Pages

Apr 27, 2012

STACION presents Kosovo Artists for WEYA 2012


Stacion - Qendra e Artit Bashkëkohor në Prishtinë shpall  artistët e rinj nga Kosova të përgjedhur për pjesëmarrje në 'WEYA -World Event Young Artists 2012'.

Pas pjesëmarrjes së artistëve nga Kosova në ngjarjet e Bienalin e XI-të Artistëve Rinj të Europës dhe Mesdheut dhe takimeve me anëtarët e Asociacionit BJCEM në Romë dhe Selanik, Stacion – Qendra e Artit Bashkëkohor n
ë Prishtinë është ftuar të jetë institucioni partner pjesëmarrës në 'WEYA 2012' dhe institucioni që do të nominoj artistë të Kosovës për pjesëmarrje në 'WEYA 2012'.

'WEYA - World Event Young Artists 2012', është ngjarje e cila mbahet prej 7 – 15 shtator 2012, në Nottingham të Britanisë së Madhe.

'World Event Young Artists 2012' është ngjarja e parë e këtij lloji që do të mbahet dhe është një mundësi e jashtëzakonshme e të sjellurit bashkë dhe të vlerësimit të talentit dhe ekselencës artistike të të rinjëvë nga e gjithë bota.

Kjo ngjarje do t
ë mbledhë një një vend 1,000 artistë të rinj (18 – 30 vjeç) që vijnë nga 120 shtete.

Gjithsej pesë artistë nga Kosova kanë qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes dhe të nominuar për pjesmarrje në 'WEYA 2012'. 

Kuratorët Claudio Zecchi dhe Marco Trulli kanë zgjedhur punët e Qëndresë Deda dhe Fatmir Mustafa për pjesëmarrje në 'WEYA 2012'.
via cee-art
via cee-art
Si hap fillestar për përzgjedhjen e pjesëmarrjes në këtë ngjarje ka qenë edhe procesi i përzgjedhjes për pjesëmarrje në Bienalin e XI-të Artistëve të Rinj të Europës dhe Mesdheut që është udhëhequr nga Stacion – Qendra e Artit Bashkëkohor në Prishtinë.

Stacion - Q
ëndra e Artit Bashkëkohor në Prishtinë
Rr. Zija Prishtina p.n. 
10000 Prishtine
Republika e Kosoves
+381(0)-38-222-576
info@stacion.org

www.stacion.org

No comments: