Pages

Jul 31, 2011

Eshte vetem nje mendim veror... :)

Jemi nje popull teper EMOCIONAL dhe kur rikthehemi te jetojme realitetin ne menyre RACIONALE e humbim arsyen... Por ju lutem: jo shume emocional me femijet tuaj !
Kur ishim te vegjel luanim ne parkun ndermjet pallateve ose ne oborret e shtepive “private” qe gjendeshin ndermjet ketyre godinave NDERTUAR gjate “Realizmit Socialist”.
Po dua te shkoj ca mbrapa ne kujtesen e atdheut.
Nje popull i ndrydhur ne paragjykimet, moralin e drejte dhe prapambetjen artistike
Tek kjo e fundit dua te ndalem per pak seconda:
Prapambetje? Jo, aspak per kohen kur Shqiperia jetonte dhe krahasohej me vendet e tjera te "bllokut lindor"… Sot duke pare te njejten histori ne "bllokun perendimor", NE dallojme se ku kish ngecur sahati i krijimtarise artistike shqipetare….
Shkaterrimi e ka ndjekur kete truall ne vite! Nuk po ju rreshtoj kohen e "zadrazemit", lavdite e ilireve, arberve, betejat e fqinjeve ne "truallin e kurrkujt"... apo vitin 1912!
Po filloj nje vezhgim aty rreth viteve '60 kur ne mbare Shqiperine fillon shembja e kulteve fetare.
Fillimisht shembja nis ne shpirtin njerezor, aty ku idete lindin, duke i dhene emertimin “prapambetje….ide prapanike qe sjellin percarjen e kombit”. Ndizet keshtu si nje "bombe me sahat" urrejtja ndaj te gjitha ideve, njerezve dhe objekteve qe mbartin besimin fetar…
Permes SHEMBJES dhe SHKATERRIMIT gjithkush kontribuon ne groposjen e SHPIRTIT fetar, cdo gjurme qe mbante emrin, ngjyren apo aromen fetare… Fjala “Zot” u be fjale e palejuar! Krijimtaria artistike, shembet bashke me objektet fetare… SHKATERROHET dhe ne vijim ZHDUKET perfundimisht nje pjese nga historia e nje kombi. Vepra me vlera te larta arkitekturore, pervecse estetike shemben pa meshire:
Vriten
Burgosen
Interrnohen
Sepse “feja e shqiptarit asht’ shqiptaria” (Artistet dhe intelektualet nderkohe bejne sehir!)
Historia jone mban sa e sa gjurme te fjales “SHKATERRIM”:
"E shkaterrojme/shpartallojme armikun - E shkaterrojme dhe e urrejme kapitalizmin…."
Por edhe fjalen "NDERTIM": "ne nje dore kazmen e ne tjetren pushken".
Kthehem serish tek atdheu im, ai i viteve '70: i ndertuar dhe i begate.
Po, po i ndertuar me forcat vullnetare! Ndertuan cdo gje prinderit tane:
Pjese te tera hekurudhe,
Kthyen ne toka bujqesore moçale e keneta,
Ndertuan brezare e pallate kulture;
....dhe NE deri ne vitet ‘90 i gjetem “falas” e i shfrytezuam duke i MBROJTUR nga sulmet “imagjinare” te armikut (toke- ajer- det)…. C'ide e mbrapshte???
Ka ndonje shqipetar qe me shpjegon se KUSH eshte armiku mbas viteve '90???
SHKATERRUAM ate qe ndertuan prinderit tane...
Jo aspak!
Ate qe REGJIMI DIKTATORIAL ndertoi per te na “izoluar ne prapambetje”…
Pikerisht!ndaj dhe duhet te zhduken shenjat e "prapambetjes":
te shembim uzinat dhe fabrikat,
te thyejme bankat dhe klasat, sepse vetem keshtu do te jemi te lire te krijojme...
Ku eshte arti? Shpirti artist i shqipetareve? Intelekutalet ku...?
Ata vezhgojne se si kanibalizmi dhe injoranca, analfabetismi dhe perdalja, vershojne ne rruget e qyteteve…
"Tirana ime", shembulli dhe kurajo i te gjithe kombit…
"TE SHEMBET BUSTI", e keqja e madhe! AI qe s’eshte me, le te shohe nga lart se si levrijne minjte kur nuk ka me nje mace!
Fshihen ne pak muaj por perjetesisht, gjurmet e shume viteve te begate (e ndoshta te lumtur) qe me gjithe SHKATERRIMET dicka ndertuan, modeluan, themeluan, "krijuan":
Ti Shqiperi me jep nder,
Me jep emrin shqipetar
Rrafshimi i muzeumeve, vjedhja masive e objekteve me vlere, shkaterrimi pa frere... me japin vetem emrin BARBAR!!!
Le te kthehem ne analizen fillestare...ku luajne tani femijet tane?
- Ne shtepi! - Ua, po pse?
Sepse ku u shkaterruan lulishtet, jane ndertuar pallate : « Tirona ne ZEMRAT TONA ». Ku dikur ishin kinemate apo teatri me kukulla jane ndertuar diskoteka dhe lokale...
Asgje e keqe, thjesht ne jemi nje popull konsumator dhe kjo eshte pasoje e globalizimit!
U rindertuan dhe u kthyen ne identitet ne mbare vendin objektet fetare. Rikthyem ne jete ndertesat me shpresen e rikthimit te SHPIRTIT fetar, paqesor dhe artistik!
Per te gjithe ata qe kane nje damar artisti dhe nje copez zemre atdhetare: une ju ftoj te mendoni se: nese do shembim akoma...nje dite do te rindertojme prape me nostalgji dhe keqardhje!
Mos duhet te presim qe nje dite te ndertojme si nje puzzle bustin?
Mos valle nje dite do te ngjisim ne nje kolazh ngjyrash PIRAMIDEN sepse "Tirona sido qe te jete eshte e jona"?
A me jep ti Shqiperi nder dhe emrin shqipetar?
A eshte vertete “feja e shqiptarit, shqiptaria"?
Elma*
***


2 comments:

PERfACT said...

Elma ke te drejte. Ceshtja e Piramides eshte nje manifestim problemesh akoma me te medhaja shoqerore, kulturore, dhe politike. A e kemi kapacitetin si popull te dallojme vlerat kombetare nga rrenojat e injorances momentale. Lufta, injoranca, egoizmi, barbarizmi kulturor na kthen ne viktima te vet krimit qe bejme. Jemi ne ata qe zgjedhim nje grup njerezish te na perfaqesojne ne pushtet. Por a jane keta te afte te ecin 2-3 hapa me perpara se ne, ne mbrojtjen e interesave tona? Pergjigjja mbetet e njejte, gjithashtu edhe problemi; JO. Pushteti nuk eshte kompani private por institucion PUBLIK. Kjo do te thote qe ata punojne per popullin. Populli 'is the boss'. S'mund te shesin ose te pranojne aktivitete ne token shqiptare qe s'i sherben te mires se popullit. Psh. nqs toka shqiptare perdoret si kosh plerash nga te huajt, ajo 'mund' te quhet tradhti. Por nese, do ndertohej nje program riciklimi (pa demtuar ambientin) me shume incentiva mjedisore, monetare, si dhe hapje vendesh pune, atehere mund te konsiderohej nje gje e tille. Po e permend kete shembull se duan te specifikoj conceptin P U B L I K. Pronaret jemi ne, prandaj edhe vendimet 'duhet' ti marrim ne. Ashtu edhe puna e Piramides/
Piramida eshte pjese e urbanistikes, kultures dhe historise PUBLIKE. Eshte ngritur (nga shteti jo privati) per tu perdorur nga qytetaret dhe jane ata qe i japin vlera dhe identite te ndryshme nje ndertese, gje qe s'mund ta bej ose parashikoj dot nje arkitekt ose inxhinier. Sjellja e nje polpulli kushtezon ambientet publike urbane [public space]. Edhe qyteti me i vjeter i Acropolis eshte ndertuar rreth nje sheshi publik per te mundesuar nje dialog te lire (shprehjen dhe degjimin) shoqeror. Per ne sot, ky shesh publik (agora) eshte Piramida, si simbol i lirise civile; neser mund te jete Skenderbeu, Pallati i Kongreseve, ose nje liste e objekteve te tjera publike. Duhet te kuptojme qe keto objekte (publike) simbolizojne dhe MANIFESTOJNE virtytet e nje populli. Nese ne fillojme ti zhdukim per te bere vend per projekte te investuara nga te huaj, atehere humbasim jo vetem materialitetin qe na ben shqiptar (toka, trualli, etc) por dobesojme akoma me shume identitetin dhe trashegimine kombetare. Problemi i shqiptareve prej kohesh ka qene shikimi vetem ne te shkuaren, historine, Skenderbeun, dhe asnjehere perpara, ne te ardhmen, dhe se si mund ta ruajme kete histori. Kjo behet vetem duke mbajtur gjalle te sotmen, duke i shtuar dhe jo duke ia fshire gjurmet asaj. Cfare do na mbetet neser?

PERfACT said...

Nuk dua te mohoj aspak lidhjet me boten ose investimet e huaja, por vetem te them se s'duhet ti marrim lehtshem vendimet per shkaterrimin e trashegimise dhe simboleve kulturore, sepse s'do kemi cfare ti ofrojme me vetes apo botes