanë humbur gjatë njëzet viteve të fundit, gjatë shkatërrimit dhe rindërtimit të qytetit.

Palafitet jetojnë jashtë ujit, d.m.th jashtë kontekstit të tyre origjinal (i cili tashmë ka vdekur), por ruajnë kujtimin e një kulture të përmbytur nga ngjarjet.
Duke e vënë veten përtej kronikës së ngjarjes dhe kronologjisë, këto vepra propozojnë histori krejt të ndryshme nga realiteti që njohim, sepse janë jashtë kontekstit dhe modeleve. Dhe është e sigurt se ato nuk janë më pak të vërteta apo të besueshme”, thotë kuratori.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 shtator.




1 comment:

Alberto said...


My sweet friend, very nice and interesting you site.
When you want to take refuge in good ballads of yesterday, today and forever in all languages and genres I invite you to visit my blog and listen me.
From this Saturday September 3 th I share ten female singers from Greece and Albania
I am a broadcaster of Argentina.
Best regards from Rosario-Argentina
Albert.
http://baladasmp3.blogspot.com