Dec 13, 2012

Featured Exhibit | HOT TABU



MIZA GALERI prezanton:



Anila Shapalaku 

Agron Mesi 

Olson Lamaj 

Heldi Pema 
Toni Milaqi



17 Dhjetor 2012 @18:30h - 6 Janar 2013 

Në këtë ekspozitë të përbashkët të pesë artistëve, qëllimi i tyre është i dukshëm: të shkundin, të trondisin sytë e mendjet për të shkundur e tronditur një tabu, në mos për ta futur këtë tabutabut, siç e quajmë ende ne, të vjetrit, arkivolin apo arkëmortin. Kësaj ata synojnë sot t’ia arrijnë duke kapërcyer nga nudoja artistike tek ajo erotike, madje duke shkuar edhe më larg: tek nudoja seksuale. 

Ndërmarrje ende fort e vështirë sot në Shqipërinë postkomuniste ku, gjithsesi, erotizmi dhe pornografia bëjnë kërdinë në Internet duke sulmuar agresivisht fëmijë e adoleshentë, ndër të tjerë. Ndërmarrje e vështirë edhe për një arsye tjetër: prej dekadash, madje shekujsh, seksi ka qenë një tabu e paprekshme në vendin tonë, prandaj letërsia dhe arti erotiko-seksual ende nuk pranohen me lehtësi nga publiku i gjerë madje as nga disa mjedise artistike. Kjo shpjegon arsyen themelore të kësaj ekspozite: ndërkohë që censura ka rënë, mbetet autocensura, mbetet hija e tabuve të vjetra që duhen varrosur. Por para varrimit, tabutë duhen futur në tabut. 

Prandaj, “Miza” ju mirëpret me këtë rast. 

Edmond Tupja
*********************************************************************************************************************************

MIZA GALERI presents:



Anila Shapalaku 

Agron Mesi 

Olson Lamaj 

Heldi Pema
Toni Milaqi 

December 17, 2012 @18:30h - January 6, 2013

In this joint exhibition by five artists, their purpose is obvious: to shock, to rattle eyes and minds to shake and stir a taboo, if not to put this taboo in the tabut, as we, the elderly, still call a coffin. Today they intend to achieve this by skipping from the artistic nude to the erotic one, going even further: to the sexual nude. 

Still a very difficult undertaking in today's post-communist Albania, even though eroticism and pornography make havoc on the Internet by aggressively attacking children and adolescents, among others. A difficult endeavor for another reason: for decades, even centuries, sex has been an untouchable taboo in our country, hence the sexual-erotic literature and art are still not easily accepted by the general public and even a few artistic environments. This explains the main reason behind the exhibition: while censorship has decreased, self-censorship still remains, as do shadows of the old taboos that need to be buried. But before burial, taboos must be put in the coffin. 

Therefore, Miza” welcomes you to join in the conversation. 

Edmond Tupja

Here's a look at the show:


**English Translation by irsib @PERfACT

No comments: