Apr 26, 2012

Boceti Fitues | Monument per 100-Vjetorin e Pavaresise

Nga 5 bocetet finaliste te Konkursit per Monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise, me se fundmi eshte zgjedhur fituesi.
Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani)
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si: ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.
Para dy javesh 5 bocetet finaliste nga 80 konkuruese u perzgjodhen nga juria e Galerise Kombetare te Arteve. Ne kete kohe GKA hapi dhe nje votim popullor virtual (online) dhe fizik (ne ambientet e GKA-se) qe do te luante nje rol suplementar per te shpallur bocetin fitues, perkrah atij te komisionit. Votimi u mbyll dje dhe rezultat jane si ne vijim: 6450 vota online dhe 170 vota fizike ne GKA. Sipas llogaritjeve dy veprat me te votuara ishin ato te duos Visar Obrija & Kai Roman Kiklas dhe gjermanit Jorg Plickat, vetem me 10 vota diference. Duo e pare ka marre 2181 vota ose 33.8%, kurse Plickat 2171 ose 33.6% te totalit.
Me pas vijojne bocetet e Blerta Xhomos & Ilirjan Shimes, Pjerin Kolnikajt, dhe se fundmi Thoma Thomait. Zgjedhja popullore i eshte dorezuar ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per vendimin perfundimtar. Ky konkurs eshte bere ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise dhe boceti do te ngrihet ne kryeqytet, Tirane per kete rast.


Dy gjera me shqetesojne nga e gjithe kjo:

1. Nje shumice derrmuese e votuesve morren pjese online
Kjo eshte nje gje e mire qe tregon se interneti prek masa te medha njerezish dhe na bashkon per evente te ketij lloji. Por, ne te njejten kohe tregon se Shqiptaret vazhdojne te jene indiferente ndaj ekspozitave apo eventeve kulturore te paraqitura nga Institucionet e Artit apo Kultures si Galeria e Arteve, dhe nuk shkojne te shohin cfare prodhon shoqeria krijuese vendase. Nje qendrim dhe mentalitet i tille na le mbrapa, duke na mohuar kapacitetin per te ditur dhe kuptuar vleren dhe talentin qe perben identitetin, pasurine dhe (pse jo) trashegimine kulturore, shpirterore dhe materiale te ketij kombi. 


2. Boceti fitues nuk ka nje vend te caktuar vendosje.
Si mund te zgjidhen monumente per 100-vjetorin e Pavaresise pa nje kontekst specific? Atehere, monumenti kthehet vetem ne nje skulpture dhe humbet konceptin simbolik te nje kombi ose territori nese mund te vihet kudo. Eshte pak a shume si roli simbolik i lapidareve apo pllakave te mermerit qe tregojne se ne nje vend te caktuar dicka ka ndodhur ne histori, dicka sado e vogel por qe eshte pjese e jona dhe sado indirekt ka ndikuar ne formimin e se ardhmes. Atehere, pyetja me produktive per mendimin tim duhet te jete kjo:
Ku qendron ky vend ketu ne Tirane qe te simbolizoje 100-vjetorin e pavaresise kombetare?



No comments: