Dec 18, 2011

Open Invitation | '100 VJET SHTET SHQIPTAR'

Galeri Kombetare e Arteve, Tirane, shpall konkursin kombetar per realizimin e logos '100 VJET SHTET SHQIPTAR'. (per me shume info kliko ketu GKA)

Galeria Kombëtare Arteve, Tiranë, ne 16 Dhjetor 2011 shpalli konkursin me karakter kombetar, per realizimin e logos “100 VJET SHTET SHQIPTAR” , KUSHTUAR 100 VJETORIT TE PAVARESISE SE SHQIPERISE, e cila do të shoqërojë të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Përshkrim i përgjithshëm:

Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, organizon Konkursin Kombëtar me titull: “Realizimi i logos kombëtare për 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë, e cila do të shoqërohet me fjalët “100 vjet Shteti Shqiptar”".

Qëllimi i Realizimit te Logos.

Logoja për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar” do të shoqërojë të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

- Në Konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë Artistë, Studio grafike dhe subjekte (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare të interesuar. Këto subjekte mund të paraqesin në këtë Konkurs deri në 5 punime origjinale.
- Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
- Ky Konkurs nuk është i hapur për nxënës dhe studentë.
- Në Konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
- Punimi i Logos, së bashku me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar”, duhet të jetë shprehje artistike figurative dhe grafike.
- Punimi do të paraqitet në formën artistike të bocetit me ngjyra.
- Boceti duhet të jetë në dimensione jo më të vogla se 10 x 10 cm, i vendosur mbi një format A4 dhe njëkohësisht i hedhur edhe në formë elektronike në CD.

Detyra e Projektimit:

- Punimi duhet të jetë shprehje artistike e konceptimit të një logoje, që përkujton 100 Vjetorin e Pavarësisë. Ajo do të shoqërohet me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar”.
- Ngjyrat kryesore në konceptimin e kësaj logoje për 100 Vjetorin e Pavarsisë duhet të jenë ngjyrat e flamurit kombëtar: ngjyra e kuqe dhe ngjyra e zezë, por ato mund të kombinohen edhe me ngjyra të tjera të zgjedhura nga artisti.
- Punimi mund të paraqitet:
a. I punuar me ngjyra mbi letër
b. I printuar nga kompjuteri.
c. Secili prej këtyre formateve duhet të paraqitet edhe në formë elektronike.
- Secili bocet i paraqitur duhet të jetë i nënshkruar nga autori apo grupi i autorëve.

Organizatorët e Konkursit dhe Juria

- Galeria Kombëtare e Arteve, Tirane është institucioni ku do të organizohet Konkursi Kombëtar për realizimin e Logos së 100 Vjetorit të Pavarësisë.
- Punimet do të dorëzohen në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri më datë 27 dhjetor 2011. Punimet dorëzohen me protokoll pranë Sektorit të Arkivë - Dokumentacionit në GKA, Tiranë. Numri i kontaktit në GKA është +355 4 2226033.
- Juria shqyrton punimet me datë 28 dhjetor 2011.
- Me datë 29 dhjetor 2011, ditë e enjte, do të shpallet fituesi i Konkursit, nga Juria në mjediset e GKA, Tirane në orën 13.00.
- Juria e Konkursit përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, personalitete nga fushat e artit dhe kulturës, e miratuar nga MTKRS. Vendimi i jurisë është publik, i formës së prerë dhe i paankimueshëm.
- Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 300.000 (treqindmijë) lekë te reja, ku përfshihet dhe taksat e aplikueshme.
- Boceti fitues bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
- Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe GKA, Tirane lidhet Kontrata për Pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit Nr.9380, dt.28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9 , pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.
- Nga data 15 dhjetor 2011 me shpalljen publike të Konkursit, të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e këtij Konkursi nëpërmjet tërheqjes pranë recepsionit të GKA, Tirane të materialit të shkruar, ose nëpërmjet websajtit të GKA, medies së shkruar dhe asaj elektronike.

No comments: