Pages

Mar 23, 2012

Featured Artist | Orion Shima


ORION SHIMA
7 Mars - 8 Prill 2012
Kunderpeisazh
Në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 7 Mars (hapja ora 18.00), deri në 8 Prill 2012, hapet ekspozita e piktorit Orion Shima (lindur në 1969) e titulluar "Kundërpeizazh". Shima sjell në këtë ekspozitë personale një numër punimesh kryesisht në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër, të cilat shfaqin krijimtarinë dhe zhvillimet e veprës së tij gjatë viteve të fundit.
Francesco Poli, i cili është dhe kuratori i ekspozitës, e karakterizon veprën e tij si të tillë: "Piktura më e fundit e Orion Shimës është shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kujtime, përjetime dhe ëndërrime të adoleshencës, por që në të njëjtën kohë mund të shihet metaforikisht si një përsiatje e stërhollë mbi natyrën e vetë pikturës si gjuhë e pazëvendësueshme në ngjizjen e vegimeve vetjake mirëfilli poetike që kanë vlerë universale".
Kjo ekspozite eshte me te vertete frymezuese dhe ia vlen te shihet. Punet e artistit jane shume origjinale, ku realiteti dhe reflektimi i tij ekspresiv luajne me njeri-tjetrin ne nje pikture te vetme. 
Ju inkurajoj te shkoni ta shihni dhe ashtu si une te humbisni ne melankoline, nostalgjine dhe endrren qe secila veper percjell. 


painting by Orion Shima
HYRJA ESHTE FALAS!!


3 comments:

eni said...

interesante me pelqeu gjetja.me pelqyen serite me fluturat.

Unknown said...

:)

irsiB said...

po eni ke te drejte gjetja dhe fluturat ishin me te vertete fenomenale. nje nga ekspozitat me te mira qe kam pare deri tani.