Fituesi i Konkursit per Zgjatimin e Bulevardit te Tiranes dhe Lumit Lana
Grimshaw Architects eshte fituesi i konkursit per Zgjatimin e Bulevardit te Tiranes dhe Lumit Lana. Konkursi ka paraqitur nje strategji gjitheperfshirese te bazuar dhe te ndertuar sipas identitetit kombetar te qytetit- vecanerisht elementeve te infrastruktures ujore dhe bulevardit kryesor qe ben lidhjen e tyre. Gjithashtu, nje pjese e rendesishme e kesaj thirrje ka qene integrimi i rrjetit te transportit (rrugeve) – nje transformim i mbare qytetit per te permiresuar infrastrukturen dhe rigjallerimin e eksperiences qytetare.
Courtesy of Grimshaw Architects |
Deshirat per qytetin dhe rezultatet e propozimit i kane kushtuar vemendje ndertimit te komunitetit dhe menyres se jeteses ne Shqiperi. Klima eshte e perkryer per aktivitete jashte ne natyre. Prandaj dhe strategjia e pare qe Grimshaw prek, eshte realizimi i eksperiences se qytetit ne nivelin e gjelberimit dhe rrjetit ujor. Projekti propozon nje shetitore pergjate lumit Lana qe perfiton nga terreni gjeografik i Tiranes. Gjithashtu, ai propozon nje sistem te gjere platformash te gjelberta, te cilat fillojne ne bulevardin qendror dhe perhapen neper qytet, duke e mbushur ate me kopshte dhe parqe.
Courtesy of Grimshaw Architects |
Strategjia perfshin formalizimin e sistemeve rrugore te qytetit, duke krijuar nje hierarki qe punon brenda shkalles se lagjeve te propozuara. Keto te fundit jane plot me programe qe ofrojne nje infrastrukture sociale per rritjen dhe qendrueshmerine e seciles prej tyre. Lagjet percaktohen nga inkorporimi i natyres ne rruget e qytetit se bashku me tiparet dalluese te arkitektures. Parregullesia dhe diferencimi i objekteve sugjerojne se Grimshaw ka konsideruar menyren si qyteti do te perjetohet vizualisht dhe si qendrat e interesit do te percaktojne lagjet e ndryshme. Po ashtu, strategjia inkorporon vendbanimet joformale ekzistuese dhe rolin e tyre ne vizionin e qytetit.
Transporti i qendrueshem eshte nje pjese teper vitale e projektit qe sjell rritje ekonomike me alternativa me cilesore.
Courtesy of Grimshaw Architects |
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Problemi i qytetit nuk eshte mungesa e projekt ideve apo deshires per ta shnderruar ate ne nje kryeqytet te denje europian, por eshte realizimi strategjik apo i plote i tyre. Ne Tirane ashtu si dhe ne qytete te tjera shqiptare, realizimi i projekteve te ndryshme per permiresimin e cilesise se jeteses, qofshin keto per ujin, rruget, arsimin, ambientin, etj. eshte pothuajse minimal. Nga 100% qe eshte realizimi i plote per te arritur tek objektivat dhe rezultatet qe mund te kete projekti, ne kete vend pjesa me e madhe realizohen diku tek 5-25%, nje pjese mjaft e vogel dhe jo signifikante per te patur jo vetem permiresim, por edhe zhvillim te kushteve te jeteses dhe kapacitetit te shoqerise civile per ta mbajtur qytetin ne nivel europian, e jo me ate human. - Atehere cfare do te ndodhe me Tiranen?
- Cfare do te ndodhe me kete projekt, kete vit, pas nje viti apo dhe 5 vjetesh?
- A do te jete ai nje udheheqes konkret per ndryshimin e sjelljes shoqerore ndaj njeri-tjetrit, vendbanimeve, lagjeve, gjelberimit, trafikut dhe ekonomise se qytetit?
- A do t’i jepet shanci per t’u realizuar qe te sjelle nje ndikim pozitiv ne eksperiencen e kryeqytetit?
- Edhe per sa vjet do te flasim e te zihemi per nje masterplan imagjinar, nderkohe qe trafiku na kercenon jeten cdo dite, ndotja ambientale na shkaterron mushkrite dhe hapesirat publike, per te shijuar ate qe duhet te na ofroje jeta ne nje qytet, fillojne dhe mbarojne neper kafene apo brenda ne shtepi tek televizori.
Koha dhe durimi i banoreve do ta tregoje, ashtu sic ka bere deri me sot. Por koha ka ndaluar, gje qe shfaqet ne pasivitetin qytetar. Nese gota ka qene gjysem plot, tani eshte permbysur fare. Po iu pershtatem thatesires dhe nuk ndoqem ujin atehere eshte nje beteje e humbur, nje jetese e humbur.
No comments:
Post a Comment