Jun 18, 2012

Boa Mistura | Dritë Në Rrugica

Boa Mistura është një grup artistësh urban, formuar në vitin 2001 në Madrid, Spanjë.
Më poshtë mund të shihni filmin mbi projektin e tyre Dritë Në Rrugica.

Për më shumë info mbi këtë ndërhyrje urbane dhe përdorimin e artit si mjet për ndryshimin e vëndeve publike mund të lexoni artikujt në këtë blog këtu, këtu dhe këtu.


Projekti  është kryer në Vila Brasilândia, në São Paulo, gjatë muajit janar 2012. Projekti është pjesë e serisë Crossroads: Ndërhyrjet Pjesëmarrëse të Artit Urban  Boa Mistura-s për të modifikar komunitetet e varfra duke përdorur artin si një mjet për ndryshim dhe frymëzim. Në 4-16 Janar, grupi i artistëve qëndroi në shtëpinë e familjes Gonçalve në Brasilândia, duke patur në këtë mënyrë një kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin. Pas studimeve dhe analizave paraprake, vëndi që ata zgjodhën ishin rrugët e ngushta dhe gjarpëruese që lidhin rrjetin urban, të njohura si vielas apo rrugica. Dialogu me banorët dhe pjesëmarrjen e tyre aktive ka qenë vendimtar për projektin. "BUKURIA", "QËNDRUESHMËRIA", "DASHURIA", "ËMBËLSIA" dhe "KRENARIA" janë koncepte të zgjedhur nga kolektivi për ndërhyrje. Dritë Në Rrugica është bërë i mundur me sponsorizimin e Ambasadës së Spanjës në Brazil në bashkëpunim të Airlines Singapor, Bojrat Montana dhe Qëndra Kulturore Spanjolle në São Paulo.

No comments: