Ekspozita
HOMAZH DAMIEN HIRST
nga
Lumturi Blloshmi
*****
E enjte, 14 Mars 2013, ora 19:00
Qendra e Bisnesit "Kompleksi Halili" Rr. e Dibres
(perballe "Vila Goldi" Kati II)
" Natyra tranzitore e jetës ka qenë bazë e frymëzimit për shumë artistë, që prej kohës së Caravaggio-s e deri tek marria e shndritshme e anglezit Hirst, për të cilin vdekja është jeta që do trajtuar me buzëgaz dhe kreativitet. Por, a mund të jetë cigarja e përdorur prej shumë kohësh në të gjithë botën, një e mirë...?! Me këtë rast mund t’ju tregojmë shumë shembuj nga artistët, të cilët e kanë përdorur atë për qëllime pozitive. Në “Autoportret me cigare” e Sarah Lucas, “memento mori” (lat. 'kujto, se do të vdesësh') tradicional fiksohet gjatë rrugëtimit të vet duke na lënë me idenë se fundi do të vijë shpejt. Ndërsa tek “Kafka e mbuluar me bocet e cigareve”, si vepra më e re e Lumturi Blloshmit kërkon të thotë se vdekja mund të parandalohet vetëm nëse jemi pak më të kujdeshëm. Për “For the Love of God” e Damien Hirst-it, historiani hollandez i artit Rudio Fuchs shkruan: - “Kjo vepër tregon për fitoren mbi dekadencën. Në të njëjtën kohë ajo tregon se vdekja është pafundësisht e pamëshirshme, në krahasim me trishtimin e përlotur në veprën e Hirst-it, ajo është lavdia vet”.Nuk ke se si mendon ndryshe kur shikon kafkën mbuluar me diamanta, ashtu sikundër kafka e mbuluar me boce cigaresh “moment mori-in” e saj kërkon ta shtyj sa më shumë, duke nënvizuar një linjë tjetër në lidhje me idenë e fitores së jetës mbi vdekjen. “Kafka me boce cigaresh” kishte lindur në mendjen e Blloshmit shumë kohë më parë, por se tani ajo shfaqet pranë Qendrë së Biznesit ''Kompleksi Halili'' edhe si homazh ndaj Damien Hirst-in. Kjo sallë ekspozimi ndodhet në një vend pranë disa klinikave apo studiove mjeksore, për këtë arsye ajo bëhet në një vend reflektimi për cilindo që ndalet dhe e shikon, sepse vepra që është ekspozuar në të na kujton dhe bën që të mos harrojmë atë së cilës askush nuk i shmanget dot. Vepra vjen e fuqishme në tërë kompleksitetin e vet, duke afirmuar origjinalitetin shprehjes së saj artistike.Është një vepër që në kontekstin e vet shqiptar, me simbolikën e saj shpërthen fuqishëm kundër të gjithë ndotjeve e mbetjeve. Fundet e cigareve nga gjendja e tyre e vdekur, si plehra të pështyra nga goja e njeriut, kthehen përsëri në sipërfaqen e kafkës së atij vet duke iu nënshtruar procesit të riciklimit. Në këtë mënyrë ato pushojnë se qenuri plehra dhe tanimë zotërojnë një autoritet të plotë, sepse kanë hyrë në një marrëdhenie me kafkën ose ne daçi me vet vdekjen, për të na paralajmëruar seriozisht për vazhdimin e pastaj fundin e tmerrshëm. "Edi Hila
*****************************************************************************************************
Featured Exibit
HOMAGE to DAMIEN HIRST
by
Lumturi Blloshmi
*****
Thursday, March 14, 2013 @19:00h / Business Center "Halili Complex"
" Transitory nature of life has been the basis of inspiration for many artists since Caravaggio's time to shining stupidity by Englishman Hirst, for whom death is the life that will be treated by smiling and creativity. But the cigarettes, can they be used a long time all over the world as a good thing ...?! In this case we can submit you many examples of artists who used it for positive goals. At the piece of art "Self-portrait with cigarette" from Sarah Lucas, traditional "memento mori" (Latin 'remember that you will die') is determined during its tour giving us the impression the end will come soon. Meanwhile "The skull covered in cigarette butts" as one of the newest artworks of Lumturi Blloshmi means that death can be prevented if only we are a bit more careful. The Dutch art historian Rudio Fuchs observed "For the Love of God" of Damien Hirst: - "This artwork proclaims victory over decay. At the same time it represents death as something infinitely more relentless. Compared to the tearful sadness of a vanitas scene, the diamond skull is glory itself."
You can’t think differently when look at skull encrusted with diamonds, just as this one encrusted with cigarette butts seeks to push forward its own "memento mori", by highlighting another idea for life: victory over death. "The skull encrusted in cigarette butts" was born in mind of Blloshmi long ago, but now it’s exhibited at Business Center ''Halili Complex'' as homage to Damien Hirst. This exhibition hall is located close to several medical clinics or studios becoming a place of reflection for everyone stops and have a look, because the exhibited work is a reminder and makes us never forget that none of us can avoid. The work is poweful in all its complexity, affirming the authenticity of her artistic expression.It is a work of art that in its Albanian context, with its symbolism breaks out strongly against all waste pollution. Cigarette butts from their dead, as spitting trash from human mouth turn back again to the encrusted skull itself under a recycling process. By this way they cease being trash, and already possess full authority because they have accessed in a relationship with the skull or if wanted the death itself... warning us seriously of the continuity and afterward the terrible end. "Edi Hila
***Event RSVP
****************************************************************************************************
No comments:
Post a Comment