Pages

May 28, 2012

Guest Writer | Niera Rumano

Niera Rumano ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane, ku dhe ka mbaruar shkollen 8-vjecare dhe ate te mesme. Studimet e larta i ka ndjekur jashte, ne degen Ingegneria Edile-Architettura U.E. Laurea specialistica a ciclo unico quinquenale ne universitetin La Sapienza ne Rome. Ne vitin 2009 eshte shkruar ne Urdherin e Inxhinjereve te Romes. Ka punuar part-time deri ne prill te 2009, kur u be pjese e Studio Carrara International ne Rome, aty ku punon edhe sot. 
Niera ishte pjese e nje grupi te rinjsh qe moren pjese muajin e shkuar ne Kampin Regjional te Restaurimit ne Gjirokaster e organizuar nga Cultural Heritage without Borders. Ne vijim eshte eksperienca e saj.

nga  Niera Rumano

Eksperience ne 8th Regional Restoration Camp CHwB
Gjirokastra qyteti magjik

Antigonea | photo by Niera Rumano

Trashegimise kulturore ne Shqiperi nder vite nuk i eshte dhene rendesia, kujdesi dhe vemendja e duhur. Duhet kuptuar qe nuk jetohet vetem per veten, por edhe per te trasheguar ne breza kete pasuri qe na eshte lene gjate viteve per te patur nje deshmi per historine kulturen dhe vlerat e nje shoqerie te shkuar qe pasuron edhe te ardhmen.

Shume prej zonave arkeologjike, godinave me vlere, qendrave historike ne Shqiperi kane nevoje per konservim, restaurim e  mirembajtje dhe jo vetem kaq por shume zona jane akoma te pa zbuluara. Ne te gjithe vendet e botes  pasuria kulturore konsiderohet si nje e mire kolektive qe shton vlerat e nje vendi.

Ne kohet e findit ve re nje levizje edhe ne Shqiperi ne kete drejtim, ja pse dhe pjesemarrja ime ne kete Camp me qellimin  e njohjes me nga afer te problematikes se trashegimise kulturore te vendit tim.

Shpesh me  habit indiferenca e njerezve ose ndoshta mos pasja e ndergjegjes mbi rendesine e ambientit qe i rrethon. Organizimi i aktiviteteve te tilla nuk eshte vetem nje gur i vogel qe i shtohet murit te historise por edhe nje shembull per te sensibilizuar banoret e paket qe akoma jetojne ne qytete historike te mrekullueshem si ai i Gjirokastres.

Fillimi…

Mengjes, fytyra te reja asnje i njohur por secili me nje ide te veten mbi kete eksperience. Disa jane thjesht kurioze, disa te detyruar e disa te interesuar mbi mesimin didaktik te teknikave te restaurimit te objekteve qe mbartin nje vlere te madhe te trashgimise sone kulturore.

Drejt punes | photo by Niera Rumano
Nis puna …

Kurjozitet ne syte e te gjitheve. Pjesa teorike eshte ne linja shume te pergjithshme, me tematika te ndryshme qe mund te cojne edhe ne corientim ne kete pak hoke te ngjeshur pa patur mundesine e kuptimit ne thelb te disa koncepteve rrenjesore te kesaj tematike kaq te gjere,  pak referime e analize te objekteve ku duhet te nderhyjme. Shpesh kur ndodhesh ne mesin e nje fushe shume te gjere ne pamundesi kohe mjafton shtrimi i problemit ne menyre te thjeshte me pak rregulla thelbesore e te qarta per t’u dhene strumetet e duhura edhe personave jo te fushes qe cojne drej zgjidhjes. Dhe ja qe na pret edhe pjesa praktike ne te cilen mund te prekim me duart tona historine dhe te komunikojme drejt perdrejte me te, duke patur parasysh se pari respektimin e kohes qe e ka pershkuar. Ve re se kush me pare e kush me vone ne menyre instiktive behen pjese e aktivetetit qe i perket. Kontributi ne mirembajtjen e nje catije, restaurimi i dritareve, nderhyrja ne suvate qe solli edhe zbulimin e disa pjeseve dekoruese te paparashikuara dhe nisja e nje projekti qe do beje te mundur vizitimin dhe njohjen e zones arkeologjike te Antigonese bejne qe te gjithe te jene krenar per punen. Ne fillim edhe pronaret e shtepive ku nderhyet jane paksa mosbesues e nuk afrohen per te komunikuar, shpjeguar e per te na bere pjese e historise se tyre, ndoshta sepse thjesht historia, tradita eshte veshtire te pershkruhet, ajo eshte cdo cast, cdo marrje fryme, levizje qe ato mure mbajne nder vite dhe ne me kohen fillojme te perceptojme pa fjale vleren. Eshte veshtire te kuptosh momentin kur njesohesh me kete trashegimi, por kjo ndodh vetvetiu. Kuptohet ne syte e tyre qe jane te kenaqur me punen tone dhe qe ju sherbeu si shembull kjo dashuri nga ana jone per ato mure, cati, dritare qe mbajne perbrenda jeten e tyre.  Shembull ky qe ju ben te kuptoje qe nuk duhet konservuar thjesht funksioni nepermjet materialeve te reja e me te thjeshta per t’u perdorur, por rendesia e konservimit te identitetit te qytetit qe eshte pjese e identitetit te vete personit.

Rregullimi i catise | photo by Niera Rumano
Restaurimi i dritareve | photo by Niera Rumano
Dhe ja ku cdo gje mbaroi…

Shpesh here nisim nje eksperience me nje obiektiv te caktuar por pasi kemi pershkuar ate pjese rruge kuptojme se sa ndryshe nga pritshmerite tona eshte. Nisesh me idene e dickaje praktike, didaktike, me deshiren e thjeshte per te mesuar me shume e kthehesh me ndiesi qe jane te veshtira te pershkruhen… ke prekur historine!

Ndoshta ka te beje pikerisht me kete qytet magjik, Gjirokastra! Ja kush eshte magjia e qyteteve qe kane kaluar nder vite e kane ardhur ne ditet tona, ato kane energjine e akumuluar, shnderruar, e percjelle nder vite me force deri ne ditet e sotme e cila deperton thelle ne indet tona ne menyre te fshehte, misteriose duke mbetur brenda nesh edhe pasi e kemi lene pas kraheve.

Keto rreshta te marra nga “Kronike ne gure” te Ismail Kadarese me erdhen ne mendje ne rrugen e kthimit nga Gjirokasta per Tirane.
….“Të gjitha këto po më vinin ndër mend në një mënyrë krejt të parregullt, ndërsa po lija prapa shtëpinë e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtëpi që ngrihej rrëzë kalasë, dhe po zbrisja tatëpjetë bokërimave, nëpër rrugën e ngushtë, që përsëri kishte lëvizur. Copëra kujtimesh, gjysma frazash apo fjalësh, bishta ngjarjesh të parëndësishme, ndërprisnin njëra-tjetrën, shtyheshin, kapeshin për veshi apo për hunde me një gjallëri që shtohej bashkë me shpejtësinë e hapave të mi.”
Keshtu rendnin mendimet brenda meje ne castet e fundit te kesaj eksperience te pare thjesht nga syte e mi.
Shpresoj qe kjo eksperience te kete lene gjurme te thella tek te gjithe pjesemarresit e te vazhdojne veprimtari te tilla.




No comments: