Pages

Aug 3, 2011

Piramida e Tiranes ne programin The World [BBC, PRI, WGBH]

Ceshtja e Piramides tashme ka marre permasa boterore.

Programi i radios The World [BBC, PRI, WGBH] i ka kushtuar disa minuta qytetit te Tiranes dhe Monumentit te saj famoz, ne segmentin ditor Geo Quiz.

Mund ta degjoni ketu [anglisht]:



Ose ndiqni tekstin ketu [shqip]:

Po kerkojme nje piramide ne Geo Quiz sot. Nuk ndodhet ne Egjypt por ne Europen Lindore, gati 1000 milje larg.
Ashtu si piramidat Egjyptiane, ky monument u ndertua per te nderuar udheheqesin e vendit. Nje diktator komunist qe ushtronte nje regjim shtypes. Ai ka vdekur prej vitesh dhe piramida eshte shkaterruar.
Planet jane per ta prishur kete ndertese historike dhe per te ngritur nje institucion qeveritar ne vend te saj.

Akoma nuk e dini se ku jemi? Ja disa te dhena me shume:

Qyteti per te cilin po flasim eshte kryeqyteti i qeverise se fundit komuniste ne Europen Lindore. Dhe vendi njihej si me i vetmuari ne Bllokun Lindor, armik i NATO-s dhe Paktit te Varshaves. I ktheu shpinen Kines pas vizites se famshme te presidentit Nixon ne Pekin ne vitin 1972 - sepse Kina po kthehej borgjeze.

Cili eshte emri i ketij kryeqyteti Europian me nje piramide me nam?

Pergjigjja eshte Tirana, Albania dhe monumenti eshte ndertuar si muze per Enver Hoxhen. Lideri i Shqiptareve mbajti gjalle Stalinizmin ne Europe per dekada pasi diktatori Sovjetik vdiq ne vitin 1953. Piramida akoma qendron, por ka filluar te shkaterrohet.

Ne fakt, gjate demostratave te pergjakshme anti-qeveritare ne Tirane ne Shkurt te ketij viti, protestuesit germuan pjese te saj per t'ua hedhur ndertesave te tjera qeveritare.

Shqiptaret kane vite qe s'dine cfare te bejne me piramiden edhe pse jane munduar shume here. Vetem muajin e kaluar parlamenti miratoi nje ligj per ta prishur. Edhe pse ky vendim eshte marre, ata qe e kundershtojne ate po mbledhin peticione per ta shpetuar ndertesen. Presidenti ne fuqi eshte duke vendosur nese do ta nenshkruaj ligjin apo do perkrahe protestuesit.

Nga Tirana, Matthew Brunwasser i ben nje vizite piramides kontroversiale.



*Ky artikull eshte marre nga The World [BBC, PRI, WGBH] 
*All the information in this article belong to The World [BBC, PRI, WGBH]. 
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1 comment:

Unknown said...

po gjithmone BOTA do te na thote sa keq veprojme/mendojme???
Reflektoni njerez... moj rini e atdheut mos "fli mbi dafina"!
:)