Jul 14, 2011

The Energy Report | 100% Renewable Energy by 2050

Raporti i Energjise (The Energy Report), i publikuar ne Shkurt, eshte nje studim i zhvilluar nga WWF, AMO, dhe Ecofys qe deklaron se bota mund te mbeshtetet 100% ne energjine e rinovueshme (ose riperteritshme) deri ne 2050. Ky dokument propozon adresimin e problemeve urgjente te shkaktuara nga ndryshimi aktual i klimes (climate change) dhe pakesimi i “fossil fuel” duke pranuar se deri ne vitin 2050, te gjitha kerkesat per energji ne bote mund te permbushen teresisht nga burime te renovueshme (renewable energy). Ai pershkruan nje skene teper ambicioze ku kursimi i energjise eshte hapi i pare drejt nje sistemi [energjitik] ne te cilin lendet djegese (fossil fuel) zevendesohet gradualisht nga forma me te qendrueshme (sustainable) energjie: e eres, diellore, gjeotermale, hidrocentralet dhe ajo bio.

Synimi i raportit eshte frymezimi i qeverive dhe biznese qe te kuptojne sfidat qe vijne me kete ndryshim dhe ne te njejten kohe per te inkurajuar ata te levizin me fuqishem per te bere ekonomine e rinovueshme (renewable economy) realitet. Duke treguar avantazhet e nje bashkepunimi global dhe integrimin me te thelle te infrastruktures energjitike globale, raporti tregon se perfitimet nga ky tranzicion (fossil fuel” --> “renewable energy) peshojne me shume se sfidat.

Kontributi i AMO-se, drejtuar nga Reinier de Graaf (partner) dhe Laura Baird (associate), koncepton dhe vizualizon implikimet gjeografike, politike, dhe kulturore ne nje bote me 100% energy te rinovueshme. AMO sjell nje vizion te nje bote pa kufij, ne te cilen te gjitha kontinentet kane te drejte te kene energji te qendrueshme (sustainable energy).

Sipas Reinier de Graaf: “ Raporti i Energjise eshte i pari i ketij lloji qe mbeshtet mundesine teknike te furnizimit global me energji te rinovueshme deri ne vitin 2050.  Nepermjet realizimit qe pajisja me energji ne te ardhmen eshte me te vertete nje ceshtje universale qe duhet te adresohet ne nje shkalle globale, ne kemi zhvilluar nje perspektive te re ne bote.”

AMO vete po punon ne dy projekte te bazuara ne kete ide dhe strategji.
 
1. Zeekracht, nje plan i bere ne 2008 per nje rrjet me “wind farms” ne Detin e Veriut
2. Roadmap 2050, nje propozim per dikarbonizimin e energjise evropiane deri ne 2050.
 

Teksti origjinal [original text]   
Per dokumentin e plote [pdf format] shko tek Ecofys ose WWF.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ja disa faqe nga ky raport:
                                                                            

                      
 


No comments: