May 7, 2013

Featured Artist | Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri [Independent Cultural Scene in Albania]

[via Andi Tepelena]

Vendim për krijimin e RRJETIT 


Më datë 4 Maj 2013, pas një sërë takimish dhe konsultimesh me organizata dhe individë që operojnë në fushën e artit dhe kulturës u vendos krijimi i RRJETIT 

Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri (S.P.K), 


Më poshtë motivacioni që çoi në këtë vendim:

Nisur nga nevoja dhe dëshira për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Skenës së Pavarur Kulturore (S.P.K) në Shqipëri, organizata të shoqërisë civile dhe individë që operojnë në fushën e artit dhe kulturës, vendosën të bashkojnë forcat për të nxitur energjitë krijuese, për të mbështetur prodhimin dhe inovacionin kulturor, forcimin e kapaciteteve menaxheriale, zhvillimin e dialogut kulturor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme të Skenës së Pavarur Kulturore.

Nevoja për të krijuar këtë RRJET lindi nga mungesa e faciliteteve për veprimtaritë kulturore e artistike, mosfinancimi dhe pabarazia e aksesit ndaj fondeve publike për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i Skenës së Pavarur Kulturore është të sigurojë kushte të barabarta veprimtarie të krahasuara me ato të institucioneve publike, dhe të përmirësojë pozicionin e njerëzve të kulturës dhe artit në shoqëri.

Bazuar në mirëkuptimin reciprok, në harmoni me identitetin dhe misionin e secilës organizatë dhe të individëve, S.P.K u krijua si një RRJET i hapur jo-formal, me dimension publik, e fokusuar në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Skenës së Pavarur Kulturore Shqipëri. Të gjithë themeluesit bashkuan vullnetin dhe nevojën për një bashkëpunim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me Skenat e Pavarura në Ballkanin Perëndimor. Rrjeti u krijua si një platformë që synon të ndikojë publikun, dhe autoritetet shtetërore që të krijojnë kushtet dhe legjislacionin e përshtatshëm që kjo skenë të funksionojë. 


Bazuar në këto parime, S.P.K. do të synojë:

1. Krijimin e një RRJETI që përfshin sa më shumë organizata kulturore dhe individë.

2. Demokratizimin e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes së aktorëve të përfshirë në këtë RRJET

3. Krijimin e një RRJETI me karakter dinamik, e cila vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në mbarë hapësirën Shqiptare, e më gjerë.

4. Përmirësimin e politikave kulturore që do të nxisnin një zhvillim më të shpejtë kulturor.


Prioritet e S.P.K p
ër 12 muajt e parë:

1. Sensibilizimi i publikut dhe klasës politike për rëndësinë e Skenës së Pavarur Kulturore dhe përmirësimi i legjislacionit përkatës.

2. Dalja nga amullia ekonomike dhe vendosja në kushtet e një ekonomie tregu dhe zhvillimi të iniciativës së lirë të këtij sektori

3. Përdorimi i teknologjive të reja, ndjekja e tendencave më të mira ndërkombëtare, modernizimi i aktiviteteve për të tërhequr moshat e reja në aktivitetet e Skenës së Pavarur Kulturore dhe rritja e audiencës.

4. Intensifikimi i marrëdhënieve me Skenave të Pavarura Kulturore -të e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet ndërkombëtare prestigjioze që mbështesin artin dhe kulturën.

Këto synime dhe prioritete do të realizohen përmes komunikimit me publikun dhe shoqërinë civile, përmes bisedimeve me vendimmarrësit në të gjitha nivelet, përmes lotimit dhe sponsorizimeve, përmes fushatave, debateve dhe konsultimeve me ekspertë, përmes bashkëpunimit me organizata simotra ndërkombëtare, përmes internacionalizimit të veprimtarisë duke kërkuar mbështetje nga organizma prestigjiozë.

Themeluesit e Skenës së Pavarur Kulturore si më poshtë :

1. Art Kontakt

2. Albanian Dance Company

3. Albania Art Institute


4. Argjiro

5. Fondacioni EDS

6. Fondacioni Ulisse

7. Fondacioni Gjirokastra

8. Festivali Poeteka

9. Miza Galeri

10. Outdoor Albania

11. The Promenade Gallery

12. Portali “Ekonomia e Artit

13. Portali PERfACT

14. Portali TiranaXXL

15. SKA-NDAL Film Production

16. Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor

17. TIFF –Tirana Film Festival 



Në ditët në vijim do të publikojmë emrat e individëve freelance (artistë, producentë, menaxherë, kuratorë, media, shoqëri civile, bota akademike, etj.)

Tirane, 4 Maj 2013

*****
Decision to establish the NETWORK 


On May 4, 2013 after a series of meetings and consultations with organizations and individuals operating in the field of art and culture, it was decided to create the NETWORK 

Independent Cultural Scene in Albania (S.P.K), 


The motivation that led to this decision as follows:

Given the need and desire for a closer collaboration within the Independent Cultural Scene (S.P.K) in Albania, civil society organizations and individuals operating in the field of arts and culture, decided to join forces to promote creative energies, support cultural production and innovation, strengthen managerial capacities, develop cultural dialogue at national and international level, and build a stable climate for the Independent Cultural Scene.

The need to create this NETWORK arose from lack of facilities for cultural and artistic activities, inadequate financing and inequality in accessing public funds for arts and culture in Albania.

The main purpose of the Independent Cultural Scene is to ensure equal conditions of activity when competing with public institutions, and improving the social status of those in culture and arts.

Based on mutual understanding and in line with the identity and mission of each organization and individuals, S.P.K was established as an open and informal NETWORK with a public dimension, focused on the development and proper operation of the Independent Cultural Scene in Albania. All founding members have a joint willpower and the need for cooperation at a national and international level with other Independent Scenes in Western Balkans. The network was created as a platform aiming to influence the public as well as state authorities to create provisions and the appropriate legislation for this scene to work.


Based on these principles, S.P.K aims to:

1. Create a NETWORK that includes as many cultural organizations and individuals as possible.

2. Democratise participation and decision-making within the NETWORK.

3. Establish a dynamic NETWORK that operates in the Albanian territory and throughout the Albanian community abroad.

4. Improve cultural policies in order to encourage a rapid cultural development.


Priorities of S.P.K for the first 12 months:

1. Raising public awareness and sensitizing the political class on the importance of the Independent Cultural Scene and improvement of relevant legislation.

2. Emerging from economic stagnation into a market economy that will provide free enterprise development of this sector.

3. Using new technologies, following the best international trends, keeping up-to-date to attract young people to the activities of Independent Cultural Scene and grow its audience.

4. Increasing collaboration with Independent Cultural Scenes in West Balkans and other prestigious international institutions that support arts and culture.


These goals and priorities will be implemented through communication with the public and civil society; through dialog and negotiations with decision makers at all levels; through lobbying and fundraising; through campaigns, debates and consultations with experts; through collaborations with partner organizations abroad and internationalizing the agenda by seeking support from prestigious organizations.


Founders of the Independent Cultural Scene are as follows:



In the coming days we will publish the names of freelance individuals (artists, producers, managers, curators, media, civil society, academia, etc.)

May 4, 2013 Tirana, Albania

[translated by PERfACT]

********************************************************************

No comments: