FORUMI I TRASHEGIMISE:
Kalaja e Tepelenës në rrezik, muret drejt shembjes
Shfaqen dy pllakatat e rralla të Mesjetës, hedhin dritë mbi Ali Pashë Tepelenën dhe luftën turko-veneciane.
nga Eri Baco | Gazeta Shqiptare, e shtune 2 Qershor 20120Kalaja e Tepelenës është drejt shkatërrimit të pakthyeshëm! Mesazhi SOS përgjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet objekti, është dhënë dje nga anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Në një tryezë të mbajtur në këtë qytet, Artan Lame, Artan Shkreli, Auron Tare dhe kryetari i bashkisë Tërmet Peci, janë shprehur se muret e kësaj trashëgimie me rëndësi për historinë e Shqipërisë, janë drejt shembjes. Specialistët e trashëgiminë, urbanistë, arkitektë, përfaqësues të njohur të shoqërisë civile në Shqipëri nën moton "Tepelena në rrezik" i kanë bërë me dije shqetësimet në të parin takim publik të këtij lloji mbi nevojat e menjëhershme të trashëgimisë kulturore në këtë zonë. Në bashkëpunim e bashkinë e Tepelenës të pranishmit
u janë referuar problematikave aktuale të trashëgimisë, të cilat po degradojnë me një ritëm të lartë. Takimi i mbajtur në hyrje të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, pat për qëllim sensibilizimin e opinionit dhe politikës për ruajtjen e vlerave historike dhe mbrojtjen e monumenteve që mbart ky i fundit.
MESAZHI SOS
Kryetari i bashkisë Tërmet Peçi ka konkretizuar disa prej hapave mbi rikthimin e traditave, duke nisur me pastrimin e mbetjeve urbane, të cilat vetëm një vit më parë kishin rrethuar këtë objekt të rëndësishëm në llojin e vet. Nga ana tjetër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të shoqërisë civile të jenë pjesë e mbrojtjes dheinvestimeve në këtë zonë. "Qyteti i Tepelenës numëron zona monument kulture, të cilat po degradojnë. Kalaja, një objekt me rëndësi të veçantë është drejt rrënimit, muret janë gati në të shembur e në kushte të tilla apeli për ndihmë është edhe më i gjerë", tha ai. Përfaqësuesi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë
Artan Lame, në fjalën e tij, e vuri theksin tek problematika e trashëgimisë në këtë qytet. "Tryeza e sotme, ka për qëllim pikërisht nismat e mëtejshme të shpëtimit të këtyre objekteve që përfaqësojnë historinë shqiptare. Tepelena është lënë në harresë nga Qeveria duke humbur nga viti në vit objekte me shumë vlera. Ne erdhëm në një nga ambientet e fundme të mbetura të mbuluara të kalasë për ta parë situatën nga brenda, e për të vënë gishtin mbi plagë", -tha ai. Lame i bëri thirrje shtetit shqiptar, politikës, institucioneve dhe donatorëve t'iu përgjigjen nevojave të qytetit për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga kjo kështjellë, pasi ajo ka vlera të jashtëzakonshme historike të kombit.
Nga ana tjetër, arkitekti i njohur Artan Shkreli ka vënë theksin tek ato që duhet të jenë projekte konkrete në
ndihmë të shpëtimit të objekteve, njëherazi edhe të vënies në funksion të turizmit e përmirësimit të jetës së banorëve. "Ajo çka duhet të jetë primare është pikërisht fillimi i regjistrimit të objekteve aktuale monument
kulture e historike, investim për emergjencat e këtyre objekteve e më pas përmirësimi i imazhit, duke nisur
më pjesën e jashtme të kalasë në mënyrë që të thithen sa më shumë vizitorë".
Studiuesi Auron Tare, një prej nismëtarëve të tryezës dhe mbrojtës i monumenteve është shprehur se Kalaja e Tepelenës, e rrënuar nga banesat dhe mbetjet duhet të jetë në vëmendjen e gjithë banorëve. "Axhenda për vizitimin e kalasë duhet të aktivizojë jo vetëm historianë e studiues, por në radhë të parë vetë banorët për të mirëmbajtur atë", tha ai, pa harruar të 'dënojë' për moskujdes deputetët e zonës.
ZBULIMI
Veç lajmeve të frikshme, nga Tepelena vjen edhe një lajm i mirë. Në fund të takimit "Tepelena e rrezikuar", për herë të parë janë ekspozuar dy pllakata guri të rralla. Me mbishkrime që datojnë në Mesjetë, ato janë evidentuar nga imami Ardit Hoxhillaku në bashkëpunim me arkeologë shqiptarë dhe të huaj. Sipas studiuesitAuron Tare, këto pllakata gjendeshin në bodrumin e Muzeut të Tepelenës dhe u përkasin datimeve të ndryshme, por mbartin mbi vete histori të veçanta. Pas zbulimit të tyre rreth një muaj më parë, ato janë dërguar në Qendrën e Studimeve Orientale në Universitetin e Venecias, ku edhe është bërë pastrimi i tyre dhe zbardhja e përmbajtjes së shkrimeve. Profesorët që kanë punuar me deshifrimin e mbishkrimit, janë Giancarlo Macchiarele dhe prof. Mehmete Tutucu. Pllakata e parë daton në vitin 1538 dhe është në osmanisht. Personi që e ka shkruar mendohet të ketë qenë pjesëmarrës në betejën mes Venedikut e Turqisë, zhvilluar në Prevezë. Pala osmane drejtohet nga Hajredin Barabaroza, ndërsa ajo venedikase nga Andrea Doria. Pllakata e dytë, duket të jetë ende më e rëndësishme. "Mendohet se është një gur varri, dedikuar një oficeri të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, duke sjellë në këtë mënyrë një dokument autentik se kjo ushtri ka qenë e pavarur", - sqaroi Auron Tare. Objektet do të ekspozohen në Muzeun e Tepelenës.
No comments:
Post a Comment