Pages

Nov 19, 2011

“Takim me Krushovin”
Te djelen ne ora 20.05, ne Excluzive pjesa e pare 

[per te gjithe ata qe kane interes dhe kureshtje per historine e vendit]

Nikita Krushovi, nje nga personazhet me te rendesishem te botes komuniste dhe lidhja e tij me Shqiperine, raportet me Enver Hoxhen, me Stalinin dhe shume te pathena per te, vijne ne rrefimin ekskluziv te te birit, Sergei Krushov.

 1. Prof. Krushov:  Kur flasim per Stalinin duhet te kuptojme se Stalini ishte po aq komunist sa edhe Hitleri. Ai ishte nje diktator I tipit aziatik, mizor, shume me mizor se Hitleri por me pak se Mao Ce Duni te them te verteten.

 2. Prof. Krushov: Ju mund ta dini qe ne Shqiperi pati nje levizje shume te forte  liberalizimi pro Krushovit me Liri Belishoven anetare e Byrose Politike apo edhe me te tjere. Enver Hoxha keta njerez I dergoi ne burg I persekutoi dhe pastaj u hodh tek kinezet.

 3. Prof. Krushov: Nuk ishte Enver Hoxha qe mbajti anen e shqiptareve,  por ishte Krushovi ai qe deshironte ti shpetonte shqiptaret nga diktatura e Enver Hoxhes. Enver Hoxha donte te mbante ne kembe regjimin e tij personal ndersa babai im deshironte nje jete me te mire per te gjithe kampin komunist sigurisht perfshire edhe shqiptaret. Per mua ishte nje tragjedi ajo qe i ndodhi Shqiperise.

*Falenderojme z. Auron Tare per kete material.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: