Pages

Jun 13, 2012

Open Invitation | SHOP in a Post+Capitalist City

Shpallje Konkursi:


Cikli #1 | SHOP
POST+CAPITALIST
CITY


Dita e Hapjes: 1 Prill 2012
Dita e Mbylljes: 1 Korrik 2012

Këtë vit konkursi kërkon të eksplorojë se si mund të jetohet në një qytet POST+KAPITALIST: protestat e fundit në Wall Street dhe lëvizjet që vijuan në mbarë botën tregojnë thellësinë në të cilën pabarazia e gjeneruar nga sistemi ekonomik dhe kërkesa për ndryshime globale kanë depërtuar në vetëdijen popullore. Megjithatë, ndërsa debati intelektual përqëndrohet në 'sisteme' alternative të mundshme, çështja e së ardhmes së gjëndjes urbane në një kontekst të tillë mbetet e hapur.



Çfarë ndodh nëse ndryshimi është nesër? 
Cilat do të jenë karakteristikat e një sistemi jo të bazuar në fitim prurje? 
Cilat do të jenë pasojat e një sistemi të ri për mënyrën si i përdorim hapësirat urbane? 
Ju mund të keni një ide ... ?

Merrni pjesë në konkurs dhe paraqisni vizionet tuaja.

KUSH?

Konkursi  është i hapur për të gjithë arkitektët, artistët, designers, fotografët urbanë dhe vizionarët aktivë.

KUR? 

Çdo cikël është i ndarë në 4 gara trimestriale, të gjitha të lidhura me temën kryesore. 

SI?

Shkalla e këtij projekti është në dorën tuaj! Dikush mund të mendojë një zgjidhje globale për kushtet urbanistike, ndërsa një tjetër mund të flasë për cepin e rrugës së vet! Të dyja janë interesante! 
Rregulli i vetëm: projekti duhet të jetë urban dhe largpamës/vizionar, në përputhje me temën kryesore. 

Prandaj mendoni, punoni dhe aplikoni në 
www.collagelab.org 

Hyrja në konkurs: 30 € 


No comments: