Pages

Aug 16, 2012

Helidon Haliti | Personale @GKA

HELIDON HALITI | "Personale"
16 Gusht  - 10 Shtator 2012
Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, AL. 

Nga data 16 Gusht 2012, ora 19.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën e Ekspozitave të Përkohshme do të hapet ekspozita e piktorit Helidon Haliti (lindur në vitin 1968). Helidon Haliti i përket brezit të artistëve shqiptarë që u diplomuan gjatë viteve nëntëdhjetë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Haliti sjell në këtë ekspozitë vetjake, të parën në Galerinë Kombëtare, një numër punimesh në vaj, të prodhuara gjatë viteve të fundit (2010 - 2012). Krijimtaria e tij e kësaj periudhe karakterizohet nga një kërkim artistik i cili tregon udhëtimin e piktorit nëpër labirintet e një bote që ai ka krijuar me anë të fantazisë së tij.

Për mendimin e kritikut Shkëlzen Maliqi "Stili i pikturës së Helidonit është ai i një surrealizmi paksa të frenuar që mund të quhet edhe realizëm magjik. Ai frymëzohet edhe me tema të tabanit kombëtar dhe me ato të një mitologjie të personalizuar dhe intime. Mirëpo, piktori ka kujdes që të mos bie në patetizëm dhe folklorizëm, duke preferuar ilustrimin nga një pikëshikim i padjallëzuar prej fëmiu." 

Me datë 16 Gusht 2012, ora 11.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve zhvillohet me mediat konferenca për shtyp gjatë së cilës artisti Helidon Haliti do ta prezantojë këtë ekspozitë më gjërësisht.

via GKA 



HELIDON HALITI "Personal" 
August 16  - September 10, 2012 

Galeria Kombëtare e Arteve in Tirana, AL.

In the temporary exhibitions wing of the National Gallery will open to the public from 16 August 2012 the solo exhibition of the Albanian painter Helidon Haliti (d.o.b 1968) entitled "Personal". He belongs to the generation of Albanian artists that graduated from the Academy of Fine Arts in Tirana in early 1990s.

Haliti brings in his first solo exhibition at the National Gallery a number of works produced recently between 2010 and 2012. His work, almost exclusively oil on canvas in large dimensions, is characterized by an individual artistic research which shows the artist's voyage in the labyrinths of a fantasy self-created world.

In the opinion of art critic Shkëlzen Maliqi "Helidon Haliti's style of painting features a kind of restrained surrealism, while others have noted its tendency towards magic realism. Themes of a national colouring and those of an intimate and often personal mythology inspire him equally. But the artist is careful not to fall into a folkloric mood, preferring instead illustration from an innocent and childlike point of view."

The exhibition will stay open until September 10, 2012.

via GKA


No comments: