Pages

Jul 20, 2011

Pertej Narcisizmit | Oltre il Narcisismo | Beyond Narcissism

via Domus
Ne Shkurt 2011, Domus.it publikoi nje artikull mbi debatin per Piramiden ne Tirane. I shkruar nga Elian Sefa dhe Giacomo Cantoni ky artikull tregon "luften" e perhershme Piramidale si dhe ngjarjet e 21 Janarit si pjese e saj.

Po e veme ketu ne blog sepse duam te shohim zhvillimin e ketij debati nga mbledhja e te rinjve perpara Piramides, te enjten ne 21 Korrik 2011 ne oren 19:30. Interesi jone qendron jo ne rezultatet politike, por thjeshte sepse deshirojme dhe shpresojme qe zerat e tyre te degjohen dhe vemendja te kaloje drejt nje zgjidhje dhe arritje shoqerore, kulturore, dhe mjedisore. Duke lejuar pjesemarrjen e tyre aktive ne vendime te tilla, mundesohet nje kulture me e pasur urbane si dhe hapet rruga per nje identitet te plote shqiptar.

Ja nje pjese nga ky artikull:
Sheshet publike dhe arkitektura, me historine dhe funksionet e tyre, formojne strukturen e nje populli. Keto hapesira jane shpesh nje metafore e jetes shoqerore dhe kulturore te vendit. Rrezimi i piramides paraqet nje akt te pavetedijshem hakmarrje, anakronik dhe kontradiktor ndaj nje objekti qe mbetet simbol i kushteve te shkuara politike dhe qe nderkohe ka fituar nje vlere te re si simbol i nje procesi te nderlikuar dhe shpengimi ne faze te pjekjes. Ky akt po shkakton nje konflikt idealist-funksional me nje kundershtar qe eshte zhdukur me kohe. Sic ka thene Rem Koolhaas (arkitekt) per Italine:”... kompetenca vizive dhe bukuria absolute e anes se “gabuar” ne fund te viteve 1930 eshte nje kujtese e perditshme e moraleve te paqarta te arkitektures.”

Nga kjo ane, piramida behet nje viktime e pafajshme (shenjester) e nje vendimi politik, i cili ne nje fare menyre deshtoi ta shihte betonin dhe qelqin si nje imazh fizik i nje populli ne ndryshim te perhershem. Eshte njesoj sikur pushteti narcisist qe e ndertoi ate, per te lartesuar dhe kujtuar figuren e nje njeriu, po ngren koken perseri, dekada me vone, ne nje perpjekje te rrezoje ate cka sot eshte bere vend me vlera te perbashketa, nje shesh qe i perket popullit shqiptar por qe ai nuk ka asnje te drejte ne te. Riposedimi i piramides shfaq besimin se arkitektura mund te reflektoje mbi simbolizmin e ndertimit, mbi identitetin dhe naturen aktuale te hapesires urbane dhe veshtrimit te objektit si nje rekord, nje kronike e historive personale dhe kolektive, si dhe deshmitar i ndryshimeve shoqerore dhe fizike. Kjo hapesire merr nje kuptim te perbashket kur vleresohet nga populli. Nese kjo vlere shkaterrohet ose braktiset, atehere dhe vendi harrohet.  Cfare do te humbasi ne kete rast, eshte qellimi mbrapa konceptit te piramides ne Tirane, e cila eshte kthyer nga nje varr madheshtor ne nje rrenoje te cmuar jetese e cila, si e tille, deshmon ndjenjat dhe kuptimet e stratifikuara, por qe, ne qofte se zevendesohet rrezikon zhdukjen e te shkuares. “ Ajo qe me ben pershtypje me rrenojat eshte aftesia e tyre per te shfaqur nje histori te pakondensuar dhe te pa reduktuar ne nje iluzion njohurish apo bukurie. Eshte aftesia e tyre per te marre formen e nje vepre arti, nje kujtese qe s’ka te kaluar. Historite e ardhshme s’kane per te patur me rrenoja. Nuk do te kene me kohe.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: