Pages

May 6, 2013

Open Invitation | Artistët e Së Nesërmes 2013

ARTISTËT E SË NESËRMES 2013
Afati i fundit per aplikim: 20 May 2013


 KOMUNIKATË PËR MEDIA
03 maj PrishtinëGaleria Kombëtare e Kosovës zgjat afatin e aplikimit për konkursin çmimi “Artistët e së Nesërmes” 2013 deri më datë 20 maj.

Të drejtë konkurimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instilacionit, fotografisë, videos dhe performancës, nën moshën 35-vjeçare. Katër finalistët e Çmimit Artistët e së Nesërmes” do të ekspozohen në GKK, ndërsa një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë propozimet, do të intervistojë artistët dhe do të shpallë fituesin. Fituesi i çmimit 2013 do të shpërblehet me një qëndrim 6-javor në Nju Jork, ShBA, ku do të ketë mundësi të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.
Çmimi “Artistët e së Nesërmes” organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga Nju Jorku. Në programin, i cili ka nisur në vitin 1991 në Çekosllovakinë e atëhershme, janë të përfshira edhe dhjetë shtete të tjera.
Në Kosovë, programi është hapur në vitin 2002 dhe është konkursi i vetëm i këtij lloji i cili i afirmon artistët e rinj herët në karrierën e tyre dhe iu jep mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javëshe në Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial në New York (http://www.iscp-nyc.org/), ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor të Nju Jorkut dhe çka ajo ofron.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Galerinë Kombëtare të Kosovës formularin e plotësuar i cili merret në GKK , portofolio me përmbledhjen e punimeve të realizuara dhe biografinë personale deri më 20 maj.

Finalistët do të punojnë me kuratorin e ekspozitës në realizimin e punëve për ekspozitën finale, e cila do të hapet në tetor të këtij viti.
***********************************************************************

No comments: