Feb 2, 2012

Open Invitation | Konkursi Muslim Mulliqi - GAK

GALERIA E ARTEVE E KOSOVES / THE KOSOVA ART GALLERY
SHPALL 
KONKURSIN NDERKOMBETAR TE ARTEVE PAMORE MUSLIM MULLIQI 2012
SI ME POSHTE:
[per me shume info mos hezitoni te 'like' GAK ne Facebook dhe te vizitoni websitin e kesaj galerie]

Galeria e Arteve e Kosovës / The Kosova Art Gallery

K O N K U R S

Për pranimin e punimeve nga të gjitha mediumet e arteve bashkëkohore.
Të drejtë konkurrimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos dhe performances.

1. Formulari për plotësim mund të merret në Galerisë së Arteve të Kosovës, ose mund të shkarkohet nga ky link:http://galeriaearteve.com/

2. Punimet duhet të jenë realizuara viteve të fundit dhe të pa ekspozuara në GAK.

3. Biografia profesionale.

4. Punimi më i suksesshëm do të shpërblehet me Çmimin “M. Mulliqi” në vlerë
prej 3.000 €.

Koncepti kuratorial: S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur

Ekspozita do t’i bëjë bashkë artistët kosovarë dhe ata të huaj në shqyrtimin e metaforës së Kaleidoskopit dhe të fshehurave të tij.

Kaleidoskopi është shpikur në fillim të shekullit 18 nga Skot Dejvid Bruster. Fjala kaleidoskop rrjedh nga greqishtja dhe kuptimi i saj mund të përkthehet si "vëzhgues i formave të bukura" – kalos (bukur), eidos (formë) dhe scope (të shikuarit). Kaleidoskopi u shpik si një pajisje shkencore, synimi i së cilës ishte prodhimi i imazheve krejtësisht të rreme, të cilat do të gjykoheshin për nga cilësitë e tyre estetike. Ai u shfaq si konkurrent i fotografisë dhe pajisjeve të ndërlidhura "televizive", siç ishin teleskopi dhe televizori, të cilat kapnin momente nga realiteti dhe i projektonin në distancë. I pari prodhonte një gjithësi të pafundme imazhesh imagjinare, ndësa të dytat regjistronin në mënyrë të saktë atë që "shihnin" dhe ua transmetonin këtë imazh të tjerëve përmes aparateve televizive.

Megjithatë, në botën e sotme, e veçanërisht në një shtet të ri si Kosova, i cili po bën hapat e tij të parë në një botë me shumë të panjohura, kjo ndarje mes imagjinuarës dhe të vërtetës gjithnjë e më shumë po e humb rëndësinë. Në fakt, në kulturën bashkëkohore ne mund të flasim edhe për telekaleidoskopin – një pajisje e vetme që mbledh, riprodhon, organizon dhe ndan në copëza pikëpamjet tona mbi realitetin. Ai njëkohësisht na sqaron dhe na ngatërron, ndërkohë që gjykimet mbi të bukurën dhe të vërtetën na i bën më të vështira dhe më vendimtare.

Në jetët tona ne kohë pas kohe ballafaqohemi me drama të mëdha mediatike. Këto janë çastet e dyshimeve maksimale mbi besueshmërinë e telekaleidoskopit. Kjo vlen sidomos për Prishtinën dhe Kosovën, vende të cilat kanë ndryshuar tej mase në vitet e fundit, sidomos në pikëpamjen sipërfaqësore dhe përplot me keqkuptime të mediave botërore.

Ekspozita do të na ofrojë një mundësi për të parë se çfarë nënkuptojmë me "forma të bukura" në shekullin XXI dhe në realitetet përreth nesh. Pa dyshim, format që do të prezantohen do të jenë të llojllojshme. Por e përbashkëta e tyre do të jetë kombinimi i realizmit dhe të imagjinueshmes – një farë fantazie shkenore, e cila do të na kthejë prapa te shpikja origjinale e Brusterit dhe te ndërlidhja e kësaj të fundit me fotografinë.

Kaleidoskopi gjithashtu shërben si metaforë për mënyrën e fragmentuar se si ne e përjetojmë botën bashkëkohore. Ai nuk prodhon bukuri të rëndomtë por, përmes copëzave të përziera dhe të ngrira, krijon një bukuri të përkohshme, artificiale dhe të izoluar. Në botën e artit bashkëkohor, kjo bukuri mund të shfaqet në një moment diskutimi, te drita e cila bie mbi një pikturë pejzazhi, apo te lëvizja e një dore në një video. Bëhet fjalë për atë bukurinë mpirëse vizuele të cilën e përjetojmë në momente krizash apo rrënimesh - një mpierje që s'na ikën nga mendja edhe pasi t'i kemi marrë vesh tregimet e trishta që qëndrojnë prapa imazheve. Në këtë ekspozitë, ne dëshirojmë t'i japim mundësinë kësaj bukurie që të duket, por edhe të reflektojmë mbi faktorët që janë të nevojshëm për lindjen e saj.

Artistët bashkëkohorë i japin përgjigje po asaj bote ku të gjithë ne jetojmë. Vëzhgimet e tyre ndonjëherë mund të duken të pazakonta apo ekzotike, madje edhe si elitiste apo të pakuptimta. Megjithatë, ato ndërtohen mbi themelet e përvojave të zakonshme njerëzore. Punimet e kësaj ekspozite do të përpiqen ta ngrijnë për një moment këtë karinval imazhesh, ta vënë në dukje një qoshe të vogël të realitetit dhe të na ndihmojnë për ta parë atë në mënyrë më intensive, më të përqendruar.

Në ekspozitë do të marrin pjesë rreth 25 artistë, gjysma e të cilëve do të jenë nga Kosova dhe gjysma tjetër të huaj. Ata do të marrin pjesë me imazhe, aksione, platforma apo video, të cilat përbëjnë copëza të një tërësie më të madhe. Bashkërisht ata do t'ua mundësojnë shikuesve të kalojnë nga njëri punim te tjetri, të vendosin se ku dëshirojnë të pauzojnë e të marrin frymë, si dhe kur ta zbulojnë atë bukurinë e pazakontë të kaleidoskopit rrotullues.

Kurator: Charles Esche, Galit Eilat  
 
VEREJTJE:

• Nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, të tjera) të dërguara.
Aplikimet në zarf dërgohen në adresën:
 
• “Galeria e Arteve të Kosovës, Rr. Agim Ramadani, nr. 60, 10000, Prishtinë”, cdo ditë pune nga ora 08.00 – 16.00 deri më datë 20.02.2012
 
• Për Informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038 225 627 ose në e-mail: gak@kujtesa.com
 
• Personi kontaktues: Dhurata Ramosaj

No comments: