Pages

Jul 16, 2011

Featured Artist | Adrian Paci


Adrian Paci. Via Crucis, Stazione 10, Gesu'e'spogliato delle vesti
(Via Crucis, Station 10, Jesus is Stripped of His Garments),
2011, print on Dibond, 34x21".
 Adrian Paci eshte nje artist shqiptar me qender ne Milano. Puna e tij eksploron kufijte midis zones personale dhe asaj politike; identitetet dhe ritualet qe falsifikohen ne keto kufij. Ne nje bisede me Paola Nicolin, Paci shpjegon procesin e tij ne ri-krijimin e nje nga rrefimeve me ikonike ne katolicizem, torturen dhe kryqezimin e Krishtit.
Ne Dhjetor 2010, kuratorja Stefania Morellato me pyeti nese mund te krijoja nje via crucis, stacionet e kryqit, per Kishen e San Barolomeos ne Milano. Duke patur parasysh se ishte via crucis, tema dhe subjektet ishin tashme vendosur: 14 stacione, secili me skenen e vet te paraqitur nepermjet nje fotografie. Te them te verteten ne fillim kisha shume rezerva ndaj kesaj teknike sepse rrezikonte te ishte nje nga ato zgjedhjet qe bejne njerezit per te treguar qe jane “bashkekohore”, por qe ne fund zbulon, me shume se cdo gje, qe Kisha eshte shume mbrapa ne zhvillimin e nje gjuhe vizive ne artin kontemporan. Ky boshllek ekziston vertet. Shekujt e fundit kane pare nje nderprerje ne historine e gjate te komunikimit midis artit dhe Kishes. Perpjekjet e ndryshme per te rifilluar kete dialog kane qene te pasukseshme, sidomos projektet e medhaja.

Via crucis eshte adresuar per me shume se nje mije vjet. Te gjithe e dine qe nuk eshte dicka qe mund ta “zbulosh”. Ka nje vlere dhe pasuri te madhe ikonografike. Prandaj, mendimi im i pare ishte: Si mund ta respektoj kete bagazh ikonografik pa perdorur citime? Gjeja tjeter qe duhet te kisha parasysh ishte publiku (audienca) qe do vinte ketu. Besimtaret i shohin keto stacione kryqi si momente ngushellimi dhe e pranojne veten ne kete rruge dhimbjeje dhe shpengimi. Nga ana artistike si mund ta realizoja kete nevoje? Keshtu qendrimi im ishte te mbaja nje nivel distabilizimi dhe ne te njejten kohe ti shmangesha provokimeve te cekta. Via crucis eshte nje pasqyre dhimbjeje. Retorika e dhimbjes eshte dicka qe me shqeteson goxha dhe nuk doja te luaja me kete aspekt.  Prandaj dhe puna qe une kam krijuar tregon me shume nje Krisht te braktisur sesa te torturuar.

Si subjekt, via crucis i takon nje diskutimi universal mbi dhimbjen e njeriut. Per tu realizuar tamam, puna duhej sjelle ne nje dimension te njohur, pothuajse personal. Vendosa ta krijoj kete via crucis ne studion time, duke perdorur njerez te afert per konstruktimin e skenave. Iu shmanga perdorimit te simboleve (nuk ka asnje kryq) per ti dhene nje forme me konkrete dhe direkte. Nuk bera asnje foto por i filmova skenat dhe me pas zgjodha nje poze nga videklipi. Ne kete menyre puna merr nje cilesi statike (karakteristike fotografike) qe i jep rrefimit nje ekuiliber te kujdesshem duke krijuar ne te njejten kohe nje dimesion me te rrjedhshem te kalimit te kohes, e cila eshte dhe esenca e pozes.

Nje nga synimet e mia ne “heqjen” e detajeve nga rrefimi eshte te krijoja nje boshllek, nje hapesire e lene ne dore te zhvillimeve te mundshme ne te ardhmen. Zgjedhja e filmit si teknike (qe vete anullohet nga vendimi per te perdorur vetem nje poze) eshte gjithashtu nje perpjekje per te aluduar momentin qe mban kujtimin e asaj qe ka qene aty dhe cka mund te vijoje me vone. Via crucis per mua eshte nje ‘storyboard’. Jeni te ftuar ti mbushni keto skena/stacione.
Original Text (in english) via artforum
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: