Jun 4, 2012

Art Kontakt Festival 2012 | Ali Pasha Castle

ArtKontakt organizon:


Keshtjella e Ali Pashës, 10-12 Gusht, 2012 (Porto Palermo)
Ali Pasha Castle, 10-12 August 2012 (Porto Palermo-Albania)

Në edicionin e parë te 2007-s Kështjella sugjestive e Porto Palermos-(Himarë) e cila u kthye në një laborator artistik dhe mirëpriti ide të reja. Artistë, poetë, performer nga Shqipëria dhe nga vendet përreth "ndërhynë" artistikisht duke u frymëzuar nga konteksi historik/arkitekturor, duke i dhënë një imazh të ri kësaj zone. Kjo ndërhyrje artistike ishte një lloj elementi simbolik si “Kali i Trojës”, që u bë metaforë e mrekullueshme e shkëmbimit kulturor si mjet fitoreje për të thyer fortifikime si simbole të luftrave dhe konflikteve. U rrëfyen dhe u ndanë emocione, mendime, opinione, ëndërruam dhe bëmë konkrete një utopi. Krijuam një botë të pasur dhe të ndryshme... 

Art Kontakt Festival, pas disa edicioneve, rikthehet në dimensionin e tij ndërkulturor, duke kerkuar në  mënyrë të pareshtur, të përfshijë artistë nga Mesdheu dhe Ballkani. Krijimet e tyre në këtë Festival, kërkojnë të evokojnë historinë e përbashkët në dritën e modernitetit.
Ky edicion i 2012-s synon të hulumtojë impresionet, përjetimet, prespektivat dhe ndjesitë që arti po pasqyron në këtë moment historik, si rrjedhojë e krizës globale.

--------------------------------------------------

INTERNATIONAL ART FESTIVAL

WHAT? (Çfarë?)

Contemporary artPerforming artMusic experimentalEntertainment 

WHO? (Kush?) - ART KONTAKT FESTIVAL (Festival i Artit Bashkëkohor)

WHY? (Pse?) - Kriza, Sistemi dhe Ndryshimet

WHERE? (Ku?) - Keshtjella e Porto Palermo - (Qeparo, Albania)

WHEN? (Kur?) - 10-12 Gusht 2012 

Me mbeshtetjen e Ministrise te Mbrojtjes te Shqiperise, Keshilli i Qarkut Vlore


me kontributin e: Vodafone Albania


ne bashkepunim me:

 ~ Promenade Gallery, (Vlore-Albania) 
 ~ The Office Contemporary Art Space Affair, (Torino-Italy) 
 ~ Marco Polo system (Venice-Italy) 
 ~ Citizens Association Omen Theatre, (Belgrad-Serbi) 
 ~ Linux Centre, (Belgrad-Serbi) 
 ~ Contemporary Art Center, (Skopje-Macedonia) 
 ~ Academy for Training & Technical Assistance, (Prizren-Kosove) 
 ~ Electronic Music Tirana, (Tirane-Albania) 
 ~ Personal Cinema Collective,(Athens-Greece) 


Per me shume informacion mbi kete festival dhe edicionet e tij klikoni ketu.
Per te pare foto nga eventet artistike te ketij festivali klikoni ketu.
Per informacion mbi kalane e Ali Pashes ne Porto Palermo klikoni ketu.
Artikull ne italisht per festivalin ketu.

PER TE RSVP NE KETE FESTIVAL BEHUNI PJESE E GRUPIT
ARTKONTAKT FESTIVAL & EVENTIT NE FACEBOOK.



No comments: