Pages

Dec 10, 2011

Majda MANO - "Faji dhe suksesi fillon nga ne!" (pjesa e dyte)

Ishim thjesht ca frikacake qe... 
por jemi akoma ne kohe per...

Perpara disa vitesh kam qene studente e universitetit shqiptar
Atehere une sebashku me nje pjese goxha te konsiderueshme te kolegeve te mi studente, qe per ore e ore te tera leksionesh  te munguara apo te braktisura, grumbulloheshim kafeneve te Tiranes, duke diskutuar nder te tjera se sa pak mundesira na ofron vendi yne, se si qeveria, pedagoget apo te tjera instanca inkompetente jane duke na drejtuar, duke vazhduar keshtu te harxhonim kohen per te gjetur  fajtoret duke lene menjane me ose pa koshience faktin se ne thelb  jemi seicili prej nesh faktore percaktues te ketij realiteti, ne te cilin mund te nderhyjme per t’u bere shtyse konkrete per ndryshim
Duke u strukur ashtu ne ate strofullen mediokre te harxhimit te kohes me konkluzione te mbushura me venie te fajit, duke u mjaftuar ne diskutime  mediokre e boshe qe nuk na conin kurrekund. 
Asnjeri prej nesh nuk e shtronte diskutimin ne funksion te reflektimit per "te ndryshuar refren", sepse askush nuk mund ta privonte veten nga roli i gjykuesit e kritikut, duke mos e marre aspak mundimin e drejtimit ndryshe te gjithe ketij mllefi.  
Nuk benim bile as me minimalen, te pakten per rolin qe na takonte brenda statusit qe perfaqesonim: te ulurit ne tavolinen e nje biblioteke e te shfletuarit e nje literature qe te mund te na hapte syte, meqe ishim aq te interesuar per ceshtje  qe aq me zell diskutonim. 
Evitonim te procedonim  ndryshe, per nje realitet ndryshe qe aq shume replikonim! 
Ishim thjesht frikacake qe vetem reklamonim dhe ndaleshin aty.

Te rritur shumica nga prinder, qe i kemi degjuar pafundesisht te na perserisnin: "te duhet ajo diploma qe te ecesh para,  te dominosh kudo, te jesh me i miri, me i fituari"....pa  e vene kryesisht theksin tek keshilla te natyres ndryshe si: "te jesh se pari me i pergjegjshem per te ndryshuar veten dhe te tjeret, te jesh ti ai qe kompetencat e veta t’i fokusoje tek ajo qe do te ndryshoje e ta beje mire, atje ku me mire di te investohet per kete, ti te behesh iniciatori per te dhene nje shembull ndryshe, por pa pretenduar se je ti me i miri"!

Nese te gjithe do te vazhdonim me parimin qe tashme na eshte kthyer ne fiksim, te arriturit e asaj qe vetem mua me intereson, por bazamentin per te ndertuar kete eshte detyrim i te tjereve te ma lene gati.
Cfare makiavelizmi pa sens dhe i ngrate!
Te afirmohemi, pak rendesi ka nese japim me te miren, te ndihemi te permbushur, pak rendesi ka te permbushim, te prezantohemi si dikushi, pak rendesi ka morali i fasades qe na duhet te ndjekim.  
Sot jam serishtmi studente, ne nje vend ku te mirat dhe te keqiat, kane ditur te pakten t’ua inspirojne brezave, per t’iu dhene besimin e nje pergjegjesie, sepse nje nga menyrat me te mira per te ndihmuar eshte te japesh pergjegjesi dhe t’u besh te ditur qe u jep besim, sikurse pergjegjesia kolektive, eshte e rende per tu pranuar por duhet bere!
Prandaj, ne universitetet europiane. nuk shohim studente qe perpiqen te shesin veten ne biseda boshe, apo duke kaluar kohen per te gjetur fajtoret.
Jane te rinj qe jane mesuar te njohin dhe shohin veten per ate qe jane, pa pasur si qellim ne vetvete te humbin kohen duke u shitur per oratore apo kritike te mire.
Vrapojne me kafe ne duar drejt biblotekes, per te kerkuar aty veten per te asimiluar mundesira per te pare dhe vepruar  ne funksion te nje realiteti ndryshe. Me nje pergjegjshmeri maksimale per te  dhene maksimumin e tyre, aty ku munden me mire. I shohim pastaj sigurisht ne greva pa fund, ku nuk mbajne per parulle "duam ndryshim" por "si ta bejme kete ndryshim", parrulla sigurisht te perftuara nga nje konsum kohe ne funksion argumentash bindes, per te guxuar e pretenduar dicka ndryshe.
Duke u preokupuar gjithseicili te behet iniciator brenda kendit te vet, PA PRETENDUAR PERFITIMIN IMEDIAT PERSONAL, TE SERVIRUR TE GATSHEM.
Le t’i marrim edhe ne perberesit e kesaj recete te re e t’i perpunojme ato ne funksion  te nje vlere te vertete, te nje qellimi te perbashket dhe bindes.
Ah po kjo kerkon perpjekje, kohe, angazhim!
Cdo popull ka qeverine dhe udheheqesin qe meriton (s’eshte sigurisht hera e pare qe e degjoni kete), por une e ritheksoj, per te perforcuar idene se  s’duhet te mjaftohemi me me diskutime  pa bereqet, na takon te hapim nje territor te ri veprimi, ku seicili prej nesh te marri ate qe meriton! Ne te kundert eshte e pashmangshme se do ndihemi nen presionin e nje depresioni, qe na le ne vend per t’u bere aktoret e nje fillmi ndryshe.
Por kur dhe nga kush duhet te filloje kjo?
Pikerisht ketu humbasim, ketu fillojme te bejme GJOJA TE PAZOTE PER TE VEPRUAR NDRYSHE, duke menduar gjithnje qe duhet te jete ai dikushi, pra tjetri, qe te jete iniciatori!
Duke ju rikthyer edhe njehere shembullit te studenteve ne bote do te shtoja se askush prej tyre nuk ndermerR INICIATIVA thjesht per t’u pare ndryshe nga profesoret, per t’u ndjere te vleresuar direkt ose indirekt, sepse nuk jetojne sot per neser, nuk i le ambicja e kohes te humbur bibliotekave, prandaj dhe nuk i shohin gjerat kaq ceket. Secili pretendon thjesht nje ndryshim te tille, ne funksion te te bashkejetuarit me mire, me veten, me te tjeret dhe realitetin qe duhet ndryshuar apo rikonceptuar ndryshe.
Askush nuk  i kerkon zgjidhjet duke perjashtuar veten brenda ketij procesi.
Askush nuk pretendon te fshihet mbara qellimeve ne vetvete, apo thjesht te ruajturit te suksesit per vete dhe deshtimin ta hedhi ne treg. Askush nuk i sheh keto zgjidhje jashte vetes, por perpiqet te kerkoje tek vetja.
Askush nuk e sheh tjetrin  dhe veten ne raporte dominuesi e te dominuari, perqendrohen tek raporti i tij social me te tjeret, nuk fshihen mbrapa  PRETENDIMESH.
Marrja pjese ne iniciativen e zgjidhjeve jep nje kenaqesi me vete. Te ben koshient te shohesh tek vetja se deri ku mund te te coje kapaciteti, per te vepruar dhe arritur, per t’u realizuar me mire neser. Te zbulosh vetveten duke vepruar ne funksion te kesaj eshte te dish te japesh me te miren, eshte te ndash pergjegjesite dhe pretendimet, per te kerkuar ate qe meriton te kesh! 
Per ta interpretuar problemin psikologjikisht, kur flasim per keto simptoma, kemi thjesht te bejme me aktore qe karakterizohen nga nje ndjeshmeri ekstreme dhe si rrjedhim reagojne shume me intensivisht ndaj  veprimeve qe ndermer dikush!
Pastaj fshihen  ne nje pozicion mbrojtjeje (ose te pakten i konceptuar si i tille), e kjo sigurisht  fatkeqesisht sjell per pasoje vuajtje e ne te shumten e rasteve ndikon negativisht ne koorelacionin me te tjeret, duke perjashtuar bashkeveprimin me ta.
Ndaj do te na nevojitej nje ndjeshmeri e duhur, sepse vetem ajo do te mundte te na shpetonte per te na bere me te vemendshem ndaj informacionit qe lidhet direkt apo indirekt me ne, e do te na ruante nje status-quo perjetimesh te tepruara, nga ndjeshmeria qe dobeson veprueshmerine.
Te pakten me gjithe dobesite dhe mangesite tona, ne shqiptareve na ka ngelur akoma dhe nje shprese e fundit : buzeqeshjet e verteta, qe neper ato metrote qe ju permenda i kane zevendesuar hije qe  e dine qe s’do te rikthehen me kurre ne "PLOTESISHT HUMANE", sa do zhvillimit, pergjegjshmerise...
JEMI AKOMA NE KOHE PER TA MARRE VETEN  NE DUAR DHE TA RIBEJME! ASNJEHERE NUK ESHTE VONE PER AQ KOHE SA NUK MUNGON BUZEQESHJA E VERTETE!
Te  JESH  interesant per te gjithe eshte e pamundur, ndaj nuk pretendoj t’iu imponoj te me mbeshtesni ne ato cka them.
Aspak!
Thjesht me frymezoi kjo teme per t’iu sensibilizuar jo vetem ne aspektin social por edhe ne ate personal.
E di, eshte e veshtire t’iu bashkangjitesh deshtimeve, gabimet e veta, te perjashtohemi per nje cast nga viktima dhe ta rrjeshtojme veten ne grumbullin e fajtoreve.
Mendoni per nje cast te vetem fajin  e pasojave e  brengave tuaja ne jete t’i ndani  nga tjetri, do te shihni qe sado me e veshtire te ngjaje do te ndiheni shume me mire, shume me te cliruar per te gjetur forcen e duhur per t’iu dhene drejtim gjerave, sepse vetem vetja eshte gjithnje aty per t’iu kujtuar te nderhyni ne momentin e duhur, me taktiken e duhur, per te miren  e duhur.

I fituari ne kete jete  eshte ai qe njeh mire VETVETEN si per ta fajesuar ashtu edhe per ta korrigjuar.
Vetem ai do te jete gjithnje triumfues, sepse nuk eshte triumf te  triumfosh mbi te tjeret por veteveten!





1 comment:

Unknown said...

Eshte e habitshme se si te gjithe ne ulim koken para ca shkrimesh si ky...
Por qellimi i vertete i publikimit nuk eshte qortimi por shpresa per nje te ardhme me "interesante"...
A ka ndonje qe lexon blog-un, reflekton dhe sjell ide "interesante"???