Jan 24, 2012

Exhibition | Adrian Paci


Burden of History
Ongoing
SAM Third Floor Galleries


Ne Seattle Art Museum (SAM) eshte hapur ekspozita Burden of History (Barra e Historise), ne te cilen merr pjese dhe artisti shqiptar Adrian Paci. Koleksioni zbulon raportin e te kaluares dhe te tashmes (personale) te perjetuar nga ky grup artistash. Per shembull, Home to Go (Shtepia me Vete), skulptura e artistit shqiptar, ka lindur nga nje eksperience qe i ka ndryshuar jeten. Ne 1997, gjate trazirave politike dhe luftes civile ne vend, Paci u detyrua te emigroje ne Itali. Duke perdorur trupin e tij si model per te krijuar figuren, Home to Go qendron si nje metafor por dhe si nje perkthim i drejtperdrejt i efekteve te thella fizike dhe psikologjike te kesaj zhvendosje kulturore.

------------------------------------------

Adrian Paci: Video Work
December 5, 2011–April 22, 2012
SAM Forum Gallery

Nje artist bashkekohor me fame nderkombetare, Adrian Paci (1969) pati nje vleresim te madh ne Europe gjate viteve 90 dhe me pas ne Amerike (2005). I trajnuar ne pikture, media e tij e preferuar tashme perfshin videon, skulpturen, fotografine dhe instalimet. Punet e tij me te thella prekin tema te tilla si zhvendosja, kujtesa, ruajtja e se kaluares, si dhe shkembimi kulturor.

Lufta Civile ne Shqiperi ne vitin 1997 e shtyu Pacin te largohet ne Milano, ku vazhdon te jetoje bashke me familjen e tij. Ky event pati nje efekt rrenjesor tek artisti, duke e terhequr ate drejt veprave qe frymezohen, prekin dhe interpretojne temen e mergimit. Ne shume menyra, ai krijon imazhe qe kane te bejne me shkembimin e dy kulturave, pertej historise personale, per te pasqyruar nje kuptim me te gjere kolektiv te pervojes se emigrantit.

SAM po shfaq nje perzgjedhje te videove te Pacit gjate viteve 1997-2007, duke perfshire nje veper qe e beri te dominoje boten e artit kontemporan. Albanian Stories (Tregime Shqiptare, 1997) eshte nje nga videot e para qe ai beri ne Itali. Ne te, Jolanda (vajza e tij qe ne ate kohe ishte vetem tre vjec) rrefen perrallen e nje lope, nje mace dhe nje gjeli. Ky tregim eshte nje mix i se vertetes dhe imagjinates se saj. Ato cfare ajo kujton nga largimi jashte shtetit plekset me perrallen qe po i reciton shikuesve. Kjo pune aq sa dinamike dhe prekese eshte paraqitur ne pavionin e pare shqiptar ne Bienalen e Venecias ne vitin 1999.
[for the original text in english visit the links above]

Nqs nuk i njihni punet me video te Adrian Pacit, ndiqni klipin e meposhtem:


Shume artiste qe kane lene Shqiperine dhe punojne jashte prekin temen e emigrimit dhe shkembimin e kulturave ne punen e tyre. Per tu njohur me ta mund te shkoni ketu, ketu, ketu dhe ketu.

------------------------------------------

No comments: