Pages

Mar 24, 2012

TEDxPrishtina | Sisley Xhafa


TEDxPrishtina 2012 

May 19, 2012 @ American School of Kosova 



TEDxPrishtina 2012 eshte eventi i dyte ne Kosove qe mbledh njerez per nje pervoje si ajo e konferences TED.
Duke ruajtur formatin e suksesshem te konferences globale TED, TEDxPrishtina do te kete zera dhe emra nga disiplina te ndryshme, duke krijuar nje hapesire nxitese per prezantimin e ideve dhe eksperiencave te tyre.


TEDxPrishtina 2012 is the second event in Kosovo that brings people together to have a TED-like experience.
By following the successful format of the global TED conference, TEDxPrishtina will gather voices and names from different disciplines that will create a stimulating space for sharing their ideas and experiences.

via TEDxPrishtina
“Me krenari e kënaqësi, e nisim listën e folësve të edicionit të dytë të konferencës së ideve TEDxPrishtina, me një artist të veçantë, e një mendje të ndjeshme”. Kështu shkruhet në profilin e TEDxPrishtina në rrjetin social Facebook, ndërsa i tërë përshkrimi i atribuohet artistit kosovar me famë botërore, Sislej Xhafa.
Ky i fundit është i pari folës i konfirmuar për të ligjëruar eksperiencën e tij në konferencën e TEDxPrishtina 2012, e cila ka muaj që është paracaktuar, dhe do të ndodhë me datën 19 maj në Auditoriumin e American School of Kosova në kryeqytet.
Xhafa është artist bashkëkohor i njohur për kërkimet e tij mbi realitetin shoqëror, ekonomik dhe politik si dhe bashkëveprimin e tyre me shumëllojshmërinë e paqëndrueshme të shoqërisë moderne.
Gjurmimet e tij përdorin një gjuhë minimaliste, ironike dhe subversive në të njëjtën kohë, duke vënë në shfrytëzim një varg të gjerë të mediumeve, që nga skulptura, vizatimi deri te performanca dhe fotografia.
Hulumtimet artistike të Xhafës përfshijnë një mori qasjesh, duke filluar nga hetimi i statusit ligjor të Kosovës me “Pavilioni Klandestin” në Bienalen e Venecias deri në refleksionin mbi konceptin e sigurisë dhe stabilitetit me vepra të ekspozuara në New York, vendin ku edhe qëndron ai. Konferenca e sivjetshme TEDxPrishtina 2012 ka zgjedhur një koncept mjaft interesant debatimi.
“Të ndërtosh me vizion gjysmak nuk mjafton. Në TEDxPrishtina 2012, ndërtimi do të shndërrohet në sendërtim”, thotë koordinatorja e konferencës Arita Hasani. Ajo vazhdon të flasë pak edhe mbi folësit e konferencës së sivjetshme.
“Folësit në TEDxPrishtina vijnë nga lëmitë e ndryshme profesionale dhe akademike, nga periferia e qendra, si dhe brenda e jashtë Prishtinës. Në TEDxPrishtina, video të prezantimeve TEDTalks dhe folës të ftuar ndërthuren për të ndezur diskutime të thella dhe lidhje në një grup kompakt njerëzish”, përfundon Arita Hasani, koordinatorja e TEDxPrishtina 2012.
Të gjitha fjalimet e konferencës përshkohen nga fryma e inovacionit dhe përfaqësojnë ide me potencial për të sjellë ndryshim në fushat, ku punojnë ligjëruesit.
Lista e folësve të kësaj konference pritet të përditësohet me fytyra nga më të ndryshmet dhe më urbane të kryeqytetit. Disa prej folësve që kanë marrë pjesë në konferencën TEDxPrishtina 2011 janë: Besa Luzha, Blerim Limani, Arben Islami, Visar Kuçi, Nita Luci e Bujar Nrecaj.
PER ME SHUME INFORMACION DHE NJOFTIME TE REJA,
CHECK OUT TEDxPrishtina

No comments: