Pages

Dec 29, 2011

Festivali i 50-te ne Radio Televizionin shqiptar!

Ne ishim aty ne 28 dhjetor 2011...naten GALA te Festivalit te pesedhjete te Kenges ne Radio Televizion.
Sikurse pothuajse cdo vit edhe kete dimer, netet e FESTIVALIT i kemi ndjekur nga ekrani i vogel i televizorit...por nuk humbem mundesine e blerjes se biletave per "naten e mrekullive..."

Pershtypje dhe konstatime!
Nga te filloj?
Te tregoj per genjeshtren e kengeve "LIVE" qe ne te vertete ishin te gjitha te regjistruara dhe "te kenduara" nga artistet e talentuar?!
Per ju, qe nuk keni patur "rastin" kete vit ta ndiqnit festivalin, eshte e kote t'iu shpjegoj "lojen" e pakuptimte te prezantuesve ne skenen BOSHE te Festivalit...Vete prezantuesit ngaterroheshin ne batuta dhe fjale!
Zhgenjimi eshte e pakta ndjesi qe me kaloi ne zemer...
Pershkrimi i hyrjes ne Pallatin te Kongreseve.
Nje pallat jo shume i shemtuar por i ftohte. Ne hyrje u perplasem me nje dere te sajuar dhe me pllakat thuajse "te shkulura" ne shkallet e mermerit...
Nje roje, qe nuk ishte ne gjendje te drejtonte me rregull turmen e te kerkonte biletat me qetesi, mbante hapur vetm njerin kanat te deres se hyrjes! "C'eshte keshtu...pse shtyhen te tere keta njerez?"
Festivali ende s'kishte filluar por 100 qytetaret qe kishin ardhur njekohesisht perpara deres se Pallatit filluan te shtyheshin qe ne oren 20,00.
Ne fakt atehere mberritem dhe ne (bazuar ne orarin e sugjeruar ne bilete!), por nuk arritem te hynim pa u shkelur nga femijet qe ne te njejten kohe asfiksoheshin nen trysnine e prinderve dhe qytetareve me "te rritur"...
Nejse me nje rrotullim te cuditshem dhe nje grisje "mizore" biletash mberritem ne "hollin qendror"...
Brendesia e ndertesave...
Mungon nje sherbim WC e sakte ne gjithe ate strukture!
Menduam se do te kish nje copez lokal a sherbim ku te blenim nje shishe uje. Ne siperfaqen e madhe te hallit qendror, asgje...
Me sa duket konsumizmi s'ka qene shume inteligjent ne Tirane! Nuk kishte as nje mundesi te bleje apo te pije nje gote uje.
Ne hollin e pritjes vazot e shemtuara te luleve "shqiponja" te mbledhura ne rreth si te perndjekurit perpara ekzekutimit ne kampet e perqendrimit, qene thare per nje pike uje e mbaheshin varur me shkopinj...
Mendova: nje tjeter gjallese qe ka nevoje per uje!
Me kujtohet gjyshja ime, tek-tuk merrej me sistemimin e ketyre shkopinjeve qe sherbenin si mbeshtetje per lulet varese ne ballkon! Po ketu, lulet e shkreta qene te tera te thara!!!
(Nga burime qe do t'i quaj zyrtare*, u vura ne dijeni se kane kaluar 5 vjet nga hera e fundit qe dikush eshte marre me kujdesjen per keto te shkreta lule ne vazo qe dikur ishin krenaria e hyrjes ne Pallatin e Kongreseve)
Ashensori? Obobo, c'fjale, c'ide e "lige" me kaloi ne mendje?!
Me erdhi ky mendim, jo vetem sepse shoh vajza me taka shume te larta por edhe sepse mendova qe personat invalide ose qytetare te pamundur per te ngjitur shkallet, nuk do ta kishin te lehte te kalonin ne katin e dyte!!!
Me mire gelltitem dhe e harroj kete mendim!
Kerkimi i vendit te caktuar.
Per ata qe nuk ka qene kurre ne Pallatin e Kongreseve te Tiranes, gjetja e vendit ne salle eshte nje enigme e madhe!
Eh, se pari sepse nuk ka asnje person, tabele apo shenim qe te te thote ku eshte hyrja psh. "hyrja C"... (?)
Ne hyme aty ku shkruhej "hyrja A" dhe pyetem nje zonje (nga veshja duhej te ishte pjese e stafit te mirembajtjes se nderteses) e cila, jo vetem qe na tregoi me saktesi se ku duhet te arrinim por edhe "na dha te drejten" te kalonim ne mes te salles (thuajse ne skene) per te gjetur vendin e caktuar nga bileta.
Vetem 5 shkalle dhe do isha ne skene...(!)
Beme nje xhiro shume te gjate neper salle. Kaluam nga A-ja te D-ja pastaj me se fundi gjetem zonen C dhe arritem ne rradhen 15.
Kete liri te tepruar, vetem po ta kisha enderruar 20 vite me pare do me kishin nxjerre nga PALLATI I KONGRESEVE ndersa tani "rojet e skenes" jane vetem kamermanet e lodhur dhe te trishtuar!
Dikur nuk lejohej te behej "xhiro" neper salle dhe sidomos te "livadhisje" neper "hyrjen A" e ashtuquajtuara e privilegjuar! (Ne te vertete ishte teper e veshtire te gjeje bileta edhe ne "hyrjen D"...)
Por se fundimi...ah po, mund te bej c'do, gje sepse kam nje bilete ne dore, sepse kam arritur ne Pallatin e Kongreseve...dhe behem "CUB"!

Ky, pallati me sallen me te madhe ne Tirane dhe ndoshta ne gjithe Shqiperine!
Kjo, salla me njohur dhe me e trasmetuar nga te gjitha televizionet shqiptare!
Kjo ndertesa e frikshme nga ku vijne rezultate te cdo karakteri, mblidhen parti, organizohen Kongrese, Koncerte, Festivale e Prezantime nga me te ndryshmet!
Ky objekti i menaxhuar drejt per drejt nga Kryeministria!
Objekti i ndertuar gjate kohes se "Partise se Punes" qe se shpejti do shembet, se s'i ka mbetur gje tjeter!!!
(I njejti burim zyrtar* me tha se vetem 2 muaj me pare uji i shiut kishte hyre deri ne SALLE... dhe se nga dolen ca fonde qe "u arrnua" catia, ndryshe s'do kishim patur naten GALA te muzikes se lehte).

Ndoshta kesaj here ndryshe nga piramida, ky pallat do te vdese ne menyre natyrale i lene ne meshire te fatit dhe i braktisur prej gjithekujt...




No comments: