Pages

Dec 31, 2011

Gezuar Vitin e Ri 2012...Happy 2012...Buon 2012...


Let's Come Together to Find+Build New 
Directions of Albanian Culture 
Making in 2012


Urimet me te mira...

Best wishes...

I migliori auguri...



Dec 29, 2011

Festivali i 50-te ne Radio Televizionin shqiptar!

Ne ishim aty ne 28 dhjetor 2011...naten GALA te Festivalit te pesedhjete te Kenges ne Radio Televizion.
Sikurse pothuajse cdo vit edhe kete dimer, netet e FESTIVALIT i kemi ndjekur nga ekrani i vogel i televizorit...por nuk humbem mundesine e blerjes se biletave per "naten e mrekullive..."

Pershtypje dhe konstatime!
Nga te filloj?
Te tregoj per genjeshtren e kengeve "LIVE" qe ne te vertete ishin te gjitha te regjistruara dhe "te kenduara" nga artistet e talentuar?!
Per ju, qe nuk keni patur "rastin" kete vit ta ndiqnit festivalin, eshte e kote t'iu shpjegoj "lojen" e pakuptimte te prezantuesve ne skenen BOSHE te Festivalit...Vete prezantuesit ngaterroheshin ne batuta dhe fjale!
Zhgenjimi eshte e pakta ndjesi qe me kaloi ne zemer...
Pershkrimi i hyrjes ne Pallatin te Kongreseve.
Nje pallat jo shume i shemtuar por i ftohte. Ne hyrje u perplasem me nje dere te sajuar dhe me pllakat thuajse "te shkulura" ne shkallet e mermerit...
Nje roje, qe nuk ishte ne gjendje te drejtonte me rregull turmen e te kerkonte biletat me qetesi, mbante hapur vetm njerin kanat te deres se hyrjes! "C'eshte keshtu...pse shtyhen te tere keta njerez?"
Festivali ende s'kishte filluar por 100 qytetaret qe kishin ardhur njekohesisht perpara deres se Pallatit filluan te shtyheshin qe ne oren 20,00.
Ne fakt atehere mberritem dhe ne (bazuar ne orarin e sugjeruar ne bilete!), por nuk arritem te hynim pa u shkelur nga femijet qe ne te njejten kohe asfiksoheshin nen trysnine e prinderve dhe qytetareve me "te rritur"...
Nejse me nje rrotullim te cuditshem dhe nje grisje "mizore" biletash mberritem ne "hollin qendror"...
Brendesia e ndertesave...
Mungon nje sherbim WC e sakte ne gjithe ate strukture!
Menduam se do te kish nje copez lokal a sherbim ku te blenim nje shishe uje. Ne siperfaqen e madhe te hallit qendror, asgje...
Me sa duket konsumizmi s'ka qene shume inteligjent ne Tirane! Nuk kishte as nje mundesi te bleje apo te pije nje gote uje.
Ne hollin e pritjes vazot e shemtuara te luleve "shqiponja" te mbledhura ne rreth si te perndjekurit perpara ekzekutimit ne kampet e perqendrimit, qene thare per nje pike uje e mbaheshin varur me shkopinj...
Mendova: nje tjeter gjallese qe ka nevoje per uje!
Me kujtohet gjyshja ime, tek-tuk merrej me sistemimin e ketyre shkopinjeve qe sherbenin si mbeshtetje per lulet varese ne ballkon! Po ketu, lulet e shkreta qene te tera te thara!!!
(Nga burime qe do t'i quaj zyrtare*, u vura ne dijeni se kane kaluar 5 vjet nga hera e fundit qe dikush eshte marre me kujdesjen per keto te shkreta lule ne vazo qe dikur ishin krenaria e hyrjes ne Pallatin e Kongreseve)
Ashensori? Obobo, c'fjale, c'ide e "lige" me kaloi ne mendje?!
Me erdhi ky mendim, jo vetem sepse shoh vajza me taka shume te larta por edhe sepse mendova qe personat invalide ose qytetare te pamundur per te ngjitur shkallet, nuk do ta kishin te lehte te kalonin ne katin e dyte!!!
Me mire gelltitem dhe e harroj kete mendim!
Kerkimi i vendit te caktuar.
Per ata qe nuk ka qene kurre ne Pallatin e Kongreseve te Tiranes, gjetja e vendit ne salle eshte nje enigme e madhe!
Eh, se pari sepse nuk ka asnje person, tabele apo shenim qe te te thote ku eshte hyrja psh. "hyrja C"... (?)
Ne hyme aty ku shkruhej "hyrja A" dhe pyetem nje zonje (nga veshja duhej te ishte pjese e stafit te mirembajtjes se nderteses) e cila, jo vetem qe na tregoi me saktesi se ku duhet te arrinim por edhe "na dha te drejten" te kalonim ne mes te salles (thuajse ne skene) per te gjetur vendin e caktuar nga bileta.
Vetem 5 shkalle dhe do isha ne skene...(!)
Beme nje xhiro shume te gjate neper salle. Kaluam nga A-ja te D-ja pastaj me se fundi gjetem zonen C dhe arritem ne rradhen 15.
Kete liri te tepruar, vetem po ta kisha enderruar 20 vite me pare do me kishin nxjerre nga PALLATI I KONGRESEVE ndersa tani "rojet e skenes" jane vetem kamermanet e lodhur dhe te trishtuar!
Dikur nuk lejohej te behej "xhiro" neper salle dhe sidomos te "livadhisje" neper "hyrjen A" e ashtuquajtuara e privilegjuar! (Ne te vertete ishte teper e veshtire te gjeje bileta edhe ne "hyrjen D"...)
Por se fundimi...ah po, mund te bej c'do, gje sepse kam nje bilete ne dore, sepse kam arritur ne Pallatin e Kongreseve...dhe behem "CUB"!

Ky, pallati me sallen me te madhe ne Tirane dhe ndoshta ne gjithe Shqiperine!
Kjo, salla me njohur dhe me e trasmetuar nga te gjitha televizionet shqiptare!
Kjo ndertesa e frikshme nga ku vijne rezultate te cdo karakteri, mblidhen parti, organizohen Kongrese, Koncerte, Festivale e Prezantime nga me te ndryshmet!
Ky objekti i menaxhuar drejt per drejt nga Kryeministria!
Objekti i ndertuar gjate kohes se "Partise se Punes" qe se shpejti do shembet, se s'i ka mbetur gje tjeter!!!
(I njejti burim zyrtar* me tha se vetem 2 muaj me pare uji i shiut kishte hyre deri ne SALLE... dhe se nga dolen ca fonde qe "u arrnua" catia, ndryshe s'do kishim patur naten GALA te muzikes se lehte).

Ndoshta kesaj here ndryshe nga piramida, ky pallat do te vdese ne menyre natyrale i lene ne meshire te fatit dhe i braktisur prej gjithekujt...




Dec 27, 2011

Emri im...apo Tirana ime?

      Nderkohe qe jo shume muaj me pare shkruaja nje "gentle manifesto", ne Tirane vendosej fati i njerit prej monumenteve historik shqiptare: te PIRAMIDES...
Por ashtu si shumica e zhurmes ne kryeqytet edhe kete here ndodhi: "Cudia me e madhe tre dite zgjat!" 
As ne lajmet e fundit e as ne te parafundit nuk kam degjuar ende se c'behet...
Le te rrime ne heshtje edhe per ca kohe e ta gezojme vjedhurazi germadhen e qendres se kryeqytetit...qe behet e zhbehet si "puzzle" pa fund!
...por sot (ne menyre egoiste) dua te shkruaj per veten time!
Emri i gjithekujt prej jush mbart nje histori personale ose thjesht ka tregimin e personit qe vendosi per ju ne castet e pare te jetes. Ai/ajo qe vendosi se si do te prezantoheni e te firmosni kur te "rriteni"....
Emrin tim e zgjodhi mamaja ime. Mire beri, se ndoshta une nuk do te doja te quhesha ne asnje menyre tjeter! 
Thuajse te gjitha vendimet e tjera ne jete ne, (qeniet egoiste si njeriu), mendojme se i kemi bere vete. Sidomos mbas moshes 18 vjecare, pikerisht atehere kur behemi te pergjegjshem perpara ligjit dhe plotesisht te afte per te vepruar!
Me kane ngjitur ne vite "nofka" si : Telma - Emla - Ema - Mjelma- Elmi - Elmush - Elm's :-)
Per asnjerin prej tyre nuk vendosa une!
Ne fakt mendoj se, asgje ne jeten tone eshte thjesht nje rastesi ose totalisht e vendosur prej nesh, nje rastesi eshte renia e nje gote kristalit dhe qe thyhet...!
Asgje nuk ndodh pa nje qellim ose si shkak i nje mendimi te detajuar dhe te nderlikuar...jane kaq te koklavitura ndonjehere "dukurite" sa qe per te mos u lodhur fare me gjetjen e aresyes ne i veme emra nga me te ndryshmit deri tek: "rastesia"...
Sa "nofka" keni ju per shkak te emrit? Apo per shkak te sjelljes?
Apo per efekt shkurtim emri?  Apo tinguj qe kujtojne emrin tuaj?
Keshtu ne lindem pa vendosur vete emrin tone dhe kemi dhjetra pergjate jetes te "ngjitur" prej miqve/ armiqve/ kolegeve/ familjareve...

Po nje sekond... C'u be me piramiden? 
Si ia vume emrin? 
Ne, qeniet superiore qe kemi per borxh te ndryshojme edhe historine me forcen e nje nofke "piramida e Dulles"! A keni degjuar ndonje "nofke" tjeter per ate qe eshte idea dhe mendimi, vullneti dhe forca, puna dhe perkushtimi i dhjetra profesionisteve?

Shpresoj qe ne prag te 100-vjetorit te pavaresise ta quajme ashtu  "sikurse i ka hije" nje shteti demokratik si Shqiperia.







Dec 23, 2011

Gezuar Festat! Happy Holidays!

‎2011 ka qene nje vit shume i rendesishem dhe teper experimental per PERfACTs, prandaj dhe duam t'ju falenderojme per mbeshtetjen dhe ndihmen qe na keni dhene me pjesemarrjen, opinionet e kuriozitetin tuaj.
Ju urojme nje sezon sa me festiv kete fundvit!!!

Looking forward to 2012!!! ♥ 

Dec 19, 2011

Nje dite ne skene edhe per mua...me nje teater EKSPERIMENTAL

Musical...
"Guradando il mio Futuro"
...pas shume pritjesh e provash...me se fundi ngjitem ne skene me te gjithe grupin e te rinjve me te cilet ndjek artin, ne fushen e bukur te teatrit!
Kesaj here jo vetem si aktore por edhe co-regjisore...Ne skene kemi nje Musical me titullin (ne shqip) "Duke pare te ardhmen time".
Teatri eksperimental keto 4/5 vitet e fundit ka zene gjithmone e me shume nje pjese te madhe te pasioneve te mia... 
Nuk mund ta pershkruaj se c'ndihet ne skene...eshte unike dhe fantastike!
Mund t'iu them se ankthi qe mbartet para shfaqjes, eshte qindra here me i madh se ai qe kishim ne shkolle kur dridheshim para rregjistrit te hapur dhe shprehjes "Le te vije ne mesim...!!!" 
Zemra shkon sa para - mbrapa nga stomaku deri ne gryke e pastaj cdo gje ndalon dhe kthehesh ne personazhin qe personifikon....vetem per nje mbremje!
Me vone te gjitha emocionet shkrihet dhe harmonizohet, me vone je vetem ti (dmth personazhi yt), perpara miqve dhe art-dashesve! 
Pak caste dhe je ne skene...

Keto jane disa prej fotove te shfaqjes se fundit...nentor 2011!

Logo...
testi....
riscaldamento

proviamooooooooooooooo


MAI siamo tanti DIVERSI....
paura di scoprire...scoprirmi!
la quarta donna....
musica e balletto...
"maledetto giorno.....odioso giorno!"


la trasfigurazione...
il respiro entra...


grazie grazie grazie....
GRAZIE!

Dec 18, 2011

Open Invitation | '100 VJET SHTET SHQIPTAR'

Galeri Kombetare e Arteve, Tirane, shpall konkursin kombetar per realizimin e logos '100 VJET SHTET SHQIPTAR'. (per me shume info kliko ketu GKA)

Galeria Kombëtare Arteve, Tiranë, ne 16 Dhjetor 2011 shpalli konkursin me karakter kombetar, per realizimin e logos “100 VJET SHTET SHQIPTAR” , KUSHTUAR 100 VJETORIT TE PAVARESISE SE SHQIPERISE, e cila do të shoqërojë të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Përshkrim i përgjithshëm:

Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, organizon Konkursin Kombëtar me titull: “Realizimi i logos kombëtare për 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë, e cila do të shoqërohet me fjalët “100 vjet Shteti Shqiptar”".

Qëllimi i Realizimit te Logos.

Logoja për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar” do të shoqërojë të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

- Në Konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë Artistë, Studio grafike dhe subjekte (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare të interesuar. Këto subjekte mund të paraqesin në këtë Konkurs deri në 5 punime origjinale.
- Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
- Ky Konkurs nuk është i hapur për nxënës dhe studentë.
- Në Konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
- Punimi i Logos, së bashku me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar”, duhet të jetë shprehje artistike figurative dhe grafike.
- Punimi do të paraqitet në formën artistike të bocetit me ngjyra.
- Boceti duhet të jetë në dimensione jo më të vogla se 10 x 10 cm, i vendosur mbi një format A4 dhe njëkohësisht i hedhur edhe në formë elektronike në CD.

Detyra e Projektimit:

- Punimi duhet të jetë shprehje artistike e konceptimit të një logoje, që përkujton 100 Vjetorin e Pavarësisë. Ajo do të shoqërohet me shkrimin “100 vjet Shtet Shqiptar”.
- Ngjyrat kryesore në konceptimin e kësaj logoje për 100 Vjetorin e Pavarsisë duhet të jenë ngjyrat e flamurit kombëtar: ngjyra e kuqe dhe ngjyra e zezë, por ato mund të kombinohen edhe me ngjyra të tjera të zgjedhura nga artisti.
- Punimi mund të paraqitet:
a. I punuar me ngjyra mbi letër
b. I printuar nga kompjuteri.
c. Secili prej këtyre formateve duhet të paraqitet edhe në formë elektronike.
- Secili bocet i paraqitur duhet të jetë i nënshkruar nga autori apo grupi i autorëve.

Organizatorët e Konkursit dhe Juria

- Galeria Kombëtare e Arteve, Tirane është institucioni ku do të organizohet Konkursi Kombëtar për realizimin e Logos së 100 Vjetorit të Pavarësisë.
- Punimet do të dorëzohen në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri më datë 27 dhjetor 2011. Punimet dorëzohen me protokoll pranë Sektorit të Arkivë - Dokumentacionit në GKA, Tiranë. Numri i kontaktit në GKA është +355 4 2226033.
- Juria shqyrton punimet me datë 28 dhjetor 2011.
- Me datë 29 dhjetor 2011, ditë e enjte, do të shpallet fituesi i Konkursit, nga Juria në mjediset e GKA, Tirane në orën 13.00.
- Juria e Konkursit përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, personalitete nga fushat e artit dhe kulturës, e miratuar nga MTKRS. Vendimi i jurisë është publik, i formës së prerë dhe i paankimueshëm.
- Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 300.000 (treqindmijë) lekë te reja, ku përfshihet dhe taksat e aplikueshme.
- Boceti fitues bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
- Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe GKA, Tirane lidhet Kontrata për Pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit Nr.9380, dt.28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9 , pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.
- Nga data 15 dhjetor 2011 me shpalljen publike të Konkursit, të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e këtij Konkursi nëpërmjet tërheqjes pranë recepsionit të GKA, Tirane të materialit të shkruar, ose nëpërmjet websajtit të GKA, medies së shkruar dhe asaj elektronike.

Dec 17, 2011

Open Invitation | The UCLA Jazz Ambassadors

This exciting new quartet came to be in 2010 through UCLA's jazz department, where three Californian musicians and a French drummer decided to form a band.  Brought together by their shared passion for jazz, their music is both traditional, steeped in the bebop and hard bop traditions, while still bearing the influence of the more contemporary aesthetics of gospel and hip hop.

After having played numerous concerts in the LA area, the quartet’s aim to travel and perform internationally led to their insatiable thirst for collaborations and new experiences. They have been performing for the past month in France and this will be their first time performing in Albania.

Ky kuartet i ri erdhi ne jete ne vitin 2010 nepermjet departamentit te jazz ne UCLA (University of California Los Angeles), ku tre muzikante kalifornian dhe nje baterist francez vendosen te formojne nje grup. Te bashkuar nga pasioni per jazz-in, muzika e tyre eshte jo vetem tradicionale, me baza ne bebop dhe hard bop, por njekohesisht e influencuar nga estetika me bashkekohore e gospel dhe hip hop.

Pas shume koncertesh ne zonen e Los Angeles, kuarteti ka patur nje deshire te madhe per te udhetuar, gje qe solli dhe nje etje nderkombetare per bashkepunime dhe eksperienca te reja. Ata kane performuar gjate ketij muaji ne France dhe kjo do te jete hera e tyre e pare ne Shqiperi.

UCLA Jazz Ambassadors will be performing at the following venues:
UCLA Jazz Ambassadors do te performojne ne keto vende:

1st Concert: “Aleksander Moisiu” Theater, Durres, December 20, 18:00
2nd Concert: Hotel Rogner Europapark, Tirana, December 21, 20:00

Dec 16, 2011

Open Invitation | Sony World Photography Awards 2012





Sony World Photography Awards 2012

Are you an amateur photographer and a keen photography enthusiast, with an eye for capturing that perfect moment? If so, then this is the competition for you!

Dita e fundit: 4th January 2012

Organizata Boterore e Fotografise (WPO) ju fton te merrni pjese ne konkursin e hapur fotografik Sony. Ky cmim ofron 10 kategori temash. Imazhet e zgjedhura nga nje juri nderkombetare do te ekspozohen ne Somerset House, Londer ne prill 2012; si dhe ne websitin e WPO.

Deadline: 4th January 2012

The Open Competition offers 10 diverse categories for you to enter, ranging from Action to Travel. As a WPO Member, you can enter up to 3 photographs for free, submitted into one category or spread across multiple categories.
Increase your chances by upgrading to Advanced Membership (enter up to 8 images) or Premium Membership (enter up to 20 images). Find out more about upgrading your membership here.
Photographers of all ages, backgrounds and experience levels are invited to enter this competition where great imagery is everything, and imagination is the key ingredient.

Scadenza: 4 Gennaio 2012
 
World Photography Organisation (WPO) invita a partecipar al Sony World Photography Awards un premio importante e riconosciuto dedicato alla fotografia, il premio offre 10 categorie di argomenti, tra cui una dedicata all’architettura. Le immagini selezionate da una giuria internazionale saranno esposte alla Somerset House di Londra nell’aprile 2012 e verranno pubblicate sul sito web della WPO, una vetrina internazionale verranno inoltre pubblicate nel catalogo annuale dei Sony World Photography Awards.

Info: www.worldphoto.org/competitions/sony-world-photography-awards-2012-open-competition/

Dec 10, 2011

Majda MANO - "Faji dhe suksesi fillon nga ne!" (pjesa e dyte)

Ishim thjesht ca frikacake qe... 
por jemi akoma ne kohe per...

Perpara disa vitesh kam qene studente e universitetit shqiptar
Atehere une sebashku me nje pjese goxha te konsiderueshme te kolegeve te mi studente, qe per ore e ore te tera leksionesh  te munguara apo te braktisura, grumbulloheshim kafeneve te Tiranes, duke diskutuar nder te tjera se sa pak mundesira na ofron vendi yne, se si qeveria, pedagoget apo te tjera instanca inkompetente jane duke na drejtuar, duke vazhduar keshtu te harxhonim kohen per te gjetur  fajtoret duke lene menjane me ose pa koshience faktin se ne thelb  jemi seicili prej nesh faktore percaktues te ketij realiteti, ne te cilin mund te nderhyjme per t’u bere shtyse konkrete per ndryshim
Duke u strukur ashtu ne ate strofullen mediokre te harxhimit te kohes me konkluzione te mbushura me venie te fajit, duke u mjaftuar ne diskutime  mediokre e boshe qe nuk na conin kurrekund. 
Asnjeri prej nesh nuk e shtronte diskutimin ne funksion te reflektimit per "te ndryshuar refren", sepse askush nuk mund ta privonte veten nga roli i gjykuesit e kritikut, duke mos e marre aspak mundimin e drejtimit ndryshe te gjithe ketij mllefi.  
Nuk benim bile as me minimalen, te pakten per rolin qe na takonte brenda statusit qe perfaqesonim: te ulurit ne tavolinen e nje biblioteke e te shfletuarit e nje literature qe te mund te na hapte syte, meqe ishim aq te interesuar per ceshtje  qe aq me zell diskutonim. 
Evitonim te procedonim  ndryshe, per nje realitet ndryshe qe aq shume replikonim! 
Ishim thjesht frikacake qe vetem reklamonim dhe ndaleshin aty.

Te rritur shumica nga prinder, qe i kemi degjuar pafundesisht te na perserisnin: "te duhet ajo diploma qe te ecesh para,  te dominosh kudo, te jesh me i miri, me i fituari"....pa  e vene kryesisht theksin tek keshilla te natyres ndryshe si: "te jesh se pari me i pergjegjshem per te ndryshuar veten dhe te tjeret, te jesh ti ai qe kompetencat e veta t’i fokusoje tek ajo qe do te ndryshoje e ta beje mire, atje ku me mire di te investohet per kete, ti te behesh iniciatori per te dhene nje shembull ndryshe, por pa pretenduar se je ti me i miri"!

Nese te gjithe do te vazhdonim me parimin qe tashme na eshte kthyer ne fiksim, te arriturit e asaj qe vetem mua me intereson, por bazamentin per te ndertuar kete eshte detyrim i te tjereve te ma lene gati.
Cfare makiavelizmi pa sens dhe i ngrate!
Te afirmohemi, pak rendesi ka nese japim me te miren, te ndihemi te permbushur, pak rendesi ka te permbushim, te prezantohemi si dikushi, pak rendesi ka morali i fasades qe na duhet te ndjekim.  
Sot jam serishtmi studente, ne nje vend ku te mirat dhe te keqiat, kane ditur te pakten t’ua inspirojne brezave, per t’iu dhene besimin e nje pergjegjesie, sepse nje nga menyrat me te mira per te ndihmuar eshte te japesh pergjegjesi dhe t’u besh te ditur qe u jep besim, sikurse pergjegjesia kolektive, eshte e rende per tu pranuar por duhet bere!
Prandaj, ne universitetet europiane. nuk shohim studente qe perpiqen te shesin veten ne biseda boshe, apo duke kaluar kohen per te gjetur fajtoret.
Jane te rinj qe jane mesuar te njohin dhe shohin veten per ate qe jane, pa pasur si qellim ne vetvete te humbin kohen duke u shitur per oratore apo kritike te mire.
Vrapojne me kafe ne duar drejt biblotekes, per te kerkuar aty veten per te asimiluar mundesira per te pare dhe vepruar  ne funksion te nje realiteti ndryshe. Me nje pergjegjshmeri maksimale per te  dhene maksimumin e tyre, aty ku munden me mire. I shohim pastaj sigurisht ne greva pa fund, ku nuk mbajne per parulle "duam ndryshim" por "si ta bejme kete ndryshim", parrulla sigurisht te perftuara nga nje konsum kohe ne funksion argumentash bindes, per te guxuar e pretenduar dicka ndryshe.
Duke u preokupuar gjithseicili te behet iniciator brenda kendit te vet, PA PRETENDUAR PERFITIMIN IMEDIAT PERSONAL, TE SERVIRUR TE GATSHEM.
Le t’i marrim edhe ne perberesit e kesaj recete te re e t’i perpunojme ato ne funksion  te nje vlere te vertete, te nje qellimi te perbashket dhe bindes.
Ah po kjo kerkon perpjekje, kohe, angazhim!
Cdo popull ka qeverine dhe udheheqesin qe meriton (s’eshte sigurisht hera e pare qe e degjoni kete), por une e ritheksoj, per te perforcuar idene se  s’duhet te mjaftohemi me me diskutime  pa bereqet, na takon te hapim nje territor te ri veprimi, ku seicili prej nesh te marri ate qe meriton! Ne te kundert eshte e pashmangshme se do ndihemi nen presionin e nje depresioni, qe na le ne vend per t’u bere aktoret e nje fillmi ndryshe.
Por kur dhe nga kush duhet te filloje kjo?
Pikerisht ketu humbasim, ketu fillojme te bejme GJOJA TE PAZOTE PER TE VEPRUAR NDRYSHE, duke menduar gjithnje qe duhet te jete ai dikushi, pra tjetri, qe te jete iniciatori!
Duke ju rikthyer edhe njehere shembullit te studenteve ne bote do te shtoja se askush prej tyre nuk ndermerR INICIATIVA thjesht per t’u pare ndryshe nga profesoret, per t’u ndjere te vleresuar direkt ose indirekt, sepse nuk jetojne sot per neser, nuk i le ambicja e kohes te humbur bibliotekave, prandaj dhe nuk i shohin gjerat kaq ceket. Secili pretendon thjesht nje ndryshim te tille, ne funksion te te bashkejetuarit me mire, me veten, me te tjeret dhe realitetin qe duhet ndryshuar apo rikonceptuar ndryshe.
Askush nuk  i kerkon zgjidhjet duke perjashtuar veten brenda ketij procesi.
Askush nuk pretendon te fshihet mbara qellimeve ne vetvete, apo thjesht te ruajturit te suksesit per vete dhe deshtimin ta hedhi ne treg. Askush nuk i sheh keto zgjidhje jashte vetes, por perpiqet te kerkoje tek vetja.
Askush nuk e sheh tjetrin  dhe veten ne raporte dominuesi e te dominuari, perqendrohen tek raporti i tij social me te tjeret, nuk fshihen mbrapa  PRETENDIMESH.
Marrja pjese ne iniciativen e zgjidhjeve jep nje kenaqesi me vete. Te ben koshient te shohesh tek vetja se deri ku mund te te coje kapaciteti, per te vepruar dhe arritur, per t’u realizuar me mire neser. Te zbulosh vetveten duke vepruar ne funksion te kesaj eshte te dish te japesh me te miren, eshte te ndash pergjegjesite dhe pretendimet, per te kerkuar ate qe meriton te kesh! 
Per ta interpretuar problemin psikologjikisht, kur flasim per keto simptoma, kemi thjesht te bejme me aktore qe karakterizohen nga nje ndjeshmeri ekstreme dhe si rrjedhim reagojne shume me intensivisht ndaj  veprimeve qe ndermer dikush!
Pastaj fshihen  ne nje pozicion mbrojtjeje (ose te pakten i konceptuar si i tille), e kjo sigurisht  fatkeqesisht sjell per pasoje vuajtje e ne te shumten e rasteve ndikon negativisht ne koorelacionin me te tjeret, duke perjashtuar bashkeveprimin me ta.
Ndaj do te na nevojitej nje ndjeshmeri e duhur, sepse vetem ajo do te mundte te na shpetonte per te na bere me te vemendshem ndaj informacionit qe lidhet direkt apo indirekt me ne, e do te na ruante nje status-quo perjetimesh te tepruara, nga ndjeshmeria qe dobeson veprueshmerine.
Te pakten me gjithe dobesite dhe mangesite tona, ne shqiptareve na ka ngelur akoma dhe nje shprese e fundit : buzeqeshjet e verteta, qe neper ato metrote qe ju permenda i kane zevendesuar hije qe  e dine qe s’do te rikthehen me kurre ne "PLOTESISHT HUMANE", sa do zhvillimit, pergjegjshmerise...
JEMI AKOMA NE KOHE PER TA MARRE VETEN  NE DUAR DHE TA RIBEJME! ASNJEHERE NUK ESHTE VONE PER AQ KOHE SA NUK MUNGON BUZEQESHJA E VERTETE!
Te  JESH  interesant per te gjithe eshte e pamundur, ndaj nuk pretendoj t’iu imponoj te me mbeshtesni ne ato cka them.
Aspak!
Thjesht me frymezoi kjo teme per t’iu sensibilizuar jo vetem ne aspektin social por edhe ne ate personal.
E di, eshte e veshtire t’iu bashkangjitesh deshtimeve, gabimet e veta, te perjashtohemi per nje cast nga viktima dhe ta rrjeshtojme veten ne grumbullin e fajtoreve.
Mendoni per nje cast te vetem fajin  e pasojave e  brengave tuaja ne jete t’i ndani  nga tjetri, do te shihni qe sado me e veshtire te ngjaje do te ndiheni shume me mire, shume me te cliruar per te gjetur forcen e duhur per t’iu dhene drejtim gjerave, sepse vetem vetja eshte gjithnje aty per t’iu kujtuar te nderhyni ne momentin e duhur, me taktiken e duhur, per te miren  e duhur.

I fituari ne kete jete  eshte ai qe njeh mire VETVETEN si per ta fajesuar ashtu edhe per ta korrigjuar.
Vetem ai do te jete gjithnje triumfues, sepse nuk eshte triumf te  triumfosh mbi te tjeret por veteveten!





Dec 9, 2011

Majda MANO... "Faji dhe suksesi fillon nga ne!" (pjesa e pare)



Atehere pyeta veten: si te vazhdosh te ndjehesh optimist per nje te ardhme me te mire?!

Nje mengjes, tek filloja diten time, ashtu nen shoqerine e paevitueshme te tramvajeve dhe metrove e perhumbur tek mendimet, shqetesimet e mija, sic ndodh rendom me kedo, vendosa te bej nje shkeputje nga hallet e mia e te perqendrohem tek secili subjekt-personazh i asaj metroje...
Vija re vetem sy te shqetesuar, diku nje tik nervor, diku ca kufje ne vesh, apo diku  dike qe lexonte, sikur do ta perpinte ate dreq liber ne duar...dhe gjeja e pare qe me lindi ne mendje ishte: si po "konsumohemi" keshtu nen presionin e kesaj te ashtuquajture "bote progresi"?
Si po humbim perdite e me shume vetveten nen praktikat e ketij te mallkuari "modernizem", qe po na transformon cdo dite, po na mposht, po na alienizon?
E "paradoksalisht", riperserisim cdo dite te njejtin ritual, vazhdojme te genjejme veten se duke i bere elozhet e nevojshme kesaj lloj bote te re, do te ndihemi te realizuar, do ta mbushim shpirtin, por s’bejme gje tjeter pervecse e burgosim ate. 
Sigurisht, lufta per t’u ndjere te realizuar e gezuar frytet e tij nuk eshte domosdoshmerisht imorale, por paralel, nepermjet saj, po "korruptohet" me apo pa dashje nje humanitet i tere.

Atehere pyeta veten: si mundet pas te gjithe ketyre te vazhdosh e te ndjehesh optimist per nje te ardhme me te mire?! 

Kur perdite  behemi spektatore te jetes tone, duke pasur frike qe te jemi me shume protagonistet e saj; 
kur perdite e me shume behemi gardianet e ketij "gjumi", nga i cili kemi kaq frike te zgjohemi? 
Duke aluduar si frikacake se do te na nderpresi vazhdimin e ca endrrave false! 
Jemi thjesht ca qenie fajtore qe kemi nevoje te ndihemi te siguruar, me ne thelb tendencen mediokre per t'i vene fajin gjithnje tjetrit. Tentojme te projektojme tek te tjeret pergjegjesira qe  refuzojme t’i marrim persiper, duke ja maskuar ashtu  si rastesisht  vetes tone...
Jemi kthyer ne nje sistem gati "inxhinjerik", me objektiv te vetem ate te perfituarit e te mirave individuale, por pa nje pergjegjesi po te tille.
Na eshte kthyer gati ne mani te denojme akte dhe njerez, duke arritur deri aty sa ta konsiderojme kete si pjese e detyres tone civile.

Dikush apo shumkush, pas gjithe asaj cfare lexoi me lart, do te donte te ma perplaste ne fytyre, duke m’u drejtuar se me c’te drejte morale mundohem te jap "leksione", duke ju vene fajin e dekurajuar  keshtu?! Do ju pergjigjesha:
"e di, jam dhe une bashkefajtore me ju sic jam dhe  frikacake per te suportuar dhe ndare pergjegjesite, sepse fatkeqesisht "te vepruarit" nuk na derivon fatalisht ose jo nga vullneti i mire per te marre persiper pergjegjesite tona".
Te gjitha keto sigurisht jane konstatime globale, por  shume  afer realitetit tone, realitetit shqiptar...
Nese do te paraqisnim nje tabllo ne vija te trasha te realitetit tone, duhet te perqendrohemi tek nje analize e thjeshte socio-ekonomike dhe kulturore e asaj cfare ka ndodhur dhe vazhdon te perseritet.
Dy kane qene dhe mbeten problemet tona me te mprehta : familja dhe ekonomia.
Familja ndodhet perballe nje kulture te re, (imazhi oksidental), i cili servir nje lloj  kulture, qe si cdo risi, ne e kemi kujtuar dhe marre si me te pershtatshmen e mundshme dhe jemi perpjekur ta integrojme menjehere brenda koncepteve tona, koncepte te nje mentaliteti te vjeter. Pra kemi veshur  thjesht nje robe e re, qe menjehere tenton te zere vend ne garderoben tone pa i shtruar vetes pyetjen sa dhe deri ku na pershtatet, menjehere ta veshim qe te ngjajme  ne mode, duke lene menjane faktin se zevendesime te tille kane te nevojshme edhe shume te tjere parametra pershtatshmerie (psh. a me shkon dhe deri ku, apo eshte thjesht nje rezultat qesharak qe do te na kompleksonte edhe me shume  si pasoje)!
Sigurisht, te qenurit "fajtore" deshmon edhe nje lloj bashke-egzistence. Por perpara kesaj qe na duket si domosdoshmeri, duhet te njohim mire motivet, duke filluar qe nga me primari, reformimi i vetes, duke e bere kete dite mbas dite, pa u perpjekur domosdoshmerisht  te shkaterrojme nje pjese te se vjetres qe gjithnje nuk  mund te zhduket menjehere dhe plotesisht, sepse  s’do te bente vecse do i shtonte efektet anesore, me rezultat final, regresin.
Shoqeria shqiptare, ka qene pjese e nje sistemi pyramidal. Sot kete sistem e gjejme te shnderruar ne rrumbullak, secili eshte pozicionuar ne skajet e veta, ku qendra e gravitetit ka pushuar se egzistuari.
Vlerat e transmetuara ne breza si: principet bashkeshortore, apo raportin unisens prind-femije sot i gjejme  te transformuara ne nje hark kohor shume me te shkurter nga rezultantja e perputhshmerise ne varesi  te vlerave te reja.
Lind pyetja: a ja vlen dhe deri ne cilat "caqe" ky ndryshim?
Modernizmi, ndoshta, nuk eshte ne te shumten e hereve, "nje e mire e nevojshme", sepse kemi ngateruar konceptet si liria me te drejtat e njeriut, kemi bere nje perzierje te papershtatshme te te dyjave, sepse ne mes do te gjendet gjithnje nje element i paevitueshem, "konfrontimi i mentaliteteve". Risi te impozuara, ne nje terren te papergatitur ende. Te gjitha keto krijojne probleme sociale te paevitueshme si konfliktet familjare midis brezave ne plan vertikal  dhe horizontal.
Nga ana tjeter, ligje qe u morren "copy-paste" nga modeli europian, te pa-adaptuara e te pa-zbatuara mire "suprimuan" nje pjese e konsiderueshme vlerash etiko-morale.
Per t'iu rikthyer observimit te shkaqeve dhe zgjidhjeve, do e filloja duke ju referuar asaj  qe kontribuoi ne rritjen e lirise dhe zvogeloi indirekt sensin e pergjegjesise.
Liria eshte gjithnje e pandare me pergjegjesine!
Kjo eshte aresyeja  e asaj qe shumica e individeve vene ne dyshim, duke  pare shkarazi se aty ku anarshia gjendet, pergjegjesia nuk figuron. Duke qene se autoriteti procedon vetem nen presionin e pergjegjesise ai duhet domosdoshmerit te beje kompromis me te.
Atehere, perse, sa dhe si duhet te perpiqemi te arrijme tek kjo? Sigurisht gjithcka, se pari duhet te filloje  brenda koshiences te gjithsecilit e me pas tek  pretendimi i te kerkuarit te fajeve tek tjetri.
Faje qe shumicen e hereve,  viktimizohemi duke ja veshur nje sistemi qe nuk stimulon mjaftueshem! Ndalem ketu dhe bej nje paralelizem me ate qe shpreha me siper, si nje nder handikapet kryesore te shoqerise shqiptare sot: problemin e tregut te manget te punes.



.............pjesa e dyte do te publikohet neser............




Dec 8, 2011

Rezidenca #7 | Photos

REZIDENCA #7 (<-- event invitation)

TICA - Tirana Institute of Contemporary Art and Zeta Gallery presented the final exhibition of the A.I.R. program 2011. The participating artists of A.I.R. #7 were selected among the participants of ARDHJE Award 2011. They developed their research work while in residency during September-October 2011. All three participating artists followed an individual path in formulating their research interests and topics. However, this individual process was combined with numerous meetings among them; to discuss, debate, and update each other on the current phase of development of their projects, as well as exchanging ideas or suggestions regarding the final outcome.

TICA-A.I.R. program is made possible due to the generous support from FAVA-The Foundation for Albanian Visual Arts, for the second consecutive year. 


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sokol Peci's proposal talks to us about an increasingly present concern of our global world - the relationship between Man and Nature. Focusing on the devastating effects that Man has had over Nature, as well as the fast pace this process has undergone in our neoliberal era, Peci proposes a quasi-utopian prototype that aims at easing the co-existence of Man and Nature. SKB is not a mere proposal for "more green areas". It is rather a proposal that aims at paving the way for imagination, negotiating a possible space where Man and Nature can co-exist even within our contemporary condition of the unstoppable march of growing mega-cities. SKB is an attempt to the "de-stratification of conscience," an attempt to re-direct our attention towards the primordial human condition - the essential relation between Man and Nature. (excerpt TICA)

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Alketa Ramaj experiments with the relation between image and text, focusing on the process of perception. After taking a number of photographs, with the relation between body and environment as the main subject, she approaches a number of people of different background and asks them to react towards her photos in written word, preferably in an un-edited version of text. By exhibiting all photos and received texts in a mosaic -like setting, Ramaj attempts to discover the relation between the visual and the sayable, between what we see and what hides from our view, but reveals itself in imagination. In a few words, Ramaj tries to uncover the mechanism that gives rise to our perception of the world and the reality surrounding us. (excerpt TICA)


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Donika Cina uses her video camera to follow an hour of violin lesson. Central to her attention is not the automatic repetition of an exercise, but the change that occurs through repetition. Using montage to create her intervention, Cina leads us towards the obsession at the core of repetition. She's not interested in simply documenting a violin lesson. She's rather intent in creating a feeling of anxiety and uneasiness transmitted through the seemingly senseless, continuous interruption of the young violinist. As Cina herself says: "Through the chaos of broken sounds and background noise, I'm trying to create a new, imperfect musical piece." (excerpt TICA)

Dec 4, 2011

The Creative Process | Gjon Mili photos of Picasso

**Creative Sunday Series
Gjon Mili  fotografon piktorin e famshem Pablo Picasso (1949)

Gjon Mili (28 Nentor 1904 - 14 Shkurt 1984) nje fotograf Shqiptaro-Amerikan i njohur per punen e tij ne revisten Life.
 Per me shume vizitoni arkivat e revistes LIFE
 photos by Gjon Mili for LIFE.

Dec 3, 2011

Open Invitation | Short Film Competition

Announcing:

BUILDING REVOLUTION
2011 SMIBE Short Film Competition

December 15, 2011 - December 31, 2011

Start filming now!

With its third annual competition, SMIBE continues to bring together a growing body of moving image stories about the built environment. We hope the competition will become a forum for the exchange and discussion of persuasive issues about the built world. For this competition, SMIBE welcomes moving image stories that investigate, explore, and entertain our communities about social, environmental, political, technological, and economic issues that designers of the built world should be discussing.

Per me shume info mbi kete konkurs shkoni tek faqja zyrtare e SMIBE.

Me konkursin e tretë vjetor, SMIBE vazhdon të sjellë së bashku një grup filmash kushtuar mjedisit të ndërtuar. Qëllimi është që konkursi të shndërrohet në një forum për shkëmbimin dhe diskutimin e çështjeve esenciale në botën e ndërtuar. Në këtë konkurs, SMIBE mirëpret filma hetojnë, shqyrtojnë, dhe argëtojnë komunitetet tona për çështjet sociale, mjedisore, politike, teknologjike dhe ekonomike, dicka që duhet konsideruar nga arkitektët e mjedisit të ndërtuar.

Dec 1, 2011

Featured Artist | Angelin Preljocaj

Angelin Preljoçaj eshte nje artist francez me origjine shqiptare, si dhe koreograf i baletit kontemporan.
Puna e tij koreografike është e bazuar në shkrimet e historisë së baletit klasik, por është vendosmërisht bashkëkohore; dhe konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm te kërcimit sot. Ai u bashkua me repertorin e Ballet de l'Opéra national de Paris fillim të viteve 1990 dhe ka drejtuar kompaninë që nga viti 1985. Preljocaj, i njohur pas si Baleti Preljocaj, ka qenë rezident në Black Hall  Aix-en-Provence që nga viti 1996.  Për të ditur më shumë për artistin, vizionin, punën dhe grupin e tij, vizitoni websitin e tij BALLET PRELJOCAJ.



Turnet e ketij baleti mund ti gjeni ketu: TOURS.

1 December is World AIDS Day

1 December is World AIDS Day, a day of action to #CrowdOutAIDS