Jul 28, 2011

...nje poezi!

Poezia eshte per mua gjithmone mahnitese!
"Ilaç" per ditet kur ne mes te veres qielli nxin dhe ajri freskohet,
kris nje shi litar qe bie me ore te gjata aq sa duket se harron te kthehet dielli i dashur veror...
Deshiroj te "share" me ju keto vargje jo shume te njohura te shkrimatarit
Dritero Agolli.
Ai eshte i famshem per prozen dhe sarkazmen por keto vargje s'jane fare keq.
Vargje te lehta si shiu i veres, qe s'te lene asgje por ndoshta thone shume!
...e ne pritje te Diellit:

Mos ma kujto!

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shthurur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem u drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

No comments: