Pages

Feb 11, 2012

Tirana 92 Vjec | Opinion

[A very gentle manifesto]

Nje Dite ne Jeten e Kryeqytetit.


Sot u zhvillua konferenca per 92 vjetorin e Tiranes dhe si ne cdo takim qe mbahet ne vend, kishte vetem lavderime, fjale te mira dhe shpresa. Ne shqiptaret jemi shume te lidhur pas historise tone, aq sa edhe kur prezantohemi me te tjere gjeja e pare qe pyesim eshte origjina familjare. Kjo tregon se jemi krenare per ato c’kane bere dhe c’na kane lene brezat e gjysherve dhe te stergjysherve, por jo vetem aq. Jemi bere selektiv per periudhat historike qe duam te kujtojme, vleresojme, dhe pranojme. Pa diskutim, historia dhe trashegimia qe ajo le pas nuk hidhen poshte, edhe pse mund te kete ndonje ndreqje ose pershtatje te vogel aty ketu.

Per shembull, qendrimi i njerezve ndaj komunizmit eshte mohues edhe pse kapaciteti qytetar, sjellja, edukumi dhe mentaliteti i tyre eshte formuar ne kete periudhe. Sado qe nuk pranohet, ky eshte realiteti. Edhe pse ardhja e demokracise ka ndodhur me shume se 20 vite me pare, keta breza te formuar ne nje regjim totalitarian vazhdojne te kene (ne thelb) te njejtin mentalitet, ndonese menyrat e aplikimit jane me te kohes, me moderne. Ky fenomen perzgjedhes vazhdon akoma; dhe per mendimin tim nuk eshte krenari, por nje frike apo pasiguri per te ballafaquar (pranuar) te tashmen, realitetin. Ajo qe me ben pershtypje dy dekadat e fundit eshte lufta (ose corba) midis te shkuares dhe te sotmes.

Shumica i sheh keto vite si nje menyre e re amnezie historike dhe i quan realitet, nje realitet bashkohor, europian, demokratik, etj. Po keta njerez, jane pjese e atij brezi qe jo vetem jane formuar ne komunizem, por dhe qe e kane ndjekur shume afer historine. Thone qe historia perseritet, te pakten ne Shqiperi kjo eshte e vertete. Mos them me perpara, por nga Zogu e ketej cdo gje ka qene pseudo [...], veteshpallje pas veteshpallje. S’ia vlen te hedhesh poshte njeren dhe te mbash tjetren, apo jo? Ky eshte fakt historik qe tregon se asnjehere s’kemi rene dakort si popull. E vetmja gje qe na bashkon (dhe na ka bashkuar) eshte “ideja” e te qenurit shqiptar. Po them ideja, se aktualiteti i te qenurit shqiptar eshte dukur ne veprimet per vendin dhe ndaj njeri-tjetrit. S’keni pse te me besoni mua. E tregon vete historia, ose me sakte perseritja e saj.

Pervec shumices qe permenda, qendron dhe nje grup tjeter (si gjithmone kunder) me njerez qe besojne se keto 20 vjet jane pjese e historise, (asaj historie qe ata me lart nuk pranojne) pikerisht se ajo vazhdon te perseritet edhe pse eshte me moderne apo pseudo[demokratike].  Duke menduar se ne vend ekziston nje demokraci e perbere nga spektatore (populli), ku pjesemarresit (ose aktoret) jane te paket, atehere realitetit nuk i mbetet vec te jete spekulativ. Kjo gje shkaktohet nga qendrimi selektiv ose pershtatja, duke filluar nga ajo historike. Eshte nje forme e re amnezie kombetare (sipas meje) qe na largon me shume nga e kaluara dhe akoma me shume nga realiteti. Nje shekull shtet dhe 92 vjet kryeqytet, Tirana nuk ka identitetin e saj dhe vendi akoma mbahet me nacionalizmin e kohes se Skenderbeut. Duhet te dallojme ndryshimet nga e shkuara deri me sot; ato qe ia vlejne (dhe do t’ia vlejne) per t’u ruajtuar ne te ardhmen. E mbajme koken mbrapa sepse vazhdojme te kemi frike ta shohim realitetin sic eshte, ashtu sic e jetojne te gjitha shtresat e popullsise, te gjitha moshat nga 8 deri ne 80 vjec.

Duke thene kete, dua te permend perseri konferencen qe u zhvillua ne kuader te 92 vjetorit te Tiranes kryeqytet. Edhe pse pak me vonese, arrita te degjoj shumicen e panelit te zgjedhur. Pjesa me e madhe e fjalimeve perbehej (sic e thashe me lart) nga lavderime, fjale te mira dhe shpresa si: Tirana eshte enderr per shqiptaret; Tirana eshte kryeqyteti i shqiptareve; historikisht Tirana ka patur pozicionin me te mire  ne vend, etj.
Nga e gjithe kjo, nuk kuptova pse nuk u fol per realitetin e Tiranes pas 92 vjetesh? Identitetin e saj?
Ne s’jemi duke fjetur qe t’jete enderr. Tirana mund te jete kryeqytet, por nuk ka akoma standartet me themelore te te qenurit Metropol Europian (sic u quajt disa here sot). Edhe historikisht, shqiptaret kane qene te percart sepse nuk binin dot dakort. (dhe) Nga c’degjova sot, kemi shkuar jo si nje grup i vetem por si disa delegacione ne Kongresin e Vjenes.

Prandaj, 100 vjetorin duhet ta festojme jo duke ritreguar dhe stertreguar historine (ose ato pjese qe i dime mire te gjithe) por duke e pare ku kemi arritur dhe cfare do behet me te. Pse duhet festuar duke zbukuruar cfare kemi qene, kur nuk e dime dhe kemi frike te ballafaqojme cfare jemi? Pse nuk veprojme (ose dhe flasim) per kapacitetin qytetar qe duhet te kemi, qe te mund te kthejme qytetin ku jetojme ne nje Metropol Europian (me plot gojen)? Pse nuk pranojme gjendjen reale te Tiranes sot, jo vetem urbanistiken (qe eshte akoma provizore) por edhe gjerat esenciale si kapaciteti dhe sjellja e banoreve ndaj hapesirave te qytetit dhe njeri tjetrit? Si mund te festojme shekullin e lirise me plane provizore? Pse kemi frike ti shohim dhe te perballemi me gjerat ashtu sic jane?

[vertet ky eshte opinioni im, por me e rendesishme eshte gjetja e pergjigjeve per pyetjet qe kam]
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: