Pages

Dec 9, 2011

Majda MANO... "Faji dhe suksesi fillon nga ne!" (pjesa e pare)



Atehere pyeta veten: si te vazhdosh te ndjehesh optimist per nje te ardhme me te mire?!

Nje mengjes, tek filloja diten time, ashtu nen shoqerine e paevitueshme te tramvajeve dhe metrove e perhumbur tek mendimet, shqetesimet e mija, sic ndodh rendom me kedo, vendosa te bej nje shkeputje nga hallet e mia e te perqendrohem tek secili subjekt-personazh i asaj metroje...
Vija re vetem sy te shqetesuar, diku nje tik nervor, diku ca kufje ne vesh, apo diku  dike qe lexonte, sikur do ta perpinte ate dreq liber ne duar...dhe gjeja e pare qe me lindi ne mendje ishte: si po "konsumohemi" keshtu nen presionin e kesaj te ashtuquajture "bote progresi"?
Si po humbim perdite e me shume vetveten nen praktikat e ketij te mallkuari "modernizem", qe po na transformon cdo dite, po na mposht, po na alienizon?
E "paradoksalisht", riperserisim cdo dite te njejtin ritual, vazhdojme te genjejme veten se duke i bere elozhet e nevojshme kesaj lloj bote te re, do te ndihemi te realizuar, do ta mbushim shpirtin, por s’bejme gje tjeter pervecse e burgosim ate. 
Sigurisht, lufta per t’u ndjere te realizuar e gezuar frytet e tij nuk eshte domosdoshmerisht imorale, por paralel, nepermjet saj, po "korruptohet" me apo pa dashje nje humanitet i tere.

Atehere pyeta veten: si mundet pas te gjithe ketyre te vazhdosh e te ndjehesh optimist per nje te ardhme me te mire?! 

Kur perdite  behemi spektatore te jetes tone, duke pasur frike qe te jemi me shume protagonistet e saj; 
kur perdite e me shume behemi gardianet e ketij "gjumi", nga i cili kemi kaq frike te zgjohemi? 
Duke aluduar si frikacake se do te na nderpresi vazhdimin e ca endrrave false! 
Jemi thjesht ca qenie fajtore qe kemi nevoje te ndihemi te siguruar, me ne thelb tendencen mediokre per t'i vene fajin gjithnje tjetrit. Tentojme te projektojme tek te tjeret pergjegjesira qe  refuzojme t’i marrim persiper, duke ja maskuar ashtu  si rastesisht  vetes tone...
Jemi kthyer ne nje sistem gati "inxhinjerik", me objektiv te vetem ate te perfituarit e te mirave individuale, por pa nje pergjegjesi po te tille.
Na eshte kthyer gati ne mani te denojme akte dhe njerez, duke arritur deri aty sa ta konsiderojme kete si pjese e detyres tone civile.

Dikush apo shumkush, pas gjithe asaj cfare lexoi me lart, do te donte te ma perplaste ne fytyre, duke m’u drejtuar se me c’te drejte morale mundohem te jap "leksione", duke ju vene fajin e dekurajuar  keshtu?! Do ju pergjigjesha:
"e di, jam dhe une bashkefajtore me ju sic jam dhe  frikacake per te suportuar dhe ndare pergjegjesite, sepse fatkeqesisht "te vepruarit" nuk na derivon fatalisht ose jo nga vullneti i mire per te marre persiper pergjegjesite tona".
Te gjitha keto sigurisht jane konstatime globale, por  shume  afer realitetit tone, realitetit shqiptar...
Nese do te paraqisnim nje tabllo ne vija te trasha te realitetit tone, duhet te perqendrohemi tek nje analize e thjeshte socio-ekonomike dhe kulturore e asaj cfare ka ndodhur dhe vazhdon te perseritet.
Dy kane qene dhe mbeten problemet tona me te mprehta : familja dhe ekonomia.
Familja ndodhet perballe nje kulture te re, (imazhi oksidental), i cili servir nje lloj  kulture, qe si cdo risi, ne e kemi kujtuar dhe marre si me te pershtatshmen e mundshme dhe jemi perpjekur ta integrojme menjehere brenda koncepteve tona, koncepte te nje mentaliteti te vjeter. Pra kemi veshur  thjesht nje robe e re, qe menjehere tenton te zere vend ne garderoben tone pa i shtruar vetes pyetjen sa dhe deri ku na pershtatet, menjehere ta veshim qe te ngjajme  ne mode, duke lene menjane faktin se zevendesime te tille kane te nevojshme edhe shume te tjere parametra pershtatshmerie (psh. a me shkon dhe deri ku, apo eshte thjesht nje rezultat qesharak qe do te na kompleksonte edhe me shume  si pasoje)!
Sigurisht, te qenurit "fajtore" deshmon edhe nje lloj bashke-egzistence. Por perpara kesaj qe na duket si domosdoshmeri, duhet te njohim mire motivet, duke filluar qe nga me primari, reformimi i vetes, duke e bere kete dite mbas dite, pa u perpjekur domosdoshmerisht  te shkaterrojme nje pjese te se vjetres qe gjithnje nuk  mund te zhduket menjehere dhe plotesisht, sepse  s’do te bente vecse do i shtonte efektet anesore, me rezultat final, regresin.
Shoqeria shqiptare, ka qene pjese e nje sistemi pyramidal. Sot kete sistem e gjejme te shnderruar ne rrumbullak, secili eshte pozicionuar ne skajet e veta, ku qendra e gravitetit ka pushuar se egzistuari.
Vlerat e transmetuara ne breza si: principet bashkeshortore, apo raportin unisens prind-femije sot i gjejme  te transformuara ne nje hark kohor shume me te shkurter nga rezultantja e perputhshmerise ne varesi  te vlerave te reja.
Lind pyetja: a ja vlen dhe deri ne cilat "caqe" ky ndryshim?
Modernizmi, ndoshta, nuk eshte ne te shumten e hereve, "nje e mire e nevojshme", sepse kemi ngateruar konceptet si liria me te drejtat e njeriut, kemi bere nje perzierje te papershtatshme te te dyjave, sepse ne mes do te gjendet gjithnje nje element i paevitueshem, "konfrontimi i mentaliteteve". Risi te impozuara, ne nje terren te papergatitur ende. Te gjitha keto krijojne probleme sociale te paevitueshme si konfliktet familjare midis brezave ne plan vertikal  dhe horizontal.
Nga ana tjeter, ligje qe u morren "copy-paste" nga modeli europian, te pa-adaptuara e te pa-zbatuara mire "suprimuan" nje pjese e konsiderueshme vlerash etiko-morale.
Per t'iu rikthyer observimit te shkaqeve dhe zgjidhjeve, do e filloja duke ju referuar asaj  qe kontribuoi ne rritjen e lirise dhe zvogeloi indirekt sensin e pergjegjesise.
Liria eshte gjithnje e pandare me pergjegjesine!
Kjo eshte aresyeja  e asaj qe shumica e individeve vene ne dyshim, duke  pare shkarazi se aty ku anarshia gjendet, pergjegjesia nuk figuron. Duke qene se autoriteti procedon vetem nen presionin e pergjegjesise ai duhet domosdoshmerit te beje kompromis me te.
Atehere, perse, sa dhe si duhet te perpiqemi te arrijme tek kjo? Sigurisht gjithcka, se pari duhet te filloje  brenda koshiences te gjithsecilit e me pas tek  pretendimi i te kerkuarit te fajeve tek tjetri.
Faje qe shumicen e hereve,  viktimizohemi duke ja veshur nje sistemi qe nuk stimulon mjaftueshem! Ndalem ketu dhe bej nje paralelizem me ate qe shpreha me siper, si nje nder handikapet kryesore te shoqerise shqiptare sot: problemin e tregut te manget te punes.



.............pjesa e dyte do te publikohet neser............




No comments: