Pages

Jul 9, 2012

1 KORRIK 2012 - Maratona Vuno - Himare



"PER NJE JETE TE SIGURT NE RRUGE TE PASTRA"

Te djelen ne date 1 Korrik 2012 ishim ne fshtain Vuno. 
Zgjimi i ores 6.00 ishte ca i veshtire por kenaqesia e pjesemarrjes i tejkaloi te gjitha...
U mblodhem ashtu ngadale ne qender te fshatit
...nderkohe qe dielli i nje dite te nxehte filloi te perceptohej matane malit Mjergullosh!
Pjesetare te grupit "Lepitkat" zgjohen me veshtiresi...

       
 Ngadale, ca e nga ca...fillimisht te turpshem per te dale ne foto...
por pjesa me e madhe erdhi dhe kemi me se fundi nje kujtim me kete foto grupi!

1 Korrik 2012 Ora 06:00
                                           Porosite e vrapit, shperndarja e luleve...
"Takimi ne Qafe te Vishes, me lulet ne dore! Kush te doje e ben  me ecje."
Nisemi....                    


...me se fundi ne Qafe te Vishes

 Mberrijme te gjithe ne Qafe te Vishes...
Te paret kene mberritur vrapuesit, pastaj ata qe ecen me shpejt
 e se fundmi "grupi Lepitka"  : )



Ju shpjegoj se si ky aktivitet lidhet me aksidentin e autobuzit me studente qe ndodhi pak jave me pare...se si jetet tona cdo dite rrezikohen e tronditen nga aksidentet, nga shpejtesia marramendese vend e pa vend, etj...


Lule te fresketa hidhen ne kujtim te te rinjve qe humben jeten ne menyre tragjike 
ne aksidentin e 21 Majit 2012. 
Ata s'mberriten kurre ne Himare... 
Nje minute heshtje shoqeron kujtimin per ta!

Pak para se te vinim ne vendin e aksidentit kaluam disa sekonda me frymen e zene per shkak te nje zone ku behet, ne menyre manuale, ndarja e mbeturinave. 
Ky vend eshte nje "kosh" i madh mbeturinash dhe duket sikur ndot vazhdimisht ambjentin perreth! 
Ne te vertete vetem duke ecur (ose vrapuar) ne keto zona 
duket sikur te gjitha temat "preken" realisht...

Rinis vrapimi drejt Himares....Gjate ketij vrapimi kemi kohe te reflektojme mbi temat e lartpermendura!
Sigurisht nuk mungojne edhe momentet e defrimit e te argetimit. 
Ketu me poshte disa caste gazmore nga vrapimi!

           
        





Mberritja ne Himare per ne qe vrapuam / ecem per 8 km u kurorezua me nje hedhje 
ne detin JON i fresket dhe i paster...
Asnje i humbur; te gjithe arriten qellimin.  
S'ishte aspak e veshtire dhe mbi te gjitha na la nje shije te embel kjo arritje....
Duke u kthyer ne aktivitet tona te perditshme veme re sa u 
PASURUAM 
shpirterisht nga ky aktivitet...sa shume kemi ecur ne nje rruge 
qe eshte akoma e re dhe e paprekur nga te rinjte shqiptare!


FALEMINDERIT... 

Nje falenderim i veçante per AGNA GROUP qe na pajisi me bluza te bardha dhe vuri ne dispozicion ujin per te gjithe vrapuesit!

No comments: