Pages

Feb 18, 2012

Prape mbi Tiranen... nje pickim per ju!

Jo rastesisht jetoj ne nje shtet qe nuk eshte Shqiperia... dhe jo aq "rastesisht" pervec emrit tim duhet te tregoj e flas lidhur me "prejardhjen" time. 
Keshtu kur them "Elma" duhet te them "shqiptare", ndonjehere dikush me kerkon te specifikoj dhe une them: "nga Tirana". Ne te shumten e rasteve mezi pres kete pyetjen specifikuese dhe e theksoj kete fakt me koken ngritur lart dhe me nje buzeqeshje qe ndrit plot krenari...pastaj....
Pastaj dialogu kalon ne tematika te tjera jo me lidhur me origjinen...
Shume deklarojne prejardhjen por askush si NE (shqiptaret) nuk duhet te tregoje cdo here gjate prezantimit dicka vertet karakteristike....qe e pershkruan me se miri.

Italianet mjafton te thone: "Roma e pizza"
Francezet: "Paris e nouvelle cuisine"
Spanjollet:  "Madrid e paella"
Greket: "Athina e feta"
Gjermanet: "Berlin e bier"
Anglezet: "London e branch"
Amerikanet: "New York e hamburger"
Hebrenjte: "Jeruzalem dhe Shabbat"

............................................................................................

Shpesh tregoj per Alpet e Shqiperise, per shqiponjen ne flamur, per detin e mrekullueshem dhe qytetet e mbrojtura nga UNESCO ... por cuditerisht asgje per "TIRANEN me qoftet dhe raki".
E c'te them sipas jush? Qe Tirana, kryeqyteti im:
... ka akoma nje zemer te plasur?
... s'ka det dhe ne dimer s'ka asgje per te bere!
... te rinjte mbyllen e dergjen kafeneve (e sipas jush kjo duhet te jete nje karakteristike per t'u treguar?)
... se mos ka ndonje histori si Roma apo Jeruzalemi?
... ne fund te fundit eshte nje (gjysem) metropol tipik lindor...madje edhe pa metro!
... dikur Tirana ishte nje fshat i humbur e i shkretuar; dhe ndoshta e tille KA MBETUR!
... gjate 20 viteve te "demokracise" u injorua, shkaterrua dhe tjetersua shume here!
... Tirana ka nje EMER...per te cilin akoma nuk biem dakort se nga e ka prejardhjen!
... eshte Kryeqyteti i nje shteti qe tenton te perqendrohet i teri brenda saj!
... na duket si "qendra e botes" dhe ndoshta eshte e gjithe Shqiperise...

Inteligjenca dhe Arti fshihen nga injoranca qe gelon rrugeve si lum i terbuar dhe i rrembyer!
C'te them lidhur me qytetin ku linda, u rrita dhe u brumosa perpara se te shihja se si qe gdhendur historia e parardhesve te botes ne kryeqytetet e hershem si Roma e Athina ose si evolon dhe zhvillohet jeta ne ditet tona ne super kryeqytete si Londra e Brukseli...?

Dua t'iua paraqes si nje leter te hapur, kete thirrje per ndihme se nje here Koloreto me "pickoi" me nje artikull mbi Tiranen "pa emer"!
...une po e thelloj edhe me keq çeshtjen dhe ju pyes: CDO TE THOSHIT JU PER KRYEQYTETIN NESE DUHET TE SILLNIT NJE TE HUAJ NE TIRANE???
SI DO TA PREZANTONIT TIRANEN ME SYTE E MENDJES???

Kerkoj pergjigje nga dhe per te gjithe ata qe dine sa vjeç eshte Tirana?!
;)


***

No comments: