Pages

Nov 15, 2011

Panairi i 14-te i Librit "Tirana 2011" | Photos

PANAIRI I 14 I LIBRIT “TIRANA 2011”

Panairi qendroi hapur nga 9-13 Nentor 2011, në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë veprimtari të rëndësishme të kulturës shqiptare, moren pjesë shumë botues, shpërndarës, shitës të librit dhe të shtypit, shtypshkronja, studio grafike, shtëpi diskografike dhe media elektronike, institucione dhe shoqata të ndryshme, si dhe mijera lexues entusiastë.

Ashtu si në Panairet e tjera të Librit të Tiranës, edhe këtë vit organizatorët ftuan shkrimtarë, poetë e krijues të tjerë, te cilet zhvilluan takime e biseda, debate mbi librin, autografe etj. si dhe gazetarë nga organet kryesore të shtypit shqiptar dhe të huaj qe ia ngriten volumin kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në vënd.

Ju që shkuat jo vetem per të parë por edhe për të blerë, na thoni përshtypjet për eventin dhe librat. A keni filluar ti lexoni? Si ju duken deri tani?
Fotot e mëposhtme janë një interpretim [personal] i marrëdhënies se njerëzve me librat, jo vetëm midis autorëve, informacionit [imagjinata vs. realiteti, fiction vs. non-fiction, e vërteta ime vs. e vërteta jote] dhe lexuesve, por se si ka ndryshuar (ose mund të ndryshoje) ky 'relationship' në kohën e sotme të internetit dhe materialitetit/dixhitalizimit të tij.
*All thoughts, opinions, and constructive criticism is welcomed :-)

all photos by diagstudio

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1 comment:

Unknown said...

Me ben pak pershtypje tek shoh "locatin" e re te ketij Panairi... Dikur organizohej brenda Piramides ku krijohej nje ambjent i dashur e intim ashtu sikurse eshte marredhenia me libri/at!