Pages

Dec 2, 2012

Featured Artist | Eni Turkeshi


ENI TURKESHI
Visual Artist 
[shqip]

Imagjinata eshte dicka qe na mundeson largimin (sado te perkohshem) nga jeta e perditshme dhe krijimin e boteve fiktive, te cilat jo vetem qe i ndezim por edhe mund ti zbehim vete per t'iu rikthyer realitetit mondan. Disa prej nesh e perdorin kete eksperience per te lekundur, levizur apo dhe prishur kufizimet qe hasim cdo dite. Por jane artistet ata qe e shnderrojne kete fantazi ne nje pasion te vertete kreativ, sensivitet kulturor dhe produktivitet fizik nepermjet punes se tyre. 

Eni Turkeshi eshte nje prej tyre. Me poshte mund te lexoni me shume per te dhe punen e saj artistike.

alternative photography © All images belong tEni Turkeshi

Kur dhe si u shfaq ky pasion tek ju?

Ka egzistuar gjithnje tek une sado qe jo tere kohes isha koshiente per te. Sidoqofte koha qe nisa ta ndjej se doja te merresha me te ka qene nga fundi i vitit 2006.

Si e shihni veten? 

Me pare si fotografe, tashme si visual artist. E gjej me te plote kete term pasi me duket se perfshin shume mediume te cilat une perdor momentalisht ose qe dua te provoj se shpejti per te paraqitur punen time.

Puna juaj ka nje ndjeshmeri, nje sensitivitet gati ‘psychedelic’. Nje kombinim mjaft i suksesshem fantazie, personaliteti shpirteror dhe realiteti. Mund te na thoni dicka me shume mbi te?

Eshte e vertete me terheqin elementet psikedelike. I perdor njefaresoj sipas menyres sime ato dhe shume elemente te tjere qe ndjej se rrisin ekspresivitetin e puneve te mia. Ne pergjithesi une i mas punet ndonese jo gjithnje ne menyre koshiente duke munduar te perceptoj graden e ndjesise qe me percon secila. Sado qe keto grade variohen ne menyre te vetedijshme nga une per ti dhene nuanca alternative ne momentin e krijimit te imazhit , pergjithesisht menyra e kombinimit te elementeve te ndryshem ne punet e mia, eshte kryesisht spontane dhe refleksive e bazuar mbi ndjenjat dhe menyren sesi i shoh une gjerat.

Cili imazh apo projekt eshte me i vecante per ju? Pse?

E kam te veshtire te zgjedh, apo te preferoj nje projekt te vecante timin. Secili prej tyre eshte krijuar ne faza te vecanta te jetes dhe krijmtarise sime, si te tilla secila ka nje vlere guri kilometrik ne gjithe kete ecuri e nuk mund te terheq njerin prej tyre . Ne pergjithesi jam e prirur te pelqej cdo projekt qe ka lidhje me shpjegimin e botes, psikologjise humane dhe asaj te enderrave.
hand coloring of b&w gelatin silver print
© 
All images belong tEni Turkeshi

Mund ta krahasoni menyren si e shihni boten ne jeten e perditshme dhe si e shihni ate ne punen tuaj? Cfare frymezon ju dhe punen tuaj?

Mund te them se jam me idealiste, enderrimtare po aq sa dhe me moskokecarese ne punet e mia sesa ne realitet. Gjerat qe me frymezojne jane te ndryshme dhe pothuajse perhere te ndryshueshme.

Ku e gjeni kete inspirim? 

Inspirimin e gjej kryesisht tek emocionet, kujtimet, njerez, vendet ku shkoj, kujtimet si dhe gjera te tjera per te cilat krijoj nje afeksion momental. Emocionet negative gjithashtu shpesh here me shume se pozitivet megjithese jo detyrimisht, me ndikojne dhe me shtyjne te krijoj.
Online nuk futem asnjehere me qellim inspirimi. Me pelqen te endem online dhe te 'perplasem' ne dicka qe do te me shtange e impresionoje por ama jo te kerkoj enkas per te.

Cfare eshte gjeja me e preferuar qe beni online? Po aty ku jetoni?

Online me pelqen te shikoj apo lexoj faqe kreative frymezuese . Ne jeten reale me pelqen te eci ne natyre sidomos kur ajri ka nje arome shpuese nga shiu i sapo rene, te kercej, te shikoj filma pa fund, te lexoj, te takohem e te kaloj kohe me njerez qe i kam per zemer, te zbavis njerez kur jam edhe vete ne forme, dhe e fundit por jo me pak e rendesishmja; te krijoj e te ndjej nervin pickues te se parit te se bukures ose te krijimit te saj nepermjet menyres sime.

Cfare do ti rekomandoni nje personi qe viziton vendin apo qytetin tuaj per here te pare?

Te vizitoje vendet jo shume popullore, te mundohet te bredhe neper te gjitha lagjet e tij. Te mos behet pre e trendeve turistike. Te kete shpirt kerkues dhe te hapur ndaj surprizave.

Po ju, kur vizitoni nje qytet te ri?

Kam nje dobesi per rrugicat e ngushta dhe te fshehura ne pergjithesi. Kur jam ne qytete qe i shoh per here te pare ose jo, i preferoj ti zbuloj keto rrugica pak e nga pak. Me pelqen gjithashtu te eci neper qytet pa e patur gjithnje idene se ku po shkoj, thjesht e shtyre nga intuita apo preferenca ime e momentit per cdo gje qe zbuloj. Po ashtu te zbuloj me mijera ateliere e workshop arti pak te ditur eshte shume me intriguese dhe e pelqyeshme per mua se sa te vizitoj muzeumet klasike.

mixed media 
© 
All images belong tEni Turkeshi

Sipas mendimit tuaj, si eshte entuziazmi, vleresimi dhe tregu artistik ne Shqiperi? 

Mendoj se ne Shqiperi entuziazmi eshte gjeja me e cilter qe arti shqiptar zoteron per momentin. Ka shume artiste jo shume te njohur apo te vleresuar; perkushtimi, krijmtaria, eksperimentet e te cileve te japin shprese e te falin kenaqesi vizuale. Por kjo ciltersi e entuziazmit ndrydhet mjaft per shkak te vetive monopoliste te vleresimit te artit, gje qe sjell ne shumicen e rasteve nje mungese llojshmerie ne artin shqiptar. Nese do te kapercehen keto monopolizime te artit mendoj se do te kemi me shume krijmtari te mirefillte qe do te dale ne pah.

Keni pasur bashkepunime me artiste shqiptare deri tani?

Bashkepunime te mirefillta jo, per te mos lene pa permendur bashkepunimet me miq te mij artiste shqiptare me te cilet kemi ndare disa sesione fotografike spontane.

Si do ti krahasoni bashkepunimet me artistet shqiptare dhe ata te huaj?

Nuk besoj se do te perbenin ndonje ndryshim te madh. Ndryshimin e bejne individet, jo kombesite. Pra dua te them se cdo artist ka menyra te ndryshme perceptimi dhe eshte kenaqesi apo sfide e ndryshme te bashkepunosh me secilin prej tyre.

Puna juaj eshte shfaqur dhe publikuar edhe jashte vendit. Si krahasohet pritja e kesaj pune jashte me ate ne vend?

Jashte vendit per momentin mund te them se me jane dhene me shume mundesi publikimi dhe interesi ka qene me i larte. Mendoj se eshte ceshtje mundesish te perhapjes se ideve ashtu sic eshte dhe ceshtje preferencash. Ne Shqiperi ende nuk mund te them se te gjitha llojet e arteve vizuale jane njesoj te vleresuara dhe perkrahura nga shume. Jashte ka me shume llojshmeri stilesh, largpamesi idesh dhe guxim per te perqafuar mendime te reja. Po ashtu dhe numri shume me i madh i revistave, blogjeve, platformave online te artit ku puna ime eshte publikuar eshte shume me i madh jashte.

digital mixed media © All images belong tEni Turkeshi

Puna juaj eshte me shume dixhitale apo jo? Jeni marre apo keni eksperimentuar me menyra te ndryshme printimi?

Puna ime nuk eshte vetem dixhitale. Une punoj si me analogen edhe me dixhitalen. Kam eksperimentuar me menyra te ndryshme printimi si ato te vjetrat nga shekulli i 19te dhe kohet e fundit duke perfituar dhe nga frymezimi qe mixed media me jep, kam bere disa printime ku kam perzier mediume te ndryshme artistike.

Pervec prezences vizuale, fotove i shtohet dhe elementi fizik. Mendoni se puna humbet dicka apo fuqizohet me shume?

Sipas meje fuqizohet. Por kjo varet sesa doni ju ta vini ne pah ate ne iks projekt.

Me cfare po merreni tani?

Kam ne plan dhe nder duar disa projekte dixhitale, analoge dhe mixed media. Nuk dua te shfaq me shume per momentin per te mos e lene macen te vdese nga kurioziteti.

Kur do ti jepet mundesia publikut ti shohi?

Disa prej tyre do te publikohen se shpejti online, te tjerat do te marrin me shume kohe dhe nuk do te jene vetem online.

Ku mund ta shohim punen tuaj online?

Ne linqet e meposhtme:

Blog 
Vanitas © All images belong tEni Turkeshi

ENI TURKESHI
Visual Artist 

[english] 

Imagination is something that allows us to escape daily life (however temporary) and create fictional worlds, which not only we can bring into light but also fade them away to return to our mundane reality. Some of us use this experience to challenge, move or even break the limitations we face every day. The artists are the ones who actually turn this fantasy into a genuine creative passion, cultural sensitivity and physical productivity through their work. 

Eni Turkeshi is one of them. Here’s a little bit about her and the stunning work she produces.

analogue multiple exposure © All images belong tEni Turkeshi

When and how did you realize this passion in you?

It has always been in me, even though I wasn’t always aware of it. However, I began to feel I wanted to further pursue it towards the end of 2006.

How do you see yourself?

At the beginning I saw myself as a photographer, now as a visual artist. I find the latter to be a more comprehensive term, because it includes various mediums I use or will soon try out in order to display my work.

Your work has an awereness, a sensitivity almost 'psychedelic'. A very successful combination of fantasy, spiritual personality and reality. Can you tell us something more about it?

It is true that I am drawn to psychedelic elements. I use them my own way to enhance the expressiveness of the artwork. In general, I assess my work somewhat unknowingly, by attempting to distinguish the degree of feeling each piece conveys. Although I consciously change the degrees so I can get alternative nuances when the image is created, the way I combine different elements in my work is largely spontaneous and instinctive, based on how I see and feel things.

What image or project is special to you? Why?

I find it difficult to choose or favor a special project of mine. Each of them is created in specific stages of my life and creativity; and as such, each is a precious milestone of my journey and I cannot draw attention to only one. In general, I am inclined to like projects that relate to understanding the world, human psychology and dreams.

experimental © All images belong tEni Turkeshi

Can you describe the way you see the world in your daily life and your work? What inspires you and your work?

I can say that I am more idealistic, dreamy and carefree in my work than in real life. I am inspired by many things and they’re almost always changing.

Where do you find this inpiration? 

I find inspiration mainly from emotions, memories, people, places I visit, souvenirs and other things, for which I hold a momentous affection. Negative emotions also stimulate and push me to create, often more so than the positive ones, though not necessarily.
I never go online to find inspiration. I like to roam online and ‘bump’ into something that will impress and fascinate me, but not to purposely look for it.

What is your favorite thing to do online? What about where you live?

Online I like to browse and read inspiring creative sites.
In real life I like nature walks, especially when the air has a piercing scent from the newly fallen rain. I like to dance, watch endless movies, read, meet up and spend time with people I care about, entertain when I feel like it. Last but not least, I like to create and feel that penetrating grit of envisioning beauty or its conception my own way.

What would you reccommend someone who visits your city for the first time?

To visit not-so popular places and wander around all its neighborhoods. Not to become prey to tourism trends. To have a curious mind and be open to surprises.

What about you when visiting a new city?

I have a weakness for narrow and hidden alleyways in general. Whenever I am in a city for the first time or not, I prefer to discover these alleyways little by little. I also like to wander around without having any idea where I am going, guided just by my intuition or the preference of the moment for everything that I discover. Also, stumbling upon thousands of little known art studios and shops is much more intriguing and enjoyable for me than visiting classical museums.

stage portraiture © All images belong tEni Turkeshi

In your opinion, how is the enthusiasm, the appreciation and the artistic market in Albania?

I think that enthusiasm in Albania is the most candid asset of Albanian art at the moment. There are too many not so well-known or appreciated artists; whose commitments, creativity and experiments give hope and provide visual pleasure. But this honesty of enthusiasm is strained enough times by monopolistic art assessments, which in many cases has lead to a lack of variety in Albanian art. If we were to overcome these art monopolies, then I think a more genuine creativity will emerge.

Have you had collaborations with Albanian artists thus far?

Not original collaborations per se, but I’d like to mention partnerships I’ve had with my Albanian artist friends with whom I have shared several spontaneous photo sessions.

How would you compare working with the Albanian and foreign artists?

I don’t believe it would be that different. It is the individuals that make a difference, not nationalities. I’d like to say that each artist has its own way of perceiving things, and it is a distinctive kind of fun or challenge to collaborate with each one of them.

Your work has been exhibited and published abroad. How does international reception compare to the Albanian one?  

At this moment, I can say that I’ve had more chances to showcase my work abroad where the interest has been greater. I think it’s a matter of opportunity in spreading ideas as well as an issue of preference. In Albania, I cannot say that all genres of visual art are equally valued and supported by many. Abroad there is more diversity of styles, foresight and courage to embrace new ideas. Also, the number of magazines, blogs, online art platforms that exist and have published my work is much larger.

inspired by movies © All images belong tEni Turkeshi

Your work is mostly digital, right? Have used or experimented with printing at all?

My work is not just digital. I do both analog and digital projects. I have experimented with different printing techniques such as the old ones from the 19th century. Also recently, I have been taking advantage of my inspiration from mixed media, to make some prints using various mediums.

Do you think a physical component, such as printing, removes something from the work or strengthens it more?

In my opinion it strengthens the work. But it depends on how you want to identify it on a certain project.

What are you working on at the moment?

I am currently working on a few digital, analogue and mixed media projects. I don’t want to reveal more at this moment and let the cat out of the bag.

When will the public be able to see it?

A few of them will be published online soon, others will take a bit longer but they won’t be just online.

nuvoloso © All images belong tEni Turkeshi
Where can we see your work online? 

In the links below:

Blog 

*********************************************************************************************



1 comment:

. said...

E gjitha falë Dr dawn acuna për punën e saj të mahnitshme, unë kam qenë e martuar për 8 vjet pa fëmijë, kam provuar gjithçka që munda por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një postim në internet se si Dr dawn acuna ka ndihmuar kaq shumë njerëz. I shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, letër dy javë më kërkoi të shkoja në spital për një mesazh dhe surpriza ime doktori tha se jam 1 jave shtatzene gjithcka ka qene ne rregull me mua dhe burrin tim qe nga ajo kohe dhe tani kam djalin tim te bukur, e gjithe kjo fale agimit acuna, nese ke ndonje veshtiresi ne jeten tende,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për një fuqi shpirtërore.
*Nëse dëshironi të rikuperoni paratë ose pronën tuaj të vjedhur.
Dhe shumë të tjera. Kontaktoni me të ajo do t'ju ndihmojë: email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310