Pages

Jul 20, 2011

The "Pyramid" Scheme | The Usual Suspects

via wikipedia
Lufta per Piramiden vazhdon...

[Me ane te ketij shkrimi dua te zhvendos vemendjen (e debateve te tilla) nga aspekti politik drejt atij publik, sidomos atij artistik, shoqeror dhe mjedisor. Mendoj se vetem keshtu mund ta largojme fuqine qe i japim politikaneve dhe te arrijme dicka konkrete dhe largepamese per kulturen, arsimin, dhe ekonomine ne vend.]
PER MENDIMIN TIM:
Ky debat eshte jo konstruktiv, jo produktiv, jo transformues, jo kreativ.
Nje lufte "retorike".
Ka marre nuancen e nje skeme "piramidale" ku "aktoret" dhe viktimat jane te njejte.
Heronjte, Armiqte, Tradhetaret, dhe populli
Eshte nje rezultat i "The Magical Thinking of Political Fiction".
Hapesira midis "qellimit" (intent) dhe "realitetit" (reality) sa vjen e zmadhohet. Qellimi sygjeron nje densitet qe s'do arrihet kurre. Edhe pse "teorikisht" pjesemarrja e njerezve (ne kete debat) duhet te jete maksimale sepse eshte, ne fund te fundit, ne interesin e tyre; konkretisht, ata jane lene jashte loje por jo aq sa te mos vuajne pasojat e saj.
Fokusi, ne vend t'i jepet veprimeve per permiresimin e "kultures publike urbane", i eshte kushtuar plotesisht sendit, objektit te Piramides.
Prandaj, nqs vazhdojme keshtu dhe nuk arrijme nje identitet, atehere s'na mbetet tjeter vec ta quajme veten barbare.
Kur gjithe bota po punon per nje kulture, urbanistike, demokraci dhe identitet hibrid duke nderthurur idete tradicionale me teknologji digitale, ne mbetemi barbare ose me sakte viktima.
Pyetjet qe kam dhe do te doja qe ky debat ti pergjigjej jane:
-Si mund ta zhvillojme arenen publike ne qytet (urbanistika) qe t'i sherbeje interesave te qytetareve ne fillim dhe jo atyre te investitoreve apo ndertuesve?
-Si mund te pranojme nje pjesemarrje me te madhe dhe me produktive, ne vendime te tilla, te njerezve te thjeshte qe duan te bejne dicka ose te angazhohen me shume?
Dhe meqe po flasim per Piramiden:
-Do ishte me mire ta linim ashtu sic eshte, rrenoje (nje monument historik) autentike apo ta restauronim apo ta hiqnim fare?
-Nqs do ta shpallnim monument/muzeum historik, atehere duhet te kete njerez dhe zyra komerciale brenda?
-Nqs do te harxhonim leket ta restauronim, per cfare mund ta perdorim; a do te shfrytezohet nga te rinjte aq sa frekuentohet Blloku?
-Nqs do ta prishnim, cfare duhet te veme ne vendin e saj; parlamentin apo dicka komplet ndryshe?
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: