Jun 13, 2012

MARATONA "Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra"


Ne ju ftojme te merrni pjese ne menyre aktive ne maratonen sportive / sensibilizuese te dates 1 KORRIK 2012 qe mban titullin "Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra" dhe do te organizohet ne nje nga zonat me turistike te Shqiperise.  Ne oren 5:00 grupi niset nga fshati VUNO drejt kryeqendres HIMARE duke bere nje ndalese perkujtimore ne Qafe te Vishes. 
Ne bashkepunim me PERfACTs dhe shoqata te interesuara krijojme nje alternative zbavitese, informuese dhe mbi te gjitha sensibilizuese. Ne synimet e kesaj maratone jane perballja me tema aktualisht te gjalla ne shume tryeza si kombetare ashtu edhe nderkombetare, sikurse organizimi i nje evenimenti gjitheperfshires i cili te nxise te rinjte per aktivitete ne ajer te paster.
Aresyet e kesaj levizje sportive jane:
- Mbrojtja dhe siguria ne rruge,
- Ruajtja e ambjentit (UJE, AJER, TOKE),
- Sensibilizimi i rinise aktive,
- Bashkepunimi mes qytetareve dhe strukturave shteterore,
Maratona na pergatit shpirterisht qe te trajtojme tema por edhe fizikisht ne perballimin e nje distance personale. Individualizmi ne vrapim dhe reflektimi personal do te jete i dobishem per te mbajtur konstant fokusin ne temen kryesore: “Per nje jete te sigurte ne rruge te pastra”.
Etapat:
Maratona me itinerar Vuno - Himare ka nje gjatesi prej rreth 8 km dhe eshte e pershkueshme ne rreth 40 minuta. Kerkohet nje stervitje mesatare. 
Nisja do te behet rreth ores 5:00 nga qendra e fshatit Vuno.
Nje ndalese perkujtimore do te jete ne uren e Qafes se Vishes per te nderuar ata qe humben jeten ne 21 MAJ 2012. 
Kush te doje mund te hedhe mbi rrenojat e autobuzit famekeq, lule te fresketa ne kujtim te jeteve qe u ndalen ne ate humnere. Deri ne kete pike jane afro 4 km dhe kerkohet pjesmarrja e te gjitheve. (Maratonistet qe nuk munden te vrapojne mund te pershkojne kete distance me ecje!)
Per pjesen tjeter ndalesa e perfundimtare do te jete ne qendren e Himares.

Duke ju rikujtuar diten e diele ne date 1 KORRIK 2012 ora 05:00 ju ftojme qe te beheni pjese e kesaj levizje sportive e kulturore!


Per info ELMA: 
elma.mela@gmail.com

No comments: