Pages

Jun 1, 2012

Sisley Xhafa | NON Unplugged 2012

Sislej Xhafa

solo exhibit | NON Unplugged 2012


GALERI NON
İstiklal Caddesi Mısır Apt. 163/4, Beyoğlu
May 12–June 23, 2012



NON Unplugged 2012  via Art Forum   
NON Unplugged 2012 eshte nje rivendosje e ekspozites qe u shfaq ne 2006, ne Galerie Michael Neff, te Frankfurtit. Nderkohe qe ky instalacion u be ne nje hapesire ne kat te pare me nje dritare dhe hyrje nga rruga, ne Stamboll puna e Xhafes ndodhet ne katin e katert te nje ndertese private. Prandaj, grupi i galerise NON dhe te tjere qe vendosin te perdorin çelesin per te hyre, kane te bejne me nje zinxhir teper kompleks marredheniesh besimi, ku shfrytezimi i kesaj hapesire mbetet i fshehur deri ne mengjesin e se nesermes. Çelesi eshte nje simbol besimi ashtu si dhe hyrje, dhe ekspozita e pare vetjake e Sisley Xhafes ne Stamboll ofron mundesine qe audienca ta zoteroje kete çeles te ri - e pse jo nje aventure naten. Instalacioni i artistit permban vetem nje karrige, nje tavoline, nje makine qe duplikon çelesat si dhe operatorin e saj. Pjesa tjeter e galerise eshte bosh dhe te gjitha pajisjet e sigurise jane hequr. Per nje shume minimale prej njezet lira turke, kushdo mund te bleje nje çeles nga operatori dhe ka mundesine per te hyre dhe per ta perdorur galerine NON ne cdo kohe, diten apo naten.
Ne ditet e para pas hapjes, ne galeri u gjet nje rimel, instalacione te bera me shirita ngjitese portokalli, si dhe shishe birre bosh. Me pas, nje forme institucionalizimi filloi te ndodhe, duke zevendesuar keshtu spontanitetin me thashetheme qe ngjarje te organizuara do te ndodhnin ne te, si ditelindje apo ekspozite me piktura macesh. Punet e Xhafes shpesh here eksplorojne paradigmat aktuale kulturore dhe flukset ekonomike, duke inkurajuar audiencat te shprehin deshirat e tyre brenda punes se tij. Sot, nje ekonomi ne rritje dhe nje skene e suksesshme artistike e pushtojne Stambollin. Puna e artistit futet ne kete vrull hedonist lokal, por ne te njejten kohe i hapet dhe kerkon te arrije nje publik me te gjere, duke e ftuar ate te beje cfare ti doje qejfi me ambientet e galerise.

No comments: