Jul 25, 2012

Photography as Street Art

Fotografia përfaqëson realitetin apo krijon realitete të reja?

Fotografi JR, fitues i çmimit TED 2011, është një artist francez që trajton tema sensitive në vende të vështira. 
"Në vitin 2007, ai realizoi ekspozitën e paligjshme 'Face 2 Face', duke ngjitur portrete izraelitësh dhe palestinezësh, ballë për ballë në tetë qytete palestineze dhe izraelite, në të dyja anët e Murit Rrethues. Diçka e pamundur sipas ekspertëve."

Më poshtë është projekti i tij në Rio de Janeiro. Foto me fytyra dhe sy njerëzish janë vënë në rrugët, muret dhe çatitë e Favelave për të kapur vëmëndjen e publikut (rezidentë dhe vizitorë).
Është një ndërthurrje midis Artit dhe Veprimit që pasqyron, dyshon dhe kërkon angazhim, liri, identitet, dhe limit.


via WebUrbanist










No comments: