Gezuar Festat !!!
99 vjet + 1% vizion = 100 pika + 0
portret
A mund ta krijojme kete portret
[identitet] duke bashkuar pikat [historine] kete vit qe vjen?
Duhet te kemi parasysh se:
Vija nuk eshte distanca midis dy pikave,
por nje infinit pikash dhe pika eshte kryqezimi i infinit vijave. Keshtu qe
roli i nje vije (jo bashkimi i dy pikave) eshte po aq i rendesishem ne formimin
e portretit (ne kohe).
A ia vlen te behet puna e 99 vjeteve ne 1 vit, vetem per te ‘festuar’ kete pervjetor?
A ia vlen te behet puna e 99 vjeteve ne 1 vit, vetem per te ‘festuar’ kete pervjetor?
A duhet te jete qellimi i vizionit tone
kombetar vetem bashkimi i pikave per te realizuar portretin, apo duhet te kemi
nje topografi mendimi (proces) perpara se ti futemi punes?
Ky vizion duhet te levize midis procesit
dhe objektit. Procesi nenkupton nje vazhdim, nje kohezgjatje qe mundeson nje
eksperience lirie pa e hedhur poshte te kaluaren. Ai perfshin nje multiplikim
cilesor dhe sasior. I pari eshte heterogjen dhe temporal, kurse i dyti eshte
homogjen dhe hapesinor. Procesi pa objekt mbetet vetem nje perceptim
halucinator. Kurse objekti pa nje progres pune eshte nje kapitull i mbyllur,
nje eksperience e limituar ku cdo gje tashme ekziston dhe asgje e re s’krijohet.
Nje menyre pershkrimi (personal) i
marredhenieve se historise se Shqiperise te ‘pavarur’ me identitetin e saj
eshte si horizonti i
ngjarjeve rreth nje vrime
te zeze. Nese historia eshte kjo siperfaqe e zeze qe absorbon cdo gje atehere
identiteti eshte konturi i drites rreth tij (‘horizont i ngjarjeve’) ose sic
quhet ndryshe ‘the point of no return’. Ketu te gjitha shtigjet e drites
deformohen qe te bien akoma me ne vrime. Pasi nje grimce eshte brenda
horizontit levizja ne boshllekun e zi eshte po aq e pashmangshme sa ecja
perpara e kohes (historia).
Duke perdorur kete analogji dhe duke patur ne mendje se Shqiperia eshte pothuajse vetem nje shekull e re/vjeter, atehere ku/kur qendron vija/horizonti vendimtar qe ka filluar te nisi/ndricoje kete portret?
Duke perdorur kete analogji dhe duke patur ne mendje se Shqiperia eshte pothuajse vetem nje shekull e re/vjeter, atehere ku/kur qendron vija/horizonti vendimtar qe ka filluar te nisi/ndricoje kete portret?
wikipedia |
A eshte ky portret nje 'trup pa organe' ?
Nje vrime e zeze qe percaktohet vetem nga ngjarjet ne konturin te vet? Apo
ngjarjet qe e kalojne kete kufi humbasin ne boshllekun e tij?
wikipedia |
No comments:
Post a Comment