Pages

Feb 13, 2012

Open Invitation | '100 Vjet Shtet Shqiptar'

Konkursi i Teatrit Kombëtar | '100 Vjet Shtet Shqiptar'

Sipas kryetarit të Teatrit Kombetar, z. Kristaq Skrami, sezoni teatral deri në fund të 2012-ës, do t’i përkushtohet dramës shqipe me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise.

Disa nga eventet ne kalendarin e sivjetshem te TK jane:

1. Konkursi Mbarekombetar i Drames Shqipe. Ai qendron hapur deri ne 11 mars 2012.
2. Festivali Mbarekombetar i Teatrit. Tema e te cilit eshte drama shqipe.
3. Pjesemarrja e teatrit shqiptar ne Festivalin Boteror te Shekspirit. Ne kete aktivitet perfaqesohen 37 vende dhe do te zhvillohet ne 9-14 maj 2012.

[via albobserver]

Konkursi Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe

Në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në respekt të të gjithë atyre që në historinë e lashtë dhe të re të popullit tonë, kanë kontribuar në ngritjen e shtetit dhe institucionalizimit shqiptar, me veneracionin e figurave historike që kontribuuan për ngritjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, si gjuhë, ritual, dhe botë shpirtërore; Teatri Kombëtar me mbështetjen e MKRS shpall konkursin për Dramën Shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse dhe në diasporë.

Kriteret dhe afatet

Tema e kësaj krijimtarie si një prurje e re është: '100 Vjet Shtet Shqiptar'. Me këtë rast bëjmë publikë kriteret e pjesëmarrjes dhe të pranimit. Në përfundim të konkursit do të jepen tre çmime dhe veprat do t’i sugjerohen për premiera edhe teatrove bashkiakë. Vepra fituese që do të shpallet, do jetë premierë e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, dramat më të mira mund të botohen në një Antologji me krijimet e viteve të fundit. Dramat e paraqitura do të vlerësohen nga Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar.
1-Shtrirja kohore e “materies” dramatike mund të përfshijë periudhë kohore para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë.
2-Vepra mund të ketë karakter të mirëfilltë historik duke evokuar një ngjarje kulmore të historisë kombëtare.
3-Vepra mund të jetë një konceptim modern që nuk i referohet asnjë periudhe apo ngjarje historike.
4-Tematika mund të jetë nga më të larmishmet, gjithçka që lidhet me botën shqiptare në të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen.
5-Në konkurs janë të mirëpritur dhe vlerësuar dramaturgët mbarëkombëtarë.

Të gjithë të interesuarit duhet që të shprehen për interesimin si pjesëmarrës duke plotësuar një deklaratë që pranon që është njoftuar dhe pranon të marrë pjesë në konkursin mbarëkombëtar të dramës shqipe.

Këtë informacion mund ta përcjellin përmes postës elektronike info@teatrikombetar.gov.al,
ose me postë në adresën: Zyra e marketingut, Teatri Kombëtar, rruga “S. Toptani”
ose duke u paraqitur pranë institucionit.

Afati i fundit i dorëzimit është 11 mars 2012.

Shpallja e fituesve dhe vlerësimi i tyre (tre çmime) do të bëhet nga Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar.
Vepra më e mirë do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Dy veprat e tjera do t’i sugjerohen teatrove bashkiake në bashkëpunim me dramaturgët fitues.
Gjithashtu, veprat më të mira do të botohen në një “Antologji e Dramës Shqipe”.
-------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: